Nga: Fahri Dahri, studjues, Itali
45 Vjet jetë të zymtë, diktaturë, 30 vjet periudhë kundërshtie, konfliktualiteti, kërcënime, kacafytje, akuza (verbale) vetëm gojarisht dhe mohime.
Koha si rrjedhojë e madhësisë së Tokës, lëvizjes dhe distancës me planetet e tjerë, garanton ekzistencën e produkteve të saj. Masat e kohës, në të drejtat e tyre objektive, hap pas hapi ecin të varura vetëm nga pozicioni i Tokës dhe siç dihet, nuk lidhen fare, aspak me dëshirat e njeriut. E kundërta ndodh me njeriun, ku gjithçka varet prej ligjeve objektive të natyrës. Ka lidhje mes njeriut dhe kohës, por koha nuk ka varësi prej njeriut, ndërsa njeriu lidhet plotësisht mbas kohës. Deri këtu dallojmë se ndërmjet dy palëve (kohë-njeri) ka mos pajtim, krahas mos pajtimit dallojmë dhe kundërshti, por mos pajtimi dhe kundërshtia janë të njëanshme. Njeriu nuk pajtohet me kohën dhe masat e matjes së saj, sepse ato ndikojnë ndaj tij, sjellin ndryshime ciklike deri në plakje dhe më pas për njeriun humb koha dhe matësit e saj. Këto ndikime lindin mos pajtimin dhe të kundërtat.
Le të zbresim në terren, analizojmë mos pajtimin dhe të kundërtën brenda lloit, d.m.th.mes vetë njerëzve.
Por shqyrtimin e saj do përqendrohemi
në dy grupe njerëzish, tek populi dhe politikanët.
Arësyeja e këtij shkrimi lind nga sjelljet negative të qeverisjeve në vendin tonë, kryesisht në tre dekadat e fundit.
Është i nevojshëm sqarimi përse në këto tre dekada, sepse në këto 30 vjet politika dhe qeverisjet e tyre kanë përdorur me zell “ANTONIM-in”. Kanë munguar alternativat e zhvillimit pozitiv tërësor për vendin dhe shoqërinë. Tridhjet vjet shoqërisë tonë i janë imponuar kundërshtitë, kërcënimet, ofendime dhe sharje me dhe pa libër shtëpie, nëpërmjet foltoreve partiake dhe shtetërore. Është keq përdorur demokracia dhe lirija e fjalës. Të mirat materiale janë shpërndarë me përparësi të shtuar, në favor të interesave partiake, të cilat janë përthithur me ligj dhe pa ligj nga drejtuesit e strukturave drejtuese.
Nuk ka vend sjellja e shembujve për vërtetësi, sepse veprimet konfliktuale, sharjet, intrigat, akuzat e ndërsjellta për vjedhje, vrasje, korrupsion apo të cilësuarit qeveri e krimit, të marrë peng nga oligarkët, etj. etj. Këto sjellje janë aq shumë të pranishme sa kanë neveritur ekranet televizive, mediat dhe “këndimet (kuakin)” e tyre që lëshojnë si bretkocat moçalore.
Akuzat e ndërsjellta nuk janë të pavërteta, por përdorimi i tyre kudo, ngado dhe kurdoherë, nuk ka siguruar efektet e duhura, përkundrazi, siç është vërtetuar, efektiviteti i tyre është dukshëm i prekshëm tek miliardizimi i drejtuesave të strukturave drejtuese partiake dhe tek varfërimi i shtresës së popullsisë që vërtitet tek 70-75 %.
Të kundërshtosh, të konfliktosh, të akuzosh, të shpifësh dhe të mos denoncosh, nuk ka spjegim tjetër veçse marrveshje palësh për të vazhduar bashkëqeverisjen regresive ndaj popullit, duke zhvilluar dhe rritur korrupsionin, krimin, këto në shërbim të një pakice.
Tek ne, në tre dekadat e shpresës së madhe popullore, ka sunduar politika qeverisëse e përcaktuar nga interesa private dhe jo për interesa publike, (popullore). Ndërsa tek një pjesë e mirë e analistëve, mediave, publicistëve, mbrojtësve (subjektet e sistemit të drejtësisë), etj. dallohet sundimi i politikave të përcaktuara nga interesa private dhe në vartësi të “Kush paguan më shumë”; qofshin nga subjektet partiake apo nga buxheti i shtetit, të jashtëm apo të brendshëm.
Ky parim automatikisht çvleftëson profesionalizmin, por e keqja më e madhe është reziku që i kanoset shoqërisë nga “mbështetja” që mediat, analistët, gazetarët, publicistët, u japin të pa vërtetave!. Marrja në mbrojtje e individëve, që ndaj tyre ngrihen akuza,
nga cilado parti që ai/ajo, ata/ato militojnë, është qendrim tepër i gabuar i pa llogjikshëm, i pa justifiueshëm.
Ky qendrimi, i dukshëm tek të gjitha partitë tona, ka nxitur personat e pa përgjegjshëm në kryerjen e veprave jo ligjore.
*- A ka shtysë nxitëse që i shpie këto institucione drejt tjetërsimit të natyrës së tyre, ku me zell publikojnë dhe deklarojnë duke vlerësuar “të mirat në të këqia dhe të këqiat në të mira!”?
*- Ku “fshihet” shkaku orientues që ka penguar vendosjen e demokracisë, lejimin e përfitimeve të pamerituara si: personale, familjare, miqësiore, të partnerëve (aleatëve), nëpërmjet shpërdorimit të fondeve publike?
– Duke jetuar për tre dekada, në këtë realitet rregjimi të “zymtë”, në këndvështrimin tim, gjykoj se shkaqet e kësaj gjëndjeje janë:
*- Çlirimi nga një sistem ekonomiko – politik i ndrydhur; i izoluar në çdo drejtim nga bota tej kufijve shtetëror. Zbatimi i parimit “mbështetje në forcat e veta”, varfëroi dhe e çoi Shqipërinë në nivelin tërësor më të ulët.
*- Lufta kundër mbeturinave borgjeze e mikroborgjeze; zbatimi i luftës së klasave – ndarje ogur zezë, përçarës edhe brenda familjeve!
*- Më kryesorja nga gjithë këto “pa udhësi”, veç nga sa thuhet në shtyp dhe nga vetë liderët për njëri-tjetrin, se “drejtuesit kryesorë të vendit janë në shërbim të të huajve”, një konstatim ky i konsoliduar prej një shekulli; është fakti që tek “liderët” tanë; veç joshjeve materiale, konstatohet edhe një lloj kolonizimi mendor (pushtim mendor); që vllazërohet me korrupsionin e ulur këmbëkryq si normalitet shoqëror”.
Shoqëria jonë doli nga një shoqëri e mjeruar, ku pronat u ishin shpronësuar pronarëve dhe kaluan në pronë shtetërore në masën 98%. Nuk u la trashëgimia e pronës private, jo pasuri të patundshme as të tundshme; e varfër ekonomikisht, moralisht, politikisht. Shoqëri politikisht e ndarë në të deklasuar dhe jo të deklasuar; vepronte me ashpërsi lufta e klasave. Ndarje të dhunshme të diktuara nga rregjimi. Të “Dhunshme”, mbasi edhe ndaj të padeklasuarit, lufta e klasave vepronte njëlloj nëse ai krijonte lidhje apo përkujdesje me të deklasuarit.
Për fat të keq, lufta e klasave vijoi edhe mbas vitit 1991. Veç tjerash goditje e rëndë ishte miratimi i nenit 24/1, i cili largonte nga administra nëpunësit dhe specialistët që kishin punuar para vitit 1990. Neni nuk gjeti zbatim tërësisht, atje ku disa ministra, i u shmangën zgjedhjeve politike dhe vlerësuan aftësitë profesionale tek specialistët.
Theksohet e vërteta se në shumicën e nëpunësave të administratës, kishte specialistë të aftë profesionalisht, të pa korruptuar dhe krijues. Por kjo kategori punonjësish u suprimua (nuk vijuan më tej), me arësyetimin se i kishin shërbyer rregjimit diktatorial. Sa për kujtesë, ishte një masë e njëjtë me veprimet e rregjimit komunist ku u eliminuan edhe fizikisht specialistët, profesionistët që kishin mbaruar në shkollat e perëndimit. Pervojat profesionale si ato të lindjes dhe të perëndimit, përjashto politikën, në fusha të caktuara profesionale, janë të vyera. A nuk po e tregon mobilizimi botëror në masat kundra COVID-19?, ku vaksinat nuk hasën kufij?.Ja kështu janë specialistët dhe profesionistët e aftë. Politikisht ka kritere në vendosjen e kuadrove kur ndodhin rotacionet politike për qeverisje.
Ishin këto situata kur shoqëria jonë shqiptare u çlirua nga rregjimi i “zymtë” (mërzi, ndarje, hidhërim, trishtim, frikë, varfëri). Në këto kushte, dashje pa dashje, u vendosën në krye “drejtues” të atij produkti shoqëror. Ekonomimisht të varfër; pa përvoja drejtuese, të etur për pasurim të shpejtë; pa patur nivele hierarkike (shkallë) dhe aspak dije demokratike (sot i vërteton pendimi i tyre dhe kërkimi falje, për veprimet e kryera). Ama, nuk mungonte zelli i madh për karierë (gradim të shpejtë) politike, e cila siguronte dhe plotësonte dëshirat përtej ëndrrave imagjinare. Pak a shumë kjo ka qënë ecuria e Shqipërisë në këto dekada.
Mendoj se faktorët e mësipërmë kanë kancerizuar politikën, ekonominë, drejtësinë, kanë molepsur (kultivuar vese) intelektualët, ku një pjesë e mirë nuk veprojnë me profesionalizëm, janë infektuar me virusin e “kullandrisjes” të intresave të tyre të përbashkëta, jashtë interesave të popullit.
A kanë krijuar bindje tek populli sjelljet me kundërshti, kërcënime, kacafytje të turpëshme të politikanëve në foltoren e “pleqërimit”?
Di të them se kundërshtitë konfliktuale, akuzat e ndërsjellta, debatet offenduse dhe sharjet personale, të zhvilluara në foltoren më të lartë, nuk kanë dhënë vlera pozitive, por kanë sjellë grindje, përçarje si brenda familjeve dhe nëpër “kafene”. Efekte më të rënda, deri në zhdukje fizike, kanë përçuar tek militantët partiakë, të përdorur vend e pa vend rrugëve dhe shesheve, ditën dhe natën, në çdo stinë, me tritol, me gaz lotsjellës, me molotovë etj. Koha e tregoi se ato veprime të kryera herë nga e majta dhe herë nga e djathta, nuk ishin demokratike, pa vlera për shoqërinë shqiptare, prandaj rezultatet ishin nul. Nuk dhanë “bereqet”!
E vërteta e sjelljeve konfliktuale të ndërsjellta nga politika, është kuptuar se në të shumtat e rasteve janë përdorur si fasadë. Ato janë fjalë apo shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër. Mënyra sjelljeje që përkufizohen qartë me term gjuhësie “antonimë”. Ndërsa me termin popullor, këto lloj sjelljesh, i përshtaten shprehjes:: “Tjetër thonë dhe tjetër bëjnë”. Ja, pra politikanët tanë gjatë këtyre viteve kanë përdorur gjuhë “antonime”.
********
Nuk do ndalem tek mënyrat e shumta që vidhen fondet buxhetore, por tek “tenderat”, që po grryejnë ekonominë e vendit dhe me ecje “galopthi” për tu pasuruar “tenderistët” e kupolave, që, si majtas dhe djathtas “formalisht” ndaj njëri-tjetrit lëshojnë shigjeta helmuese.
Sipas ligjit rezulton se personi apo personat e institucioneve shtetërore që hapin tenderin marrin 10% të totalit të investimit nga ofertuesi. Nëse ende vazhdohet me pagesa të tilla, nuk është e llogjikshme që në “foltoret” e kuvendeve të ndryshme të kryhen akuza të ndërsjellta. Të tilla shpërblime të ligjshme, kallëzojnë më së miri nivelin qeverisës me përparësi për të “majmur” të preferuarit e tyre duke i paisur në kohë rekord me pasuri përrallore. Të tilla pagesa të shtuara, me “thasë”, kryhen në çdo aktivitet publik. Për ta thjeshtuar, sjellim shembull “tenderin për ndërtimin e dy loteve të rrugës Kardhiq–Delvinë…. Fondi limit për ndërtimin e dy segmenteve është 41 milionë dollarë”.
Në këtë rast, për hapjen e tenderit po të ishte një person, ai do shpërblehej me 10%, ose me 4 milionë e 100 mijë dollarë?!! Një shpërblim, në fakt një vjedhje e ligjëshme, marramendëse.
Fenomeni nuk është vetëm shqiptar, kështu është vepruar më heret edhe në perëndim. Por është ndrequr dhe me tenderat nuk luhen më këto lojra. Nëse kërkohet seriozisht vendosja në taban e veprimeve konomike, në këtë rast mos vjedhja me tenderat, qeveritë shqiptare le të adoptojnë ligjet e shtetit Italian. Sa për orientim, veç tenderave, kemi shembujt e rritjeve të çmimeve menjëherë sa dëgjohen zërat e ndonjë krize të sajuar. Po për këtë shkak, rritja e çmimit bëhet përsëri së dyti” në momenti që fillojnë efektet e krizës. Kështu ndodh me rritjen e çmimeve të karburantit, energjisë elektrike, me ujin, taksat, transportin, etj. Ka shumë vende pune apo emërime të dyzuara që gllabërojnë milionat e buxhetit të shtetit, sigurisht me ligj, por të pa justifikuara. Sjellim shembullin e “bordeve” mes shumë të tjerëve, ku çdo anëtarët shpërblehet me afro pagën e tij të vendit të punës.
Deri sot, drejtimi administrativ për shoqërinë, faktikisht është shumë i vakët.
Shpresojmë se pa udhësitë dhe favoret e pa merituara të marrin fund. Duke sjellë ndërmend përvojat e shkuara, trashëguar nga pleqtë, brez pas brezi, besojmë se ndryshimet do të realizohen me rastin e devrës së re.
A është efektive publikimi i gjykimeve dhe analizave, kur një zë apo disa zëra kanë dëgjesa të kufizuara? Pa mëdyshje, nuk e arrijnë efektin e duhur, por siç u tha, koha ecën në rrugëtimin e saj, ndërsa njeriu gjykon dhe analizon fenomenet që ndodhin gjatë periudhës kohore të tij, me besim se koha që vjen do sjellë tek shoqëria njerëzore shtesë ndërgjegjësimi.
Shënim(1): Artikulli nuk është politik, por për ti shërbyer historisë.
Itali, më 02/11/2021