”Rilindja për fëmijë” 16. Kallnor 1968
Nga: Fahri Xharra
17 janari 1968 , 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut . Një jubile që e kanë rastin vetëm fatbardhët të kremtojnë vetëm ata që qëllojnë në atë kohë . Në Kosovë , Maqedoni dhe Malin e Zi shqiptarët filluan të frymonin lirshëm shqiptarisht ; ishte koha e ri zgjimit të madh shqiptar . Si me qenë nga natyra e porositur : zgjimi kombëtar në një pjesë të kombit që ishte i ndrydhur me shekuj mu në 500 vjetorin e rikujtimit të madh e shuarjes së Skënderbeut të Madh , por edhe fillimi i degradimit të unit shqiptar . E kishim turkun mbi krye mbi 500 vjet , e kishim serbin mbi krye gati 100 vjet .
Por edhe koha , edhe erërat çlirimtare të shpirtit të robëruar por edhe fryma e ngritur nga një udhëheqje shqiptare e këtyre anëve qe e mundësonte shijimin e të vërtetës sonë. Dikush u viktimizua ,; ashtu e paska natyra ligjin e saj , nuk ka fitore pa sakrifica.
Ishte koha kur u ngrit flamuri kombëtar në këto anë të tokave shqiptare; ishte koha e burgosjeve të atdhetarëve ; ishte koha e sundimit të RSFJ-së ; por ne prapë ia arritëm të kemi një dritë në ardhmërinë tonë . ishte koha kur shqiptarët mendoni pas ca e ca shekujsh ,vetëm shqip .
Ishte koha kur edhe fetarët e feve të shqiptarëve mendonin vetëm shqip . U rralluan disa gjëra të mbrapshta , disa vizita të panevojshme , disa lutje që nuk përshkonin me aspiratat tona; ishte koha e shqipes , e shqiptarisë në tokat ende të pushtuara të cilat luftoni për një autonomi në arsim , në politikë ,në zhvillimin industrial. Ishte koha : Shqip !
Jubileu I Skënderbeut e zgjoi krenarinë shqiptare ; librat e rinj për shkollarët e rinj fliteshin për Skënderbeun . Një ëndërr e pa paraparë ; një ngritje morali në caqet e saja , një shpresë për diçka më të madhe.
Edhe unë si 16 vjeçar që isha në kohën e rikujtimit të epokës së Skënderbeut , i dola krah me mundësit e mia që ma lejonte mosha dhe të la një gjurmë në gazetat e kohës ; për Skënderbeun dhe Shpatën e tij.
Po sot , po flas prapë për ato toka të 1968-ës , për Kosovën si shtet i pavarur , për Maqedoninë me “Marrëveshjen e pa zbatuar të Ohrit “, për Malin e zi që për ditë qenja shqiptare po zvogëlohet.
Kush e kishte menduar që me 17 janar 2016 , do ta kemi Kosovën shtet të pavarur me të gjitha atributet e një shteti të njohur ndërkombëtarisht.?
Kush e kishte menduar që do ta harrojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, do të mundohen t`iu falim serbëve me arsyetimin “shkencor “ ai nuk “ishte shqiptar”?
Kush e kishte menduar që më me guxim flisnim si të robëruar pas vitit 1968 , se sa sot në Kosovën e lirë.
Kush e kishte menduar që edhe më 17 Janar 2016 mundohemi ta ri sjellim të kaluarën e largët prapë në mendjen tonë të lire , të pa varur dhe t ‘ashtuquajturën mendje sovrane?
Zot , të kërkojmë ndjesë ,se edhe ti po e sheh se nuk jemi ata të kohës së 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut .(170116 )
Gjakovë, 10.11.2021
Përshëndes të pa lodhurin Fahri Xharra për punën e tij në pasurimin dhe mbrojtjen e historisë të popullit tonë.
Sa mirë mor Fahri Xharra që e paske ruajtur Rilindjen.
Kujtim i mirë dhe me vlerë.
I nderuar Sinan , ne trollin shqiptar jan rrite dijetar e atedhetar , qe
gjeneratave pase-ardhse u kan krijue taban per tu gezue qe jan shqiptar
Nje nga shume te tille eshte Akademiku shume i nderuar Aleks Buda
Ky eshte burri i asai kohe qe Serbve per rrenen se Skenderbeu eshte serb
u dha pergjegjeje qe ngelen te turpruar per rrena dhe ma nuk e perseriten !
Kremtohej 500 vjetori te madhit Skender Be !
Ne ate kohe si shume i ri isha antar i ansamblit autokton Rugova
Aleks Budes ia kishin organizue nje pritje burrat e nderes kombetare
Ram Kapllani , e Ram Elezi me ansamblin Rugova ne kuqishte
Pas ceremonise se pritjes e rrethuem Aleks Buden ! Fotoreporter
aty ishte Ekrem Kryeziu dhe nje gazetare (Ia paskna harrue emnin)
Fjalet e embla te Profesor Alek Budes e nxiten ate gazetare ateher
ti drejtohet e i thot : Profesor Ti je zoti i jone ! Profesori me nje afersi
prindi i tha Vajzo ndegjom mire Zoti i jone eshte populli shqiptar
Ky burre ne ate kohe shkelqente edhe nga bukurija e natyra e
burrit shqiptare ! Fort mire po shprehet i ndershmi Fafri Xharra
e Une po shtoj ajo kohe nder ne e ka pase forcue guximin
qeltertesine dhe dashurine e pa shibla te tqenmes shqiptar bujare !
Pranoni pershendetje miqesore M.U.