ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Irani, shtëpia e re e Al-Kaidës?

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Nga: Dave Patterson

Raporti më i fundit i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), sipas televizionit amerikan Fox News, është se “udhëheqësit e Al-Kaidës po strehohen brenda Iranit”. Dhe ky zbulim nuk është ndonjë befasi. Mashtrimet keqdashëse të regjimit të Teheranit, kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes të raportimeve të gazetës“Liberty Nation” muajt e fundit.

Lidhja midis Iranit dhe Al-Kaidës është konfirmuar nga raporti i DIA-s me titullin “Vlerësimi i kërcënimit terrorist në të gjithë botën”- i përgatitur për Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Ndër të tjetra,në faqen 49 të raportit thuhet se “Emiri i përgjithshëm Ayman Al-Zawahiri vijon të qëndrojë i fshehur, ndërsa një grusht udhëheqësish me bazë në Iran po mbikëqyrin rrjetin e Al-Kaidës”.

Dy aspektet më interesantë të zbulimit të DIA janë:së pari,se ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i deklaroi Klubit Kombëtar të Medias më 12 Janar 2021, se Al-Qaeda ishte “duke vepruar nën guaskën e fortë të mbrojtjes së regjimit iranian”.

Së dyti, pavarësisht se e dinte që Irani po i jep ndihmë dhe strehë udhëheqjes së organizatës terroriste që vrau 2.977 amerikanë gati 20 vjet më parë, administrata e Joe Biden është e etur që të hyjë sërish në bisedime bërthamore me emisarët e Teheranit.

Sikurse shkruan Bret Baier i Fox News,“ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shkroi në Twitter se e kishte përsëritur vazhdimisht gjatë kohës që mbante detyrën e lartë se tani Irani është selia botërore e Al-Kaidës.”

Ndërkohë, administrata e Joe Biden është ende duke u përpjekur të shënojë progres në negociatat midis SHBA-së dhe Iranit mbi marrëveshjen bërthamore, duke i rifilluar ato. Veprimet e deri tanishme tëIranit, dhe ky detaj i ri në lidhje me Al-Kaidën mund të jenë një hap i shpejtë në këto negociata.

BBC News citoi disa nga deklaratat e Pompeo për Klubin Kombëtar të Shtypit se “Al-Qaeda ka një bazë të re, dhe ajo është Republika Islamike e Iranit. Për këtë arsye, krijesa e ligë e Osama Bin Laden, është gati të rifitojë forcë dhe aftësi”.

Ndërsa raporti i DIA-s flet në detaje për mënyrën sesiAl-Kaeda është duke punuar “në nënkontinentin Indian” me ISIS-Khorasan, një nga degët kryesor të ISIS që “vazhdon të veprojë në Afganistan”, duke i përqendruar sulmet e saj kundër “qeverisë së Afganistanit, sekteve të pakicave fetare, dhe popullatës afgane në përgjithësi.”

Raporti shpjegon se edhe në Afrikë “terrorizmi gjithashtu mbetet një kërcënim aktiv, pasi grupet terroriste të Al-Kaidës dhe ISIS-it po e zgjerojnë vazhdimisht ndikimin e tyre, dhe po depërtojnë në disa rajone pavarësisht se përballen me pengesa diku tjetër në Afrikë”.

“Organizata terroriste Al-Shabaab e lidhur me Al-Kaidën,është ajo që kryente aktet më të rënda terroriste në Afrikën Lindore. Ky grupim zotëron aftësinë për të kryer sulme të profilit të lartë në të gjithë rajonin, synon në mënyrë aktive forcat amerikane dhe rajonale, dhe shfrytëzon trazirat politike dhe boshllëqet e sigurisë në Somali”- thekson më tej raporti.

Ndonëse fokusi i Al-Kaidës është shfrytëzimi i paqëndrueshmërisë politike dhe shoqërore në Afrikë, sulmet kundër SHBA-së  dhe Perëndimit janë ende në planet dhe projektet e Al-Kaidës.

Siç shpjegon më tej raporti i DIA-s “komunikimet në internet midis Al-Kaidës në Gadishullin Arabik, dhe autorit të sulmit në Pensacola në vitin 2019, tregojnë lehtësinë relative të Al-Kaidës,që organizon sulme përmes internetit, dhe dëshmon njëkohësisht aftësinë e saj për të përfituar nga mundësitë për të synuar territorin e SHBA-së apo vendet e tjera perëndimore.”

Aftësia për të planifikuar, koordinuar dhe drejtuar operacionet e Al-Kaidës në të gjithë botën është shumë më e lehtë kur udhëheqja e kësaj të fundit gjen tek Irani një strehë të ngrohtë dhe të sigurt.

Duke cituat sërish qëndrimet e ish-Sekretarit të Shtetit Pompeo në mbledhjen e Klubit Kombëtar të Medias në SHBA:“Që nga viti 2015, Irani u ka dhënë liri më të madhe të lëvizjes udhëheqësve të Al-Kaidës brenda Iranit nën mbikëqyrjen e iranianëve. Si rezultat i kësaj ndihme, Al-Kaeda ka centralizuar udhëheqjen e saj brenda Iranit.”

Pra, marrëdhënia midis Al-Kaidës dhe Iranit ishte e njohur që gjatë administratës së ish-presidentit Obama, kur Joe Biden ishte zëvendëspresident. E  megjithatë, ajo administratë shkoi përpara duke nënshkruar marrëveshjen e gabuar mbi programin bërthamor të Teheranit.

Në marrëveshje nuk ka asnjë dispozitë konkrete dhe as nuk lihet të kuptohet se Irani heq dorë nga sponsorizimi i tij për terrorizmin global. E kundërta ishte e vërtetë. Doktrina Obama-Biden e shpërbleu Iranin për sjelljet e tij.

Gazeta “Liberty Nation” botoi një shkrim ku thuhej se:“Në një artikull të Breitbart të vitit 2016, ne mësuam se marrëveshja e fundit bërthamore me Iranin, përfshinte transferimin e 150 miliardë dollarëve në Iran, pasuar nga një shumë tjetër prej 1.7 miliardë dollarësh.

Për më tepër, si presidenti Obama po ashtu dhe Sekretari i atëhershëm i Shtetit John Kerry, thanë se me shumë gjasa regjimi iranian do t’i përdorte paratë për të financuar terrorizmin”.

Pra,DIA ka zbuluar se Irani po i siguron një strehë të sigurt Al-Kaidës, duke i dhënë mundësi organizatës terroriste aktive, që të përhapë të keqen e saj në të gjithë botën. Siç sugjeron Fox News, ndoshta ky informacion nuk do të ndikojë shumë në negociatat aktuale të SHBA-së më regjimin iranian.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu