ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Jusuf Gërvalla ishte nacionalist progresiv

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Dr. Sadri Ramabaja

Jam thellësisht i bindur se, nëse në krye të LPK-së gjatë periudhës së luftës do të ishte Ukshin Hoti apo Behadin Hallaqi, e në krye të UÇK-së Fehmi Lladroci, ata, tok me Fehmi Aganin do t’ ia dilnin ta unifikonin faktorin politiko-ushtarak shqiptar në atë periudhë tepër deçidive për kombin

Prishtinë, maj – Në lëmin e mendimit politik, nga eseja e parë e Sami Frashërit (25 qershor 1878) mbi socialdemokracinë si koncept modern politik, e deri tek libri i Ukshin Hoti (Filozofia politike e çështjes shqiptare), q[ paraqet ajsbergun e atij deti të gjerë, edhe mendimi politik i Jusuf Gërvallës, i shprehur sidomos në letërkëmbimin e tij, dëshmojnë, se e majta shqiptare me kohë ishte shndërruar në bartëse e frymës së nacionalizmit progresiz.

Ca filozofë e politologë konservator tanë sot, këtë përcaktim, mund ta cilësojnë si të duan, por ky është fakt historik lehtësisht i dëshmueshëm.

Nëse Jusuf Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, shkruan Blerim Latifi në cilësinë e filozofit, ai do të ishte, në mos kryetar, gjithqysh njëra ndër figurat kryesore të LPK-së dhe më pas edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Në shikim të parë, ky konkluzion është fare i drejtë dhe i logjikshëm. Por, fatkeqësisht, rrjedha e historisë brenda LPK-së dhe UÇK-së e demanton keq!

Që të mos lë terren për keqkuptim: ky demantim nuk do të doja të ishte kaq real në asnjë mënyrë.

Blerim Latifi e din se në rrafshin e mendimit politik, Jusufi vazhdimisht konsultohej shumë, duke i cilësuar si “më kompetent” si Kadri Zekën ashtu edhe Ibrahim Kelmendin. Për lexuesit e brezit të ri dhe të painformuar: ata të tre, tok, Jusufi, Kadriu e Ibrahimi, ishin themeluesit real të LPK-së, që si akt ia arrijnë ta kurorëzojnë pikërisht natën e 16 janarit 1982 në të gdhirë 17 janarit. Me ët drejtë, këtë lindje, më vonë, publicisti e shkrimtari Bedri Zeneli, kryetari i fundit i LPK-së në çaste decidive dhe shpëtuesi real i saj, do ta cilësoj atë akt historik si një lindje e përgjakur.

Nëse Kadriu pati fatin tragjik të njejtë me Jusufin (dhe vëllain e tij, Bardhin), Ibrahimi është në jetë edhe sot, megjithsëe ndaj tij, siç dihet janë ushtruar një avrg atentatesh politike nga më makabret. Unë gjykoj se rishkrimi esull i historisë politike të Kosovës, para së gjithash i LPK-së, atë do ta nxirrte ndër më meritorët që LPK-ja mbijetoi dhe u shndërrua në organizatën politike më të sukseshme që kishim gjatë shekullit të pushtimit serb, duke u “shkri” në UÇK, respektivisht duke themeluar atë.

Për këtë, meritor është gjithësesi edhe një plejadë e tërë e drejtuesve të LPK-së që ishin bartësit e asaj stafete lirie.

(Koordinator pa autorizim e akt zyrtar i LPK-së në Kosovë isha vet në periudhën mars 1986- janar 1987).

Njëri nga mendjet e ndritura të mendimit tonë politik- Ukshin Hoti, ishte bërë gadi t’i bashkohej LPK-së që në vitin 1993, në Mbedhjen Konsultative të saj në Kollare (Kërçovë). Atje do të duhej të shkonin tok me Behadin Hallaqin, sekretarin politik të KP të LPK-së për Rrethin e Prizrenit dhe drejtuesin politik të LPK-së atbotë e më pas në Kosovë për disa vite.

Ata që do ta ushtrojnë puçin brenda LPK-së më vonë (maj 1998) ia kishin arritur ta pengonin shkuarjen e Ukshinit në Kollare, ndërkaq gjatë punimeve të mbledhjes e kishin lëshuar “bombën me gaz”, duke akuzuar Behadinin si agjent serb!

Fundi i tij tashmë dihet.

Duke qenë njohës i mirë i historisë politike, sidomos i organizatave atdhetare, e në veçanti i LPK-së, po edhe peng për tri vjet i HTH pikërisht për këtë arsye, dyshoj thellë se fati i Jusufit do të mund të ishte i ngjashëm me atë të Behadinit.

Pajtohem se bindjet politike të Jusuf Gërvallës me ato të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje, për të mos thënë se e përjashtojnë njëra-tjetrën. Me këtë konkluzion, sidoqoftë, nuk arsyetohet dot linçimi që i bëhet Ministres së Jashtme znj. Donika Gërvalla/Schwarz, bijes së heroit. Ky konkluzion nuk e arsyeton dot as kuazikauzën e opozitarizmit në Kuvend (sidomos nga ana e PDK-së), që ka kohë që është edhe më e ashpër në studiot televizive që i zotëron ish regjimi.

Edhe në Lidhjen e Prizrenit dhe më pas gjatë kryengritjes së madhe për pavarësinë e Shqipërisë (1878, 1910-12), skenën politike shqiptare e dominonin dy rrymat ideologjike lehtësisht të krahasueshme me LPK e LDK e fundshekullit 20-të.

Në të dy periudhat pararendëse, falë figurave emblematike të Ymer Prizrenit e Abdyl Frashërit (1878-1881) e më pas Ismail Qemailit e Hasan Prishitnës (1910-1912), ishte arritur një lloj kohezioni politik i domosdoshëm për ta përbashkuar faktorin shqiptar në masën më të mirë të mundshme. Falë atij kohezioni Lidhja e Prizrenit arriti të përballonte jo vetëm Perandorinë Osmane, po edhe ushtritë e shteteve shovene fqinje për gadi tri vjet rresht. Ndërkaq projekti i kryengritjes për pavaërsi i filluar në mbledhjen e Stambollit, do të kurorëzohej me shpalljen e Shtetit Shqiptar më 28 Nëntor 1912.

Pse dështuam që këtë ta arrinim gjatë viteve 1998/99?

Përgjegjësia gjithësesi nuk është vetëm e LDK-së, megjithëse barra kryesore bie mbi kreun e saj.

Jam thellësisht i bindur se, nëse në krye të LPK-së gjatë periudhës së luftës do të ishte Ukshin Hoti apo Behadin Hallaqi, e në krye të UÇK-së Fehmi Lladroci, ata, tok me Fehmi Aganin, do t’ ia dilnin ta unifikonin faktorin politiko-ushtarak shqiptar në atë periudhë tepër deçidive për kombin, larg më mirë se ç‘u arritë në rrugë klandestine mes Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë Bukoshi, Halil Bicajt, në njërën anë e Ibrahim Kelmendit e Ali Ahmetit, në anën tjetër, por jashtë dijenisë së komplotistëve që e kishin futiur UÇK-në nën kontrll të rreptë.

Do të ishte në nderin e oponencës teorike e ideologjike, pse jo edhe historike e politike, që studjuesit, më në fund, të fillojnë të flasin të vërtetën. Shumëçka tashmë dihet. Ndërkaq me hapjen e arkivave, do të bëhet e njohur edhe ana tjetër e medaljes.

Vetëm atëherë do të arrijmë që ta mbrojmë si duhet UÇK-në. Vetëm atëherë do t‘ia dalim njëkohësisht të kontribuojmë sa e si duhet edhe në funksionalizimin e Republikës së Kosovës, e tok me këtë edhe në realizimin e idealit të Jusufit, Ademit dhe idealistëve tjerë të sa e sa brezave.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu