ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Gjermania mbështet Impiantin e Parë të Ujërave të Zeza të Kosovës në Prizren

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

Nga: Behlul Jashari

-Gjermania nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ka kontribuar me 12 milionë  euro, investimit i janë shtuar edhe nga 5 milionë euro nga Republika e Kosovës, si dhe Komuna e Prizrenit/

PRIZREN, 3 Nëntor 2021/ Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,   Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde dhe Drejtori Volker Oel nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) inauguruan impiantin e parë për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë. Impianti i ri i Prizrenit do të trajtojë ujërat e zeza të rreth 50.000 banorëve dhe do të përmirësojë dukshëm kualitetin e ujërave të lumenjëve dhe liqeneve në Kosovë. Për ndërtimin e impiantit të ri të ujërave të zeza janë investuar bashkërisht gjithsej 22 milionë euro: Gjermania nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ka kontribuar me 12 milionë  euro, ndërsa investimit i janë shtuar edhe nga 5 milionë euro nga Republika e Kosovës, si dhe Komuna e Prizrenit.

Në inaugurimin e këtij projekti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e këtij impianti, veçanërisht për shkak të sfidave në rritje e sipër, që lidhen me mungesën e ujit në Kosovë.Ripërdorimi i ujërave të ndotura pasi të jenë trajtuar është thelbësor për ta reduktuar ndotjen, për ta rritur cilësinë, për ta përmirësuar efikasitetin e shfrytëzimit të ujit dhe për t`i zvogëluar humbjet, tha ai.

Kryeministri bëri të ditur se në linjë me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe me fondet që Kosova do të përfitojë nga Bashkimi Evropian, do të investojmë në trajtimin e ujërave të zeza për ripërdorim në bujqësi, si dhe në grumbullin e trajtimin e ujërave të zeza urbane. U zotua që në bashkërendim me Ministritë e linjave për resurse ujore dhe shërbime ujore, do të investohet në krijimin e një brezi të ri të profesionistëve në këtë sektor vital për vendin tonë.

Deri më sot, në Kosovë janë trajtuar më pak se 1% e ujërave të ndotura të kanalizimit. Sipas një raporti të KDI-së, nga 326 projekte të planifikuara nga institucionet publike për ndërtimin e kanalizimeve, të cilat derdhen në lumenjtë e Kosovës, gjatë periudhës 2017-2019 kishin kontraktuar vetëm 8 prej tyre.

Me zhvillimet dinamike të kohëve të fundit, deri në fund të këtij viti pritet të lëshohen në funksion edhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Pejë e Gjakovë, me çka shkalla e trajtimit do të arrinte rreth 9% të popullsisë. Kurse deri në fund të vitit 2025, kjo shifër pritet të arrijë rreth 50% të popullsisë, kryesisht në qendrat e mëdha urbane, duke shtuar Prishtinën me Obiliq dhe Fushë Kosovë, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën.

Me këtë rast, Ambasadori Rohde deklaroi: “Është gjë e mrekullueshme të shohësh tek jetëzohet një tjetër projekt të bashkëpunimit të suksesshëm të përbashkët. Nga investimet tona të përbashkëta prej 22 milion euro do të përfitojnë drejtëpërdrejtë qytetarët e Prizrenit, duke ruajtur kështu shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtur mjedisin dhe resurset ujore.”

 

Direjtori Oel (BMZ) tha: “Jam i lumtur të shoh që ky investim gjerman kontribuon gjithashtu në iniciativat ndërkufitare të Kosovës dhe çon ujëra në shtetet fqinje duke përmbushur standardet e BE-së.”

 

Faza tjetër e projektit do të zgjerohet dhe mbulojë trajtimin e ujërave të zeza për tërë qytetin e Prizrenit. Gjermania nëpërmjet KfW mbështet projekte të trajtimit të ujërave të zeza edhe në komunat e Pejës dhe Gjakovës. Për më tepër Gjermania përkrah edhe investime të tjera në vlerë prej 17.5 milionë euro për rehabilitimin dhe zgjerinim e rrjetit të trajtimit të ujërave të zeza.

Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren me Ujësjellësin Rajonal Hidroregjioni Jugor përbëhet nga zëvendësimi dhe riparimi i rrjetit të ujërave të zeza, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe plotësohet nga zhvillimi institucional dhe aktivitetet e trajnimit.

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu