ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Me të vertetë , ku jemi ? Cili është Nuri Bexheti ? 

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga Fahri Xharra 

Ajo që më nxiti të shkruaj , dhe të pyes se me të vërtetë ku jemi është ajo që lexova për Ligen greko -amerikane në Çikago , dhe ndarjen e çmimit për 50 student të rinj greko-amerikan “ të cilët do ta zbardhin të ardhmen greke”. Salla ishte mushur , nga familjarët dhe miq te filohelenizmit për ndarjen e shpërblimit vjetor “”best and brightest”” 

“ më të mirët dhe më të shkëlqyerit” Qëllimi atdhetar grek që të rinjtë greko-amerikan të mos shkëputen nga rrënja e tyre dhe ruajten e trashëgimisë helenike   Por pa e ngarkuar shkrimin ne fund të tij do ta listën e pjesëmarrësve. 

Me të vërtetë ne ku jemi ?   dhe cili është Nuri Bexheti ? 

“FRM siguron se herët apo vonë, në Kosovë do të triumfojë Islami. Edhe pse Kosova sot është nën sundimin e Perëndimit të Krishterë, një ditë kur të fitojë pavarësinë dhe të çlirohet nga sundimi i huaj, pjesë e pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe fitorja e Islamit mbi Laicizmin,” 

Në shtypin ditor kam lexuar : Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane. Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi. 

Libri i Nuri Bexhetit, mu në kohen kur nisi të merr hov turqizmi në Kosovë, ky i tregon botës që në vitet 1683-1699, ne ishim kryesorë në “ Luftën e madhe turke “. 

Bota e di, por pse ti po ia rikujton?. Qëllimet dihen. Mo` zo ` ma keq për ne ! 

Në mënyrë indirekte , Nuri Bexheti e  përkrahë “Pasi Laicizmi-Katolik nuk është feja e shumicës së popullit të Kosovës por është fe e masonëve të Francës, ne bëjmë thirrje që në Kushtetutën e vendit tonë, feja zyrtare e vendit të vendoset Islami.(FRM ) 

Bexheti është njohës i mirë i rrethanave historike, ndërsa çmohet edhe studimi i tij i doktoratës që ndërlidhet me shqiptarët dhe rrethimin otoman të Vjenës. ( sa keq !) 

-“Shtrohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret”.- thot Nuriu . 

Viti i lindjes 1962, vendi i lindjes – Tetovë – Maqedoni – Individ nga Ballkani, është përshkrimi për Bexhetin. Ai është pjesë e listës së zezë që nga vitit 2001 me vendim të presidentit Bush. 

Në një bisedë në Interaktiv, e ka pranuar se është dënuar nga Agjencia Kundër-Korrupsionit për mos deklarimin e pasurisë sa ishte këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja. 

Më parë, Bexheti ka qenë edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse në kohën e luftës në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “ ( çfarë ishte qëllimi i tij në Luftën e Kosovës?) 

IshPro – rektori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti është duke u ironizuar me të madhe nëpër rrjetet sociale, pasi që në një emision mundohej t’i arsyeton skandalet që ka përfshirë UP – në javëve të fundit. Një pjesë e shkëputur në video nga intervista e tij e dhënë për “Interaktiv” po shpërndahet me tituj ironizues si: “Pjesë  të zgjedhura nga Intervista e prorektorit te Universitetit te Prishtinës dhe “shkencëtarit “te heshtur Nuri Bexheti ne emisionin interaktiv ne KTV”, apo “Pjese te zgjedhura filozofike dhe shkencore nga prorektori Nuri Bexheti”. 

“Kujtojmë se një deklaratë që ndërlidhet me pushtimin turk të Kosovës, por shumë ekstreme – përderisa e thotë bazuar me bindjet fetare e jo të faktografisë historike (sipas tij, në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë; turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre) – e ka dhënë edhe imami i xhamisë “Suzi Qelebi” në Prizren, Irfan Salihu, 

Foli Irfani , foli Nuriu! 

http://lugina-lajm.com/2015/04/dr-i-historise-nuri-bexheti-mendon-si-hoxhe-irfan-salihu-shqiptaret-u-zgjeruan-me-territor-ne-kohen-e-osmanlinjeve-video/ 

Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje  
të Perandorisë Osmane të Perandorisë Osmane 

Shkrimi që mundohet të zhvlerësojë veprën e ma dhe J. Buxovit ; “ Kosova-Antika.. ) duke e quajtur falsifikim të historisë së Ballkanit 

  

Por , Nuriu nuk është vetëm , E njihni Blerim Shalën ? : “Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat kanë dalë tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë, ka përfunduar si kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit. Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse ne zakonisht i balansojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të territoreve etnike shqiptare  ,ka deklaruar Blerim  Shala. 6915 

Gjakovë, më 09.11.2021 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Për fatin e keq të Kosovës dhe shqiptarëve pas vitit 2000 e sidomos pas vitit 2008 kur për herën e dytë ata që e shpallën Kosovën Republikë, e kanë mohuar dhe asnjëherë se kanë pranuar Kosovën e Shpallur në Kaçanik e as Kushtetuten e saj, përkundrazi ata që lexonin deklaratën në Kuvend më 2008 për Shpalljen e Kosovës Republikë, që pas një kohe me kërkesën e Serbisë me Fusnotën(Pusnotën) që e nënshkruan e hiqen emërtimin Republikë dhe në qarqet diplomatike ndërkombëtare lejohet dhe përdoret vetëm emërtimi serb Kosovo, e të gjithë këta që lejuan këto veprime dhe soj i Nuri Bexhetit si historian dhe Blerim Shalës që edhe ju patë afruarHashun Thaçit si këshillëtar në vitet 90_ta u burgosen nja dy javë ditë dhe dy muaj rrjesht shkruanin për këtë burgosje me Halil Matoshin…! Si përfundim: Këta lloj politikuajsh , qeveritarësh dhe historianësh kanë qeverisur zyrtarisht që nga 2008 Kosovën dhe këtë gjendje që tani është Kosova para zhbërjes si shtet, nga keqpërdorimet në të gjitha drejtimet që i kanë bërë ky soj i pa sij që kanë lidhur marrëveshje e kumari e bashkëshorti për qeverisje të Kosovës me gjitha partit bashkë deri më 2020 jan fajtorët kryesor. Inderuar Fahri,Nuri Bexhetit i ka interesuar dhe i intereson pasuria, pozita dhe bashkëmendimtarëve dhe veprimtarëve tëtij e si ai andaj Kosova është këtu ku është. Ju në vazhdimsi po i paraqitni me të dhëna e dëshmi veprimet e këtyre , por 20 vite rrënim e shkatrrim që kanë bërë don kohë nëse lejojn rrethanat me u kthyer mbarë, por mbarë s’kthehet pa u përgjegjë fajtorët..!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu