ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Partitë e popujve pakicë – vlerë e jo defekt i pluralizmit politik

Shkrime relevante

2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Florim Zeqa Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t’na...

Çka mund të mësojmë nga studentët e Beogradit?!

 Ali Sh. Mehmeti  A është rritur një gjeneratë e ra në Serbi,...

Ferhat Draga, personalitet i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare, përkujtim me rastin e 80-vjetorit të vdekjës (1944-2024)

Ferhat Draga(1873-1944) Nail  Draga, Ulqin Sipas të dhënave të dëshmuara familja Draga...

Lidhja Shqiptare për rikthim në katolicizëm, me seli në Bruksel, një fener i dritës dhe dinjitetit kombëtar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani  Bruksel, selia e shpresës së re shqiptare —...

Ti ishe fati ynë!

Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e âsht. Atë do...

Shpërndaj

Nail  Draga, Ulqin 

Diskursi Politik

Nga formimi i tyre  dhe pjesëmarrja në zgjedhje lokale apo shtetërore partitë politike të popujve pakicë janë në sulm të vazhdueshëm nga partitë të vetquajtura qytetare, sepse iu sulmohet elektorati votues  përkatësisht kohezioni i tyre, duke u dobësuar me pasoja për eliminimin e tyre në skenën politike, ku skena politike në Mal të Zi, është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. Ndërsa e kundërta ndodhë në mjediset demokratike sepse partitë e popujve pakicë nga pushteti trajtohen si partner në avancimin e çështjeve kontestuese të popujve përkatës, që është në favor të pluralizmit politik dhe të barazisë qytetare e nacionale

Në mjediset me traditë demokratike diversiteti në skenën politike vler[ësohet  si vlerë e demokracisë parlamentare, ndërsa e kundërta ndodhë në vendet të cilat kanë qenë pjesë e ish kampit socialist në Evropën Juglindore, të cilat vuajnë nga sIndromi i monizmit edhe në pluralizëm. Pikërisht, një qasje e tillë në sajë të pabarazisë praktike shtetërore ka ndikuar që popujt e ndarë kanë formuar partitë e tyre politike, të cilat janë në mbrojtje të identitetit kombëtar të popullit përkatës.

Lufta speciale kundër partive nacionale

Në Mal të Zi çështja e pluralizmit politik  të pjesëtarët e popujve pakicë ka pasur defektet e veta, sepse ata nuk kanë trashëguar përvojë politike dhe kuadra të përgatitura për tu ballafaquar me sfidat e kohës. Pikërisht, nga një qasje e tillë në mungesë të infrastrukturës partiake partitë politike të popujve pakicë nga themelimi i tyre në vitin 1990 e më pas vazhdimisht janë ballafaquar  me vështirësitë funksionale, si nga anëtarësia e tyre por edhe nga ana e pushtetit. Përfaqësimi i popujve pakicë me përfaqësuesit e tyre autentikë nuk ishte sipas vullnetit të pushtetit, duke bërë çmos që të dëmtojnë kohezionin politik të elektorati votues shqiptar në Mal të Zi, i cili në zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990) mbeshteti në mënyrë plebishitare subjektin politik nacional(LDMZ). Pikërisht pas tyre zgjedhjeve e më pas të elektorati votues shqiptar filloi luhajtja e dekompozimi i tyre që u dëshmu në praktikë pas vitit 1998. Kemi të bëjmë me dekompozimin në nivel të pushtetit qendror, me ndarjën e DPS-it në dy pjesë që ishte në favor të demokracisë parlamentare, që ndikoj të elektorati votues shqiptar. Eshtë pikërisht kjo kohë kur pushteti filloi të veproi për të rikthyer “besimin” të elektorati i humbuir shqiptar duke u paraqitur si shpetimtar i tyre, por me retorikë pluraliste, duke mbeshtetur ish vazalët e pushtetit monist të cilët ishin  të përshtatshëm për pushtetin si në kohën e monizmit. Kësaj kategorie i janë bashkangjitur edhe karrieristët e ndryshëm dhe të tjerë për interesa të ndryshme personale, të cilët janë angazhuar për mbeshtetjen  nga elektorati votues në zgjedhje.

Nihilizmi nga injoranca politike      

Në favor të këtij konstatimi nga 1998 e më pas qarkullon  një propagandë speciale me moton se nëse bëhët koalicion me partinë malazeze(DPS) atëher ma mirë  e votoj  vetë ate, se sa përmes partisë shqiptare e cila bën koalicion me te, e me pas  vota ime shkon atje.

Deklaratat e tilla përhapën nga injorantët politikë, të cilët nënçmojnë subjektet nacionale dhe  si duket janë bërë pishman qe kanë votuar me herët partinë nacionale. Kësaj dukurie i japin iso ata të cilët janë pjesë e strukturave të pushtetit apo votojnë partitë malazeze. Ndikimi i tillë është më mundësi reale të personat e luhatshëm, sidomos të intrigantët të cilët iu besojnë premtimeve të qarqeve të ndryshme shtetëtore.

Nuk ka dilemë  se çdo kush përgjigjet për votën e vet, por është e pahijshme të veprohet në këtë formë dhe të nxitët një propagandë e tillë!

Kostumi sipas shijes personale

Sepse thënë ma qartë  çdo kush e vesh kostumin sipas shijes personale  e jo me kostumin qe ia servirë dikush tjetër. Dhe është pikërisht ai kostum qe e bën të dallohet  në atë mjedis. Por, nëse i dorëzohet partisë malazeze aty  ai është pjesë e tyre e jo e identitetit personal me kostumin e tij. Madje ata   mund ta akuzojnë se një kostum i tillë nuk është me ngjyra  sipas shijes së partisë së tyre. Andaj për të qendruar aty i patrazuar i duhet ose ti përshtatet rrethanave të reja apo të largohet  nga ai grupim politik.

Identiteti dhe partneriteti

Nga dukuria e tillë del qartë se kemi të bëjmë me  dallimet konceptuale  identitare, sepse votimi i partisë nacionale, paraqet identitetin  kombëtar dhe  në vehte ka partneritetin, çështje e njohur në mjediset multinacionale e multikulturore.   Ndërsa votimi  i drejtpërdrejtë në partinë qytetare-malazeze  nuk kemi të bëjmë me partneritetin por humbjen e identitetit gjoja për kauzën qytetare, që është politikë përfide e pushtetit që shkon në drejtim të asimilimit politik të pakicave kombëtare.

Autoritarizmi  dëmton partinë politike

Në këtë refuzim politik dhe pakënaqësi nuk ka dilemë se rol negativ kanë pasur  udhëheqësit e partive politike nacionale të shqiptarëve, të cilët me qendrimin e tyre autoritar  dhe  atavizmin politik, kanë ndikuar në demoralizimin e elektoratit votues për tu distancuar dhe mos i votuar, apo votuar partitë tjera. Por, duhet të themi se jo çdo individ në kuadër të partisë nacionale lufton kundër dukurisë së asimilimit  politik, sepse në pyetje janë interesat personale apo të klanëve të ndryshme, që nën maskën e angazhimit politik  realizojnë përfitimet e tyre.

Mbrojtja e identitetit  sfidon asimilimin politik

Pa marrë parasysh rrethanat shoqërore  elektorati votues shqiptar duhet të mbeshtesë subjektët nacionale  nëse duan të sfidojnë asimilimin politik,  sepse  çdo gjë mbetën në vetëdijen e ndërgjegjën tyre, në mbrojtje të identitetit kombëtar, sepse partitë nacionale janë vlerë në mozaikun e skenës politike të çdo mjedisi, duke kriuar raporte të parneritetit në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të tyre politik.

Në këtë aspekt në Mal të Zi mbetët shumë për tu bërë, ku duhet të eliminohet mentaliteti  i monizmit, duke i trajtuar partitë nacionale të popujve pakicë si partner në skenën politike e qeverisje  e jo duke ndikuar në dobësimin e tyre përkatësisht  të elektorati  votues shqiptar në këtë mjedis.                                                                                                               

(Tetor 2020)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu