Haraçina City, lagje e Shkupit, lajmëron për sukseset e Islamit në Turqi , që pasurohet me 178 hafez të rinj!
Shqiptarët e Maqedonisë, pa asnjë dyshim janë pjesa më e humbur e kombit. Të humbur në kohë dhe hapësirë dhe të mbytur në Islam dhe planet e Islamit të Ankaras dhe Islamabadit, “për ta sunduar botën!”
Haraçina e Shkupit, si një ndër lagjet shqiptare të kryeqytetit të Maqedonisë, të vetmen krenari dhe mburrje që i ka mbetur për ta valuar si bajrak Turqije, e ka turqizimin dhe islamizimin e mëtejshëm, e jo etjen për dije, shkollim të mirëfillt fillor, të mesëm e universitar në Gjuhën Shqipe.
Nuk ka ndonjë preokupim e vendosmëri për punësimin e shqiptarëve të atjeshëm, të cilët fatkeqësisht vazhdojnë të jenë të pa punë, pra nuk ka brenga për zhvillimin ekonomik e për të hapur vende pune për të rinjt, ashtu sikurse që veprojnë maqedonasit me njerëzit e vet.
Kjo është ajo pjesa e popullit që detyrimisht duhet të mbes analfabete, pasi analfabetit me lehtë i futet “koka” në xhami, duke mos e lejuar që të preokupohet me realitetin jetësor si Shqiptar, por me atë “qiellor” si panturk e panislamik.
Fajet janë edhe të udhëheqësve të tyre politik, pra edhe të atyre të Haraçinës.
___________
Haraçina City
Kjo eshte e Erdoganit, sot shteti i Turqisë u pasurua edhe me 178 hafez te rinje..!
#Mashallah #Shpërndajeni
Shihe videon e mëposhtme: