Ushtaraku serb Aleksander Vadiljevic-Aca (marrë nga interneti).
Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar, ”Bajram Mavriqi, ushtari i parë shqiptar që burgoset në Doboj”, Drini.us, 3 Nëntor 2021
Nga Ditari im në proces (4)
Fadil Alija vet i dyti, ushtar erdhi aty ku isha i ulur unë e Nazmiu në byfenë e stacionit të trenit
Dy policët ushtarakë më prangosën, sa isha duke bisedua me Fadilin, në Byfe
Biseda ”informative” njohëse me kryeshefin e SHSSH të Bosnjës dhe një pjese të Kroacisë, deri në Osijek, Aleksander Vasiljeviš- Aca
Takimi me komandirin tim të vodit, potpurćnikun, Shemsedin Hajadrin ….
Bajrami lirohet nga burgu ushtarak por nuk shkon në shtëpi kur e kryen shërbimin ushtarak, shkon në Sarajevë te Fadil Alija, ku ai e kryente shërbimin ushtarak.Disa ditë e kishte ruajtuar derisa e ka takua në qyet dhe, më kanë thënë disa ish ushtarë, edhe Musa Behrami që kishte qenë te Bajrami, pasi e ka kryer shërbimi ushtarak, në fund të qershorit 1982, se Fadilin e kishte bâ sakat. Kishte fjetur te një teze që ishte e martuar dhe jetonte në Sarajevë e ditën, err e terr e ruante te dera e Kapisë Fadil Alinë.
Pas burgosjes së Bajramit, të gjithë ushtarët shqiptarë që ishim në Doboj, rrinim me vesh në krah dhe pritnim, kushe e ka radhën tash, pas Bajramit?.
Pasi erdhi Fadil Alija te unë, ku isha i ulur në byfe, as që kërkoj falje se a ka vend të lirë dhe a mund të ulem, së pakut sa me e la gojën dhe me tregua pakë nder shqiptari, filloi bisedën duke u përjaerg e shkumua nga goja, thua se e ndiqte kush. Ushtari tjetër që e shoqëronte Fadilin nuk e di çka ishte, shqiptar apo serb por ai se çeli kurr gojën prandaj kurr s`e mora vesh çka ke e çfarë detyre kishte.
Tash e kisha frigën te nxënësi dhe kusheriri im, Nazmiu i cili ishte kadet i shkollës së mesme ushtarake se mos po ma sheh sherrin mua dhe e shkelja në këmbë që të mos flas. Dhe vërtetë, siq më ka thënë pas disa vjetëve baca Sefer, Nazmiun e kishin mundua shumë dhe ai ish sëmurë. Më vonë, e kanë përjashtua nga shkolla e nipin, Musë Hoxhën, djalin e dadës Zelfi, nga Bellanica, sipas verzionit zyrtar, ka bërë (vetë) vrasje, nuk jam i sigurt por në Bellanicë është këthye i vdekur.
Atmosfera që u krijua në byfe, ishte e zymtë. Tash pasi e dija kush është Fadili, e dija se ai për qëllim të mirë nuk ka ardhur aq më pakë kur unë me te nuk kisha muhabet, nuk kisha adresë e nuk shkëmbeja letra siq bënim me ushtarët e tjerë kur ndaheshim, që shkonim në shërbim në ndonjë vend tjetër ose kur e kryenim shërbimn ushtarak.
Edhe Fadili e dinte se unë nuk do të rrije gafil, e dija pse ka ardhur por nuk kisha as më të voglin dyshim se ai mund të ketë ndonjë aparat që nuk shihet e na fotografon dhe inqizon bisedën, praqndaj isha i matur në ndejë e në bisedë.
Ushtar, me rroba pune. Doboj 1981
-Sinan, pse duhët Kosova të bëhet republikë?
Ishte pyetja e parë rreth së cilës diskutuam e i përgjigjesha Fadilit. Unë përgjigjesha sikur të isha para eprorëve ushtarakë pasi që Fadili ishte agjent ”civil” i sigurimit, me rroba ushtarake apo spiun siq quhet në popull.
Isha shumë i shqetësuar dhe në atë gjendje dëshpëruese, siq isha, në mes të dy zjarreve, oxhakut dhe saqave e qerepapve, është e mundshme që edhe kam gabua, nga pyetje provokative që më bënte një ushtar shqiptar, një drenicak që edhe çoban i thive, me i pas ruajtur ose me qu me thi, gjynah a kân. Kërkoj falje nga çobanët dhe drenicakët që po i krahasoj me Fadilin.
Pas bisedës e cila ka mundur me zgjatur 30-45 min. kanë ardhur PU, policia ushtarake, gjoja po ma kërkojnë lejën kush jam dhe pse kam ardhur nga Doboji në Sarajevë ?
Menjëherë mua më muarën ndërsa Nazmiut, nuk më kujtohet a i kërkuan lejen a jo por e di që jemi ndarë sikur nuk shihemi më kurrë. Më erdhi keq. Edhe tash më vjen keq për atherë.
Në katin pëdhes të tacionit të trenit PU kishte dy dhoma ku rrinin nga 2 policë ushtarakë dhe një epror. Mua më futën në njërën nga dhomat. Aty kishin qenë dy oficerë me grada ushtarake të larta ushtarake,një major e një tjetër, nënkolonel.
Për herë të parë mu prezentua Aleksander Vasiljević, atherë shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetërot për një pjesë të Bosnjës dhe të Kroacisë.
Nuk e njihja dhe nuk ndieja kurrfarë frige nga ai ani pse ishte i tmersshëm e fytyrë klrimineli kishte. Frigën, ma kishte hjekur Fadil Alia, zhugani e bërllogi i Drenicës.
Nuk mbaj mend dhe nuk besoj se janë sjellur keq me mua por ky ishte vetëm fillimi e fundin, nuk e dija ani pse për finalen, dinë vetëm njerëzit.
Treni që e kisha për Doboj, më humbi e tash duhej pritur trenin tjetër. Para orës 04:00 të mëngjesit mbërrina në Doboj. Nga stacioni i tenit deri te kazermat, ishte afërsisht 3, 4 km. dhe rrugën e bëra në këmbë sepse nuk kishte autobus aq herët.
Në mëngjes, pasi hëngrëm mëngjesin, nuk shkova në punë por u lajmërova që ta takoj komandirin tim të vodit, Shemsedin Hajadarin, potporućnik nga Gjilani.
Në dhjetor të vitit 1981, gjenerata e ime e kishte kryer obukën (mësimin fillestar, prej 6 muajsh). Pas ”obukës”, ushtarët i dërgonin me punua në kazermë e qytetit ku e kanë kryer, nëse kishte nevojë, ose i qonin dikund tjetër në ish teritorin e RSFJ-së.
Mua më ndalën në Dobojë dhe më caktuan që të punoj ku lahen teshat e ushtarëve (Vešeraj). Aty punonin disa persona civilë, gra e burra.
Vodi ku unë isha, të gjithë ushtarët punonim në kuzhinë (menzën e ushtarëve), furrë, në ”vešeraj” etj. e punë të ngjashme. Roje nuk bënim e pushkët i kishim formalisht, nëse ndodh diçka, por nuk kishim gjuajte e as me shkua në teren. Edhe nëse kishte ”uzbuna”, ne që punonim në Intedanski vod, dilnim te vendi i caktuar por pastaj shkonim në vendet tona të punës.
Aleksander Vasiljevic, si dëshmitar gjatë gjykimit të Sllobodan Miloševiçit
Shemsedin Hajdarin e kishin caktua komandir void te ne, Ai kishte ardhur sa e kishte kryer Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë, 4 vite akademike. Ishte djalë i ri që dukej se ende nuk e kishte shti briskin e rruzës në f`tyrë.
Si oficer i ri që ishte, kishte disa ushtarë, afro 30-të. Nga ata, 5 ishim shqiptarë, dy prej tyre nga Gjilani (Tefiku dhe nipi i Bajram Mavriqit, emrin ia kam harrua).
Shemsedini sillej shumë mirë me të gjithë. Nëse kishim ndonjë nevojë, ai brenda dy-tre ditëve caktonte kohën dhe fliste me ushtarë, për pushime vjetore, vikende (që për neve shqiptarëve ishin të pamundura sepse dy ditë bëmi rrugë deri në Kosovë e dy të tjera me u kthye)..
Kur e takoja në oborr të kazermës, e përshëndesja ushtarakisht duke e ngritur shuplakën e dorës së djathtë te veshi e ai, gjithashtu, më përshëndeste. Nganjëherë, e kjo ka ndodhur më shumë se dy here, më fliste ngadalë në gjuhën shqipe, e duke më përshendetur ecte emë fliste ngadalë aq sa e dëgjoja vetëm un:
-Sinan, eja në zyre se jam i lirë!
Njëherë më thirri në drekë, në banesën që e kishte në qendër të qytetit, një të diele por më tha:
-Eja me ćetni evidentićarin 1*) sepse ka pasur parasysh se nëse ndodh diçka, të ketë një arësye se nuk kam qenë unë e ai, vetëm. Dhe isha te ai, vetë i dyti kam qenë te Shemsedini. Kemi pirë kafe e sigurisht na ka gostit edhe me ndonjë ëmbëlsirë e biseda është zhvillua në serbo-kroatisht, shkaku i ushtarit tjetër që nuk ishte shqiptar.
Në kohë të lirë e rroba të punës me 2 ushtarë shqiptarë. Doboj 1981
Dhe, pas rrugës së gjatë e natës së pagjumë, mëngjesin e të hënes, pakë para se të bien boria e borizanit, unë hyra në dhomën e fjetjes në kazermën e Dobojit.
Pas ushqimit që zakonishte hahej mëngjesi, në orën 6.të të mëngjesit, komandiritn tim të vodit- Shemsediniit i shkova në zyre.
E përshëndeta në gjuhën shqipe dhe u ula. I tregova gjithë rrugën e kohën sa isha në spitalin e Sarajevës. Gjithashtu i tregova se si më kanë ardhur 2 ushtarë, Fadili dhe një tjetër dhe se si jam ndaluar e arrestua, ta quaj kështu nga PO (policia ushtarake) në Sarajeveë. Në fund kërkova që të më liroj disa ditë të shkoj në Turjakë sepse jam mërzitur ose, nëse nuk bënë, dua ta shfrytëzoj pushimin vjetor që më takon.
Shemsedini vetëm më dëgjoi e kur filloj të flas, më tha:
-I di të gjithat, më kanë lajmërua nga Sarajeva kudo që ti ke qenë dhe me kend do që je takua …
Sinan, nuk mundem me të lëshua me shkua ti në Kosovë, sepse, nga Tuzlla, më kanë thënë se së shpejti kanë me të marrë ty dhe nuk e përfundoj fjalën. Ke me shkua në Tuzëll e ka mundësi që më nuk do të këthehesh në Doboj e unë nuk kam kurrfarë mundësie që të lëshoj në pushim ….
E pash se i erdhi keq por kështu edhe ndodhi.
Pas 4, 5 ditëve, pas bisedës që pata me Shemsedin Hajdarin, në fillim të Marsit 1982, në mes të natës kur ushtarët ishin në gjumë, erdhën në dhomën ku unë flija dy oficerë te Sigurimit Shtetëror, Muharem Efendić dhe Drlić, të dytë kapiten të klasit të parë. Muharemin e njihja sepse ishim takua më 1 Nëntor 1981, kur ma kishin montua se gjoja ma kanë vjedhur shulïn e pushkës.
Më zgjuan ngadalë, duke më prekur me dorë dhe pasi kërkuan që ta hapi kasetën (dollapin me gjera personale dhe tesha), mi muarën të gjitha librat, letrat private dhe fotografitë që kisha.
Me Xhakën, gusht 1981, Doboj
Bashkë me ta ualëm në oborrin e kazermës ku priste shoferi, një polic ushtarak, serb i Mushtishtit që e fliste shqipen si bilbil.
Dollapin e teshave e kisha lënë të hapur, kisha harrua me e mbyllur e në mëngjes Tefiku me ushtarët tjerë shqiptarë i kishin tregua Shemsedinit. Ai, më kanë thënë ushtarët kur jam liruar, mi ka marrë gjerat e mbetuara dhe teshat në kancelarinë vetë dhe e kanë parë duke qajtur Shemsedin Hajdarin, komandirin tim të vodit.
Pas mesit të natës kemi arritur në Tuzëll, në Kazermën e ushtrisë, dhomat ku rrijnë e flejnë PO (Policia Ushtarake).
1*) Ćetni evidentića, në gjuhën shqipe, një ushtar që e ndihmonte komandantin në punë administrative, psh me i dhënë lejet ushtarëve për dalje në qyet, me i pagua biletat e trenit, autobusit për ushtarët që shkojnë në pushime … dhe ia pastronin zyrën e këpucët e oficerit, komandantit ose komandirit. Terminologjinë ushtarake në gjuhën shqipe, nuk e njoh.
Vazhdon
(Në numrin tjetër: Jeta në izolim në Tuzëll,
Takimi i rastësishëm me Musa Behramin … në pistën e kazermës së Tuzllës, kur isha në shoqërim me një polic ushtarak)
Malmö, 3 nëntor 2021