ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kë e vlerëson ti si shqiptar?

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga: Ali Ramaj, Pejë
KË VLERËSON TI PËR SHQIPTAR?
* Këtë pyetje ma bëri Ibrahim Kelmendi
Përgjigjja e shkurtër do të ishte:
Shqiptar vlerësoj të jetë Njeriu që mendon shqip, flet shqip dhe vepron shqip.
Emri shqiptar përcakton përkatësinë kombëtare të njeriut të caktuar.
Para se të lindeshin kombet, njerëzit ishin të ndarë në popuj dhe nënndarë në fise, por që kryesisht flisnin një gjuhë përkatëse dhe kishin doke e zakone të njëjta.
Para se të lindeshin Zoti e dreqi, në bregdetin e gjatë të Adriatikut (që do të duhej të quhej Ardiatiku, në bazë të emrit fisnor Ardian), jetonte populli ILIR, nga i cili, si pasojë e pushtimeve romake dhe dyndjes së sllavëve, mbijetoi një numër jo i madh njerëzish, të cilët ruajtën aq sa mund të ruhej përkatësinë popullore ilire, e cila do të pikasej shumë shekuj më vonë nga studiuesit e huaj.
Fakt është që gjuha shqipe është fakt.
Fakt është që shumica absolute e shqiptarëve veçohen me një çehre ndryshe nga të tjerët, edhe kur janë të vrugtë edhe kur janë bjondë.
Fakt është që pushtuesit e njëpasnjëshëm u përpoqën të na shfarosnin ose të na asimilonin, vetëm e vetëm pse trashëgonim troje të bukura e të pasura.
U munduan të na shfarosnin edhe kur kishim Diellin Zot, edhe kur kishim Krishtin Zot edhe kur kishim Allahun Zot, sepse kishim gjuhën dhe trojet tona të bukura.
Ne shqiptarët nuk shpikëm as popujt e as kombet, mbase ishim të parët si popull unik dhe kjo ishte pengesë për barbarët, të cilët në secilin segment kohor, ujitën ato troje me gjakun tonë.
Prandaj, të mendosh shqip, do të thotë ti kesh në mendje këto që ceka më lartë, të flasësh shqip, do të thotë të flasësh të vërtetën shqiptare, kudo e kurëdo dhe të veprosh shqip është kapitull në vete, është histori në vete.
Shqiptar, vlerësoj njeriun e dinjitetshëm, i cili reziston çdo herë kur sulmohet si Njeri, çdo herë kur sulmohet si shqiptar.
Shqiptar është ai që ka parasysh se po i mirret trolli nën këmbë dhe po përndiqet që të katandiset si lypsar nëpër botë të huaj.
Shqiptar aktual është ai që nuk blenë mallra serbe, ai që nuk kalon nëpër Serbi, pa e njohur Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.
Shqiptar është edhe shumë më shumë se sa ceka unë, por asnjëherë ai që vjedh shtetin e paformuar mirë, në emër të asgjëje.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu