ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Rrëfim për partizanët, çetnikët dhe vitin 1981 si dhe paralajmërimi i shkrimit se si Željko Ražnjatović Arkan i vrau vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Serbët nuk ishin partizanët. Partizanë ishin kroatët, në shumicë më të madhe. Por, fenomeni i kroatëve si popull është i çuditshëm dhe tragjik. Një pjesë e kroatëve mbështet Gjermaninë e Italinë, ngase deshtën të ndaheshin nga Jugosllavia. Pa kusht! Dhe ashtu u formua NDH (Nezavisna Država Hrvatska).

Pjesa tjetër e kroatëve në krye me Josip Broz Titon luftuan si partizanë për Jugosllavinë. Serbët në Beograd mbas bombardimit fashist iu dorëzuan gjermanëve dhe në ditën e tretë e nënshkroi Nedić të ashtuquajturin “Rasni zakon” të gjermanëve, që ishte kundër Hebrenjeve, Romëve, por kryesisht kundër Hebrenjeve.

Për fat të keq intelektuali kroat, avokati dhe shkrimtari Mile Budak, që ishte ministër i punëve të jashtme në shtetin NDH , e nënshkroi poashtu atë “Rasni zakon”. Serbët nuk luftuan kundër gjermanëve. Harronie atë punë. Luftoi Draža Mihajlović kundër Titos dhe kundër të ashtuqaujturve ustashë, pra kroatët qe ishin në anën e të Gjernanisë. Por ai, Mihajlović, nuk luftoi kundër kroatëve pse ishin në anën e  Gjermanisë, por sepse kroatët dhe serbët gjithmonë luftuan kundër njëri tjetrit. Dhe kroatët me VMRO-n e vranë mbretin Aleksndar Karadjordjević në Marseille të Frances me 1934., ku shkaku ishte i lidhur edhe me shqiptarët, por edhe ky është tregim tjetër.

Pra, në fund të vitit 1943., shumë anëtar të aradhave çetnike kalojnë në anën e Titos dhe kur mbaroi Lufta, me 8 maj, partizanët hynë në Zagreb. Këtu fillon masakra ndaj kroatëve. Mbrenda natës, tekstualisht mbrenda natës, partizani i Titos, kroati Većeslav Holjevac vrau  shumë intelektual kroat si dhe maturantë në Gjimnazin e IV të Zagrebit.

Pason tragjedia e njohur ne Blajburg, ku mbyten qindra mijëa kroat civil dhe ustashet e domobranet (ushtria e regullt e Kroacisë), të gjithë të çarmatosur. Kend e dërgon Tito që ti mbys civilët e shumtë kroat, së bashku me ustash-ët dhe domobran-ët?!

I dërgoj Josip Brozi Tito pikërisht çetnikët (serbë) që me 1943., kaluan në anën e partizanve. Masakër… masakër të paparë kanë bërë ndaj civilëve kroat dhe aradhave të çarmatosura.

E lidhur me ngjarjet e ngjashme në vitin 1981., ishin demostratat në Kosovë. isha në Kosovë rastësisht atëhere. Mos të largohem nga tema. Tek në qershor 1981 dola nga Kosova dhe erdha në Zagreb. Një person që ishte në moshë e që kishte qenë luftëtar- partizan i Titos, më tregoi:

“Sudjelovao sam u masakru na Blajburgu. Tri dana smo pucali u meso. Nikada, nikada više nisam mirno zaspao. Budim se svaku noć u znoju. Sad sam potresen jer nakon ovog na Kosovu znam šta slijedi. Bit će jugoslavensko-srpskog terora na Kosovu, znam to, naprosto znam.”

(“Kam marrë pjesë në masakrën e Blajburg. Tre ditë kemi gjuajtur në mish. Kurrë, kurrë më nuk kam fjetur i qetë. Zgjohem çdo natë i djersitur. Tash jam i tronditur se pas kësaj në Kosovë e dij se çka vije. Do të ketë terror jugosllavo-serb në Kosovë, e dij këtë, thjeshtë e dij”).

Këto ishin fjalët e atij ish – oficerit të partizanëve të Titos , e pastaj oficerit të JNA. Gjermanët civil mas Luftës së Dytë Botërore gati janë çfarosë, por jo vetëm në Vojvodinë, por edhe në Sllavoni, pjesën lindore të Kroacisë.

Për fat të keq, presidenti i parë i Kroacisë dr Franjo Tugjman ishte partizani i Titos dhe në Blajburg 1945. Por, për këtë që ishte në Blajburg, une ia pata përmendur hapur në parlamentin e Kroacisë. I thash haptas që ai, Tugjmani, ka qenë në Blajburg dhe për këtë është dashur ta lëshoj Kroacinë në kohën e re … Por edhe kjo që po e rrëfej në thelb është tregim tjetër. Pra të dalim tek tema: Serbët kurrë, KURRE nuk kanë qenë partizanë.

ishte aty- këty ndonjëri, sidomos nga Mali i Zi.

E Tito e lëshoi Rankovićin, malazezin serbofil, (bjellash) që t’i masakronte shqiptarët në Kosovë, por në pajtim, po e përsëris: Në pajtim me Enver Hoxhën!

  • Po e përfundoj këtë tregim me një si lajmërim, njoftim për lexuesit e portalit Drini, se, së shpejti, do të dal publikisht me dokumentime dhe rrëfime të SDB-së jugosllave dhe me emrat e atyre që kanë qenë të përzier e që kanë dhënë urdhër në SDB për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekes, ku rol kryesor ka pasur Željko Ražnjatović Arkan, por me dijeni, për fat të keq me dijeni edhe të shtetit shqiptar, të vet Enver Hoxhës. 
  • Ky shkrim i Diana Rexhepit është përgjigje ndaj shkrimit: Çetniko-Komunistët serb bënë gjenocid ndaj gjermanëve në Vojvodinë, jo gjermanët ndaj serbëve…! – DRINI.us   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu