Në fshatin Tupallë të Medvegjes gjinden disa artefakte jasht mendimeve normale, në 1984 gjyshi imë më dergon tek mulliri i Hajdinit , pronë e tij, aty ishte një prrockë e vogël e cila rrjedhte nga një Liqe të cilin e quajshin në atë kohë TE LIKENI, se bashku me gjyshin ishim ulur te një livadhë i cili ishte i rafshët dhe rethë tijë ishin disa mure të vogla, temele.
Si fëmijë isha i habitur se përballë livadhit ishte një malë i errëtë aq shumë sa që asgjë nuk u shifte në të, kur e pyeta gjyshin se e kujt ishte kjo tokë, ma kthej një përgjigjen epike, më tha e Kishes i thash e ciles Kishë, tha e jona e jona kishes Katolike, për veq se na e kan marrë dhe e kanë shkatrru, një herë Osmanët e pastaj Serbet, i thash pse, me tha gjyshi na urrejnë nuk dojn me na pa me sy, s’ka luftu për kurgjo vllau jem Zenel Hajdini.
Pas një kohe me dërgoj te një gurë e më tha shiko mirë, vendi ishte pak i mbuluar me dhe, dhe bari, pasi qe i largoj të gjitha ishte një ferkem gjigante, kater herë e gjysem më e madhe se ferkemet e një fëmije 4 vjeçar, kurse aty afër ishte ferkema e një femije me e vogël, dhe rrota e një karroce i habitur dhe kurrioz nga ajo që pashë, i thash e pse na urrejn kaq shumë, me tha të tregoj tjera herë, aty u ndal të fliste me disa miq.
Në mëngjes herët isha zgjuar dhe gjyshja më tha shko me bacin të tregon diqka, u nisa drejt një rruge të errët drejt për në një vend i ashtuquajtur Lama, aty ishte një vend i drejt me një lugë në të.
Më e habitura ishte lindja e diellit dhe perendimit të tijë, posht lamës ishte KRONI i Hajdinit ku i gjithë fshati furnizohen aty, mbi të ishin rrënjet e një lisi gjigant, ishte duke pastruar Kronin e pyeta pse e pastron KRONIN ma dha një përgjigje dhe një histori sa që kurrë nuk e kam harruar, KRONI tha është jeta e njerzimit në tokë, pa të nuk jetohet, në një kohë në KRUE të madhë ishte ra një fëmijë, dhe mbi krue ishte një gurë i cili kishta ra në të dhe fëmija ishte dal nga KRONI shkaku se dallget nga guri larguan fëmijen nga kroni, e kishte shpëtuar guri, i habitur e pyeta thash e qysh është ndërtu Kroni, tha nga një prrockë e cila mbledhë ujin në të, Prroi është në mitologji gjyshi i Kronit, a po në mitologjin Egjiptiane Prouti, Prrujë, (prru ujë), dhe nga këtu krijohen lumenjet, likenet dhe deti.
Sotë tregimet e tijë më tregojn dhe kujtojn për KRONIN i cili ishte besimet më të vjetra në botë, ato pellazgjike KRONI, ZEUSI, POSEIDONI etj.
Të gjitha tregimet e tijë dhe vllaut të tijë Ahmetit i gjejë tek mitologjia Pellazgjike, sikur se Shqiponja e cila merrë femijun nga djepi dhe rritet me të, Shqiponja e Zeusit Ganymedes, delmja e cila ushqen fëmijen Zeusin Delmos, krijimi i botes dhe krijimi njerzimit në tokë, më kujtohet se tregimi i Kryqit dhe Hënës në kishat dhe xhamit, gjithë më tregojke se ato janë të drejtuara nga qielli në maje të kishave dhe xhamive, i thash pse? tha se njeriu vjen nga qielli, thash qysh ashtu, me tha në një kohë ka RA nga qielli në dhe (në tokë) një guri (komet) dhe nga ajë gurë ja kishte dhën jetën njerzimit.
E njëjta histori sikur se te Pellazget, Ge (dheu) Ourani (guri i cila ra nga qielli në tokë).
Tokat e Lugines së Kosovës janë tokat e një historie që nga fillimi i njerzimit aty është historia e kulturës Vincës, Justianit, e shumë njerzve të cilit janë pjesë e botës dhe civilizimit njerzorë, TOKA që nuk HARROHET./MedvegjaSot.com