ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Mero Baze, “gjenerali i SHIK-ut të Partisë Demokratike”, vazhdon ti del në mbrojtje Hashim Thaçit e ta sulmoj Albin Kurtin!

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Gazetari më i çuditshëm në mbarë hapësirën shqiptare në Ballkan, Mero Baze, u aktivizuar sërish kundër Kosovës, njejt si dikur para luftës e pas saj kur nuk shihte gjë tjetër përpos politikë paqësore dhe shkruante me ëndje për vrasjen e kuadrove të LDK-së. Madje, për këtë e kishte shkruar një shkrim në vazhdime me Bajrush Morinën, që qe botuar në “Bota Sot” (diku kah pjesa e parë e vitit 2001), shkrim që qysh e kuptova më vonë nuk e kishin përjetuar mirë ata që shkrimi i tillë u drejtohej.

Në të vërtetë, une pata botuar pjesë nga libri im në Epoka e Re, në atë kohë ende i pa botuar (Rilindja, Përkushtim e Trishtim) , gazetë që atëhere e sot udhëhiqet nga Muhamet Mavraj.

Ajo që për mua ishte mjaft befasuese qe ndërhyrja nga redaksia apo nga ata që kanë qenë afër saj , në tekstin e shkruar prej meje, pikërisht aty ku e përmendja Mero Bazen, ku e kishin theksuar, duke e futur brenda kllapash: (“Vërejtje: Mero Baze ka qenë gjeneral i SHIK-ut të PD së Sali Berishës”), fakt ky që une nuk kisha assesi si ta dija, se a ishte a s’ishte i vërtetë, por dihej botërisht se Mero Baze ka qenë person shumë i afërt, të thuash njëfar polici i moralit në PD. Në këtë kontekst, atëhere për Mero Bazen nëse gjykojmë bazuar në shkrimet e tij, personazhi më negativ ishte Hashim Thaçi, si dhe të tjerë “të luftës” që synonin t’ua merrnin “pushtetin” atyre të “paqes”.

Pra, mu ai Hashim Thaçi që Meroja njëzet e sa vite më vonë e viziton në Burgun e Hagës, në Holandë.

Mero Baze atëhere, sikurse Sot, ka mbetur një gazetar i shpifur, një propagandistë i vërtetë.

Si të kuptohet ndryshe afria e tij aq e madhe me Sali Berishën Dje dhe urrejtja e paimagjinueshme ndaj tij Sot?

Nuk ka asnjë dyshim se shkuarja e Mero Bazes për vizitë në Burgun e Hagës nuk bëhet për të mirën e Hashim Thaçit si njeri që duhet të ketë nevojë të vizitohet, por për shkak se atij dhe Edi Ramës u ka mbetur në fyt ndarja e Kosovës, për llogari të Serbisë. Sulmet e tij ndaj Albin Kurtit tash, në të vërtetë janë vet fjalët e idhëta dhe pikëllimi i pa fund i Edi Ramës, që nuk ia arriti tashpërtash qëllimit për ndarjen e Kosovës, ashtu siç deshti dhe do Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Andaj, gazetaria e Mero Bazës e këtillë siç vazhdon të na shfaqet, është gazetari e një mercenari jo aq të vogël në profesion, i cili e lavdëron Sot atë që e shante Dje.

Andaj vizita e Mero Bazes, “gjeneralit” që gjëndet jashtë fronteve të gazetarisë, që ia bëri në Hagë gjeneralit Hashim Thaçi, që gjindej “jashtë fronteve të luftës”, është vetëm një vizitë e rëndomtë dhe e pa asnjë domethënie mes gjeneralësh të vetdeklasuar!

Mero Baze nuk ka qenë e as nuk është gazetar kritik, por një manipulant që i përdorë siatuatat për qëllime të përfitimeve personale.

Mero Baze nuk do ta kuptoj se i preferuari i tij i tashëm ia pati filluer të luante “qoke” me amerikanët, çlirimtarët e vërtetë të vendit të vet. Dhe sidomos luajti “qoke” me LDK-ën, të cilën për më shumë se dhjetë vite e pati shndërruar në një “rimorkio” të PDK-së.

“Gjenerali i SHIK-ut të Sali Berishës”, Mero Baze, apo “Mero Çorapja” , siç e akuzonin me apo pa të drejtë në Shqipëri për pseudonimin e tij si bashkëpunëtor i ish-shërbimit sekret në kohën e diktaturës (akuzë të tillë i bëri edhe ish-Presidenti Bujar Nishani, në vitin 2018, njeriu që po ashtu kishte qenë Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë), nuk ka arritur apo nuk do që ta kuptoj se Hashim Thaçin kurrsesi nuk ka mundur Serbia ta dërgonte në Burgun e Hagës , pavarësisht se sa dosjet e shpifura mund ti ketë dërguar ajo atje, por e dërguan ata që e dërguan.

Madje e detyruan që të shkonte “vullnetarisht”!

Për Hashim Thaçin kanë folur e shkruar shumë veta, por ai i bleu me poste e detyra të ndryshme shumicën prej tyre. Une vet ia kam pas botuar në Drini disa vazhdime shkrimesh gazetarit të Rilindjes së dikurshme Veli Bytyçit, ku ai aludonte se si i ka rrahur Hashimi me shokët e tij gjatë luftës, kur ai së bashku me disa të tjerë kishin shkuar në Drenicë që “ta ndalnin luftën”, por që u detyrova ti shlyeja pasi vet autori i tyre ma kishte kërkuar përmes disa të tjerëve që ti largoja shkrimet, që në asnjë mënyrë nuk i plotësonin kriteret e një shkrimi të dokumentuar për një ndodhi, pasi përveç emrit të tij si autor i shkrimit, nuk kishe mundësi ta gjeje asnjë emër të asnjërit të atyre që mund ti kenë rrahur.

Sigurisht që nuk do t’ia kisha shlyer shkrimet, sikur autori i tyre të mos e “kritikonte dikë” vetëm duke e aluduar dhe folur “me rrotulla”, pa e përmendur asnjë emër të kujtdoqoftë, ashtu sikr nuk duhet të veproj kurrë një person që i thotë vetës gazetar!

Dhe çka ndodhi në vazhdim, Mero Baze?

Veliu u bë “këshilltar” i Hashim Thaçit, njeriut që përpara luftës na tregonte se e ka rrahur atë e të tjerët nga grupi, pasi që kishin dashur “ta ndalnin luftën”. Si pasojë e rrahjeve të tilla dhe vuajtjes së madhe, gazetari dhe njëri ndër udhëheqësit e Partisë Liberale të Kosovës, Sokol Blakaj, vdiq pas luftës në Prishtinë.

Krejt bota e din se komandantët e policisë serbe në Kosovë, – që mund të “dëshmojnë” kundër Hashim Thaçit e të tjerëve, nuk kanë se çka të dëshmojnë, pasi të gjithë e dijmë se ata kanë qenë pjesë e ushtrimit të gjenocidit ndaj popullit të pafajshëm e të paarmatosur shqiptarë të Kosovës. Nuk është këtu problemi i ndonjë mercenari të gazetarisë, si i përmenduri më sipër, por problemi është se janë vrarë kuadro të shquara të LDK-së nga fanatikët partiak të partisë tjetër. “Gjeneral” Baze, ata janë vrarë nga njerëzit që ishin larg fronteve të luftës si dhe janë spiunuar e qitë në prita e kurthe të të ndryshme nga pseudointelektual e pseudogazetar të Kosovës. Që ishin “gjeneral”, po ashtu …! Kjo duhet ndriçuar dikund, qoftë në Hagë apo në Prishtinë dhe as ti Mero, që duket qartë se je i gatshëm të shërbesh deri në vdekje, e as Kryeministri Edi Rama, nuk kanë të drejtë të përzihen në çështje të tilla që janë aq të ndjeshme, pasi ua kanë thyer zemrën e djegë shpirtin shumë familjeve në Kosovë.

Vrasjet e tilla bijnë erë të enverizmit dhe rankoviqizmit gjakatar, që lënë pasoja të rënda në jetën e një populli, prandaj kushdo që vërtetohet se i ka frymëzuar dhe kryer vrasjet e tilla, duhet dënuar, ndërsa nëse vërtetohet se ka qenë politikan, atëhere politikani i tillë kurrë nuk duhet të zë vend në institucionet shtetërore të një vendi, përpos që të kalbet burgjeve.

“Plaku Mero” duhet ta kuptoj se as nuk është e as që ke qenë ndonjëherë gazetar i përkushtuar e dashamir ndaj profesionit, por vetëm një shërbëtor i neveritshëm pushtetesh.

Herë i PD-ës, e herë i PS-ës!

Herë i Sali Berishës, e herë i Edi Ramës!

Kjo është e dhimbshme që ti ndodhë një njeriu, sidomos atij që i thotë vetës gazetar, siç i thua ti.

Në Burgun e Hagës apo në Kosovë, Hashim Thaçit e as Edi Ramës, kurrë më nuk ka për tu ardhur dita që të bëjnë pazare me Aleksandër Vuçiçin për ndarjen e territorit të Kosovës sonë të vogël.

Nëse u ka mbetur merak këtyre të treve ndarja e vendit tonë, ti Mero Baze duhet të pushosh ti tregosh mbarë popullit të Kosovës se kush bënte e kush nuk bënë. Albini sot është Kryeministër e nesër mund të mos jetë, por ndarja e Kosovës nuk ka për të ndodhur siç duan Anti-Shqiptarët, që për fat të keq janë edhe shqiptarë, sidomos të tillë që i shërbejnë gjithkujt me para apo për hirë të “b..ythës” së rrezikuar. Mercenarët. 

Ndaj Albin Kurtit nuk ka përfunduar asnjë gjyq, Mero Baze, pasi Albini është Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nuk gjëndet duke e pritur asnjë gjykim. Prandaj, gazetarët e shpifur mund të fantazojnë e shpresojnë kot për gjyqin e mbaruar kundër tij. 

  • Autori i shkrimit është udhëheqës i portalit: www.drini.us

________

Gjyqi i pafilluar ndaj Hashimit dhe gjyqi i mbaruar ndaj Albinit

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ishte Komplot ne plotkuptimin e fjales Komplot, e Komplot me i gjere, per rrzim te Qeverise Legale dhe Legjitime te Albin Kurtit. Ai rrzim e shokoi tone Boten, TEKSTUALISHT E SHOKOI BOTEN. Sepse ne kohe te shpalljes dhe perhapjes te Pandemie Botrore edhe ato vende-shtete qe kishin zgjedhje apo ndrime qeverie dhe/apo te zgjedhjeve presidenciale i suspenduan gjegjesisht i shtyjne cfaredo zgjedhje apo ndrime dhe te qeverisjeve lokale e le mo ndrrime te boshtit te shtetit, Qeverise. Kosova do te mbetet ne Histori te Botes si i vetmi vend, shtet ne te cilin kohe tragjike te Pandemise me permasa botrore tere Bota vllaznohej e ne Kosove rrzohet nje Qeveri Legale dhe Legjitime qe fitoi shumice te votave te qytetarve ne zgjedhje parlamentare disa muj me heret. Do te shkruhen ne te ardhmen shume analiza dhe vepra me studime dhe shqarime per kete ngjarje pa presedan e ndoshta me titull punues: Grushteti ne te cilin zbatuesit e grushtetit ishin shqipetaret, e kunder shqipetareve. E protagonist te grushtetit ndaj Qeverise Kurti: Hashim Thaci, Edi Rama, Aleksandar Vučić, Richard Grenell dhe LDK, hija e hijes se hijes te partise te dikurshme te Ibrahim Rugoves, por pa Vjosa Osmani. Pa burneshe Vjosa Osmani, por me Adolf Arben Hitler Gashi. E per kete zotriun qe permendet ne kete tekst… Mero Baze… hmm… pyetja e pare qe me kish ra ne mend me pyt dikend eshte: Cili eshte emer e cili mbiemer te ky apo ne kete… Mero Baze? Dy emra apo dy mbiemra apo person me emrin te kodum qe kryn detyre dhe vepra te ndyta, e ne manire te famkeqit sherbimit sekret STASI te Gjermanise Lindore. Per fund qe shkrimi per komentin i zonjes Viola von Cramon per ate ngjarje tragjike ne Kosove: “Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur “tragjike” atë që ndodhi të mërkurën mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, ku u rrëzua Qeveria Kurti përmes një mocioni. “Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë. Tash votat janë vjedhur nga të vjetrit sërish. Tragjike”

  2. Mendoj qe z. Baze nuk eshte konsekuent ne parimet e tij. Vite me pare ai ishte nje kundershtar i “Rogneristeve” kurse tani ju del ne mbrojtje. Ja se cka shkruan ai me 29. 04. 2015 (Vetem Pandeli Majko ka dhene kontribut meritor per Kosoven)
    “Listat e vdekjes qe qarkullonin ne Tirane kunder atyre qe quheshin kundershtar te nje grupi te ngushte politik te UCK, jane nje turp per historine e ketij vendi. Hapni arkivin e TVSH -se me 30, 31 mars 1999 dhe degjoni e shikoni po mundet pa u skuqur deri tek veshet se cfare eshte thene publikisht si thirrje publike per te ekzekutuar kedo qe eshte mbeshtetes i Rugoves apo Bukoshit.”
    Mero nuk ka nevoje ta mbroje Hashimin. Per Hashimin do te vendose drejtesia. Mero dhe ne te tjeret vetem mund te shpresojme qe ne fund do te dale e verteta.
    Sa per kritikat per Albinin, mendoj qe z. Mero ka te drejte.
    https://lajmi.net/baze-nga-tirana-vetem-pandeli-majko-ka-dhene-kontribut-meritor-per-kosoven/

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu