ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Izraeli përballet me një armik të jashtëm, ashtu edhe me një armik të brendshëm

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Jacob Simona stands by his burning car during clashes with Israeli Arabs and police in the Israeli mixed city of Lod, Israel Tuesday, May 11,2021. (AP Photo/Heidi Levine)

Nga  

Sinagogat që digjen në Izrael janë diçka që nuk mund të përballohen nga izraelitët. Është pothuajse e paimagjinueshme. Se janë fqinjët ata që ua kanë vënë zjarrin, tregon diçka për marrëdhënien me fqiun.

Në mbulimin e NRK-së për ngjarjet, kryengritja në Lod nuk është pjesë e rëndësishme. Është humaniteti që ata shtyjnë para tyre, dhe për këtë arsye Izraeli humbet, sepse Izraeli ka aftësinë për t’u mbrojtur. Është një logjikë e sëmurë.

Sulmet nga Gaza këtë herë janë të ndryshme nga më parë. Ato janë më vdekjeprurëse. Kjo frikëson izraelitët që janë në strehimoret për mbrojtje nga bombat. Megjithatë, më e frikshme është se arabët në Lod sulmuan dyqanet hebreje dhe dogjën një sinagogë. Ka pasur edhe sulme ndaj hebrenjve në qytete të tjera.

Të dy këta faktorë do të thonë se autoritetet kanë hapësirë të madhe manovruese.

Sidsel Wold do të thoshte në orët e mëngjesit se njerëzit që pinë kafe-latte në Tel Aviv janë tronditur duke zbuluar se ata janë objektiva të raketave. Ata gjithmonë mendonin se ishin një përjashtim.

Por Wold nuk do të shkëputet nga ky zbulim se ndryshon planin e lojës së Izraelit: Detyra e qeverisë është kryesisht të mbrojë dhe ti siguroj qytetarët e saj. Nëse raketat vijnë nga Gaza, është Hamasi ai që duhet të mbajë përgjegjësi. Kur gazetarët dhe ministri ynë i jashtëm do të preferonin të flisnin për fëmijët në Gaza, ky është një devijim. Empatia në luftë është një luks që vetëm ata që e kanë parë mund t’ia bëjnë vetes. Kur autoritetet norvegjeze dhe ndërkombëtare kërkojnë që Izraeli të mendojë edhe për fëmijët në Gaza, ata minojnë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Hamas launched a massive barrage of rocket fire on southern and central Israel in the early hours of Wednesday morning, killing a man and his daughter and sending hundreds of thousands of people, from Tel Aviv to Beersheba, fleeing to bomb shelters.

The large-scale fusillade of rockets was apparently launched in response to the Israel Defense Forces destroying a building in Gaza and killing two senior Hamas operatives in a targeted strike.

Në timesofisrael.com thuhet se «qindra mijë» izraelitë duhej të kërkonin strehim në strehimoret për mbrojtje nga bombat. Kjo tingëllon e pabesueshme. Izraelitët janë mësuar të kenë besim në nivelet e ulta teknike të Hamasit, gamën e kufizuar të raketave dhe Kupolën e Hekurt për t’i kursyer ato. Prandaj, statistikat kanë treguar zakonisht shkatërrime materiale, por jo veçanërisht pasoja të mëdha për jetët njerëzore. Kjo duket se po ndryshon tani. Një baba dhe vajza e tij u vranë në orët e mëngjesit. Pasojat e një autobusi të goditur me raketë në Holon jashtë Tel Avivit mund të kishin qenë shumë më të këqija. Izraelitët “shohin” të ardhmen.

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif raportohet se fluturoi për në Siri. Nëse Hezbollahu do të lëshonte raketat e tij, loja do të ndryshonte. Hezbollahu do të jetë në gjendje të dëmtojë qytetet si Haifa në një shkallë krejtësisht të ndryshme nga Hamasi. Por Libani është tashmë një shoqëri në prag të rrënimit. Pas tetë vitesh luftë civile në Siri, a dëshiron Irani një luftë të re?

Izraeli mund të mbrohet ndaj armikut të jashtëm. Është më keq me atë të brendshmin. Ajo që ndodhi në Lod mund të dalë të jetë situatë e re.

Intense Arab rioting broke out in the central Israeli city of Lod late Tuesday, with three synagogues and numerous shops reportedly set on fire, and dozens of cars set alight. The Israeli government declared a state of emergency in the mixed Jewish-Arab city, and urgently despatched several Border Police companies to work to restore order.

Document.no

Nga norvegjishtja: Drini

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu