ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Në Doboj e kisha adresën, kurse në Tuzëll isha i izoluar, pa asnjë vendim gjykate!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Në foto: Me Mustafë Magjunin, dhe dy ushtarë të tjerë, Doboj 1981

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Me Xhevat Durmishin e Skënder Gashin na ndante një muri në dhomat e policisë ushtarake në Tuzëll, por që ishte si Muri “Kinez”!, Drini.us, 4 Nëntor 2021 në rubrikën ”Dossier”

Nga Ditari im si ushtar (6)

Ditët merreshan në pyetje nga oficerët e sigurimit e natën, pastroja WC-të e kazermës dhe komandës së Tuzllës
Takimi I rastësishëm me Musa Behramin në oborrin e kazrmës në Tuzëll.
Drlić ishte mendjemadh por nuk ishte i dhunshëm
Adresën e kisha në Dobojj e Familja nuk dinte se ku jam
Jakupi më shkruante:
-Sinan, unë e Ademi do të vijmë në vizitë në Doboj
Bisedat “e lira” me Muharem Efendićin, kapiteni e bezbednosit:

-A është e vërteteë se ishte montim vjesdhja e shulit të pushkës, shoki kapiten?
-Po!
Gati çdo ditë, paradreke, pasi e haja mëngjesin me një polic ushtarak shkonim në komandën e garnizonit të Tuzllës. Rruigën e bënim në këmbë dhe asnjëherë gjatë marrjes në pyetje, rrugës për në komandë apo, prej komandës së garnizonit, nuk më kanë lidhur e as nuk kanë tregua ndonjë sjellje të keqe, dhunë fizike, ose përbuzje a ofendim mbi baza kombëtare, oficerët e sigurimit.
Edhe policët, e edhe unë kishim uniformë dhe ishte e vështirë të dallohem se jam i privuar nga liria.
Posa më dërgonte polici në katin e tretë të një ndërtese të madhe në komandë, ku mirresha në pyetje, ai këthehej e me mua fillonin pyetjet, mund të them që nga lindja e deri në ditën kur kam ardhur ushtar më pyesnin.
Ishim dy kapitenët hetues të rregullt që më merrnin në pyetje. Muharem Efendić, boshnjak dhe Drlić, serb.
Muharemi ishte një njeri shumë i zoti i cili shihte edhe pas shpine. Nuk e shihte kurrë duke qeshur. Ishte shumë seroz. E njihte gjendjen në Kosovë, sikur të ishte rritur atje. Edhe zakonet shqiptare i njihte mirë. Shpesh për me më shti me folur, ma kujtonte fjalën “BESË”, sipas tij, kur shqiptari ta jep “besën”, ai e mban fjalën, një parullë fallce që përdorej shpesh nga oficerët.

Begzati i Rahovecit dhe një pejan, Doboj 1981

Gjatë kohës, më shumë se 45 ditëve që më kanë marrë në pyetje, me afro 200 faqe deklaratë me shkrim, të shkruara me makinë shkrimi, jam pyetur më shumë rreth organizimit të demonstratave, Kampionatin Ballkanik të Volejbollit që u mbajt më 1976 në Prishtinë, e ku me të drejtë Reprezentacioni i Jugosllavisë u ndie si mysafire në Prishtinë, ndërsa Shqipëria si mikëpritëse, sepse të gjithë shikuesit e përkrahin reprezentacioni shqiptar ndërsa kur përfundonte ndeshjet Shqipëria, shikuesit dilnin jashtë sallës, “25 Maji”, ngarjet dhe manifestimet e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, propagandës armiqësore të Radio Televizionit Shqiptar, Tiranës, shkrimeve të “Zërit të Popullit”, literaturës tjetër letrare e politike, të revistave shkencore e letrare, librave të ribotuara nga RPSSH, në NGB “Rilindja” të Prishtinë , ardhjes së shoqërive artistike dhe teatrale, profesorëve dhe shkrimtarëve të Univerzitetit të Tiranës, gjithnjë duke më lidhur mua, me rolin tim dhe takimet që kam pasur në Shqipëri dhe në Kosovë me personalitetet e njohura të letërsisë e artit të Shqipërisë, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollin por edhe takimet me organizatorët e këtyre takimeve që sipas tyre, ishin puntorë të sigurimit të Shqipërisë dhe … vizitës së delegacionit të Univerzitetit të Prishtinës, si mysafirë të Univerzitetit shtetëror të Tiranës më 1979 që isha edhe unë, librave e literaturën tjetër që e kisha marrë në Shqipër etj. Rreth këtyre pyetjeve, ata kishin prova sepse në letrën që ia kisha dërgua Xhevatit, e kisha porositur Xhevatin që të mi largoj librat e Sadiku e kishte dërgua letrën te ata por unë nuk besoja.

Me Xhevat e Xhafer Durmishin dhe Nexhën. Oskarshamn, 1994

Pyetja më e vështirë ishte:
-Kush kanë qenë organizatorët e demonstratave dhe kush janë shokët e mi, pjesmarrës në demonstrate dhe aktivitete tjera “ilegale” kundër Jugosllavisë?
Me keqardhje e them por në shumë pyetje, kishin të drejtë, sidomos kur flitej për PPSH, Enver Hoxhën dhe sundimin e hekurt me ideologji staliniste. Por, për mua aso kohe ishte tradhëti kombëtare jo të flasim kundër Enver Hoxhës e Partisë së Punës, por edhe të mendojmë keq. Kishim arësye të shumta, sepse, o duhej të mbështeteshim në Shqipërinë e E. Hoxhës, ose të mbetemi peng i Jugosllavosë së Titos.
Sa i përket shokëve, siq i quanim aso kohe, më pyesnin për Ali Lajçin, ish cimarin tim, shokun e dhomës në konviktin nr 3, Muhamet Mahmutajn, Nuhi Sylën, Haki Berishën, Xhevat e Xhafer Durmishin, Skënder Gashin, Abas Fejzullahin, Nexhat Ibrahimin, Milazim Krasniqin, Izedinin (villain e Milazimit, ish ilegalin tim, në banesë) e … Gani Krasniqin e Carrallukës, ish shokun e klasës, në gjimnaz, për gazetarët: Skënder Zogajn dhe pa harrua, Jusuf Gërvallën dhe revistat e ilegalitetit të asaj kohe dhe përgjithësisht ilegaletin dhe emigracionin që vepronte jashtë, ballistë, legalistë, zogistë,partite marksite-leniniste e ustashët kroatë.
Në kohën e drekës më lejonin që të ha bukë dhe të pushoj nga 1 orë. Shpesh me binin kafe e qaj në zyrën ku merresha në pyetje dhe sa here që kisha nevojë, më lejonin të shkoj.Në WC-e ndihesha më i sigurtë edhe pse dyshoja se edhe aty kanë vendosur kamera të mshefura.
Në mbrëmje, thirrnin policin ushtarak e bashkë me te shkoja në vendin tim, në birucën time. Atje, policët ushtarakë silleshin me mua sikur unë të isha skllav a rob lufte. Më detyronin ta pastroj dhomën e ndejës ku kishte TV-e, dhomën e fjetjes dhe “kuzhinën” si dhe WC-të e katit ku ishte policia ushtarake. Këto duhej kryer çdo natë, deri në orën 10.00 (22:00) të natës kur është koha e gjumit. Nëse ndonjëherë, i pastroja më herët WC-të, banjot dhe koridoret, policët talleshin me mua dhe me adetet tona. Këto i bënte serbi i katundit Mushtisht të Kosovës i cili e njihte shqipen, adetet dhe iu tregonte dobësitë e ndonjë zakoni, të martesës, vdekjes, megjave etj se si mbyteshin shqiptarët në mes veti vëllai me villain ose martohej me gruan e vëllait, nëse vëllai ka vdekur (shkaku i fëmijëve, kanë ndodhur këto).
Për policët ushtarkë, isha shëndrrua në një person “komik” që vetëm dëgjoja e nuk guxoja të reagoja në asgjë, isha pa të drejta. Ata qeshnin e luanin me mua si maca me miun.
Ajo që më ndodhte me policët, provokimet e tyre poshtëruese, nuk iu tregoja as oficerëve të sigurimit për ato që më ndodhnin në dhomën e fjetjes me policët, për punën e detyrueshme dhe ofendimet e nënçmimet që mi bënin mua e popullit tim, kulturës e historisë tone. Por edhe nuk dëshiroja të bisedoja e të hyja në konflikt me ta nga shkaku se ata ishin si shtazë, analfabetë dhe nga friga se mos këto më bëheshin me dijen e eprorëve që më pyesnin.

Jakup Kastrati dhe William Woker në Malishevë, 2002

Njëherë kur shkoja me një polic në komandë, Musa Behrami më ka pare dhe me vrap mu ka afrua sepse ai, me siguri nuk e dinte se “pse jam këtu, pse kam ardhur në Tuzëll”. Me dorë ngadalë i kam dhënë shenjë që të largohet se të piu e zeza. Polici i cili ishte afër meje e ka vërejtur por mua nuk më ka thënë asgjë. Më vonë, gjatë marrjes në pyetje, Efendić, më pyeti:
-Cili ushtar ishte ai që deshi të përshëndes, kush është ai?
-Musa Behrami, një ish mik i vjetër e njoha kur punonte si mësues matematike në Vushtrri, bashkë me Nexhat Ibrahimin, I cili punonte si mësues muzike dhe kishim qenë ushtar 6 muaj në Doboj. Kapitenit i tregova drejtë sepse nuk kisha çka mëshefi. Më erdhi keq por Musa Behramin, nuk e kishin marrë në pyetje, më tha Mus, kur u takuam pas kryerjes së shërbimit ushtarak, sigurisht kanë besua se vetëm si shokë të ushtrisë kemi qenë e nuk kemi asgjë më shumë.
Pas kësaj, pyetjes që ma bëru, edhe unë e pyeta Efendićin:
-A është e vërtetë se ti ma ke montua rastin e vjedhjes së shulit të pushkës më 1 Nëntor 1981 vetëm e vetëm për me pasur një arësye që të më merrni në pyetje?
-Po, u përgjegj Efendić.
Isha i bindur se më nuk kam çka humbi më shumë, prandaj më nuk kisha se çka të ruhem prandaj e pyesnja edhe për gjera të tjera sepse, “i lagti për shi s`ka çka ruhet”.

Adresën e kisha në Doboj dhe letrat që më vinin nga familja, të afërmit, miq e kusherinj, ushtarë ecivilë, shkonin në Doboj ndërsa nga Doboji, Efendiç mi jepte letrat sa here që kisha letra.
Në një letër që ma kishte dërgua Jakupi 1*), më shkruante se don me ardhur me Ademin 2*) për vizitë në Dobojë.
-Jo Jakup, mos ejani i shkruajta pa i treguar arësyen, pasi që kisha urdhër që të mos iu shkruaj familjarëve se ku jam …

Me Ibrahim Rugovën dhe Jakup Kastratin, Prishtinë 2002

1*) Jakup Bali Kastrati nga Turjaka, është djalë i axhës. Jemi moshatarë dhe të një gjenerate në shkollë, fillore, të mesme dhe univerzitet. Kemi punua bashkë si mësues në shkollën fillore dhe në gjimnaz, ai si mësues biologjie e unë, si mësues letërsie. Ka qenë viktima e pare e kidnapimit nga Hashim Thaçi, bashkë me Cen Deskun, më 1998 por dyshoj se të dytë i kanë tërhjekur deklaratat e dhëna në prokuri dhe policinë e UNMIK-ut ndërsa Cen Desku, as nuk ka pranua se është kidnapua dhe burgosur 30 ditë nga Hashimi. Edhe kjo bën vaki.
Jakupi ishte kryetar i LDK-së dhe kryetari parë i komunës së Malishevës, në zgjedhjet e para të lira, më 2001 (?).
Disa herë kam shkruajtur për Jakupin, Cenin dhe ish prokurorin që e kapte për hune Hashimi:
“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”

Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!


2*) Adem Ukë Kastrati, është vëllai im, më i madh se unë, i treti me radhë. Më i madhi është Laha, jeton në Gjakovë, Zeqa, është i dyti, ka vdekur dhe Ademi, është i treti. Jeton në Suedi. Një kohë ka punua në arsim dhe më vonë, ka punua si nëpunës administrate në Malishevë, në gjeodezi.

Me mikun dhe ish gazetarin e Rilindjes dhe kryetarin e komunës në Fushë Kosovë, Skënder Zogaj, Prishtinë, 2017

Vazhdon

Malmö, 4 nëntor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu