ARKIVI:
15 Prill 2025

Izraeli hyri në Gaza

Shkrime relevante

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli (4)

Politika Ekskluzive nga Gëzim Marku Në pjesën e katërt të intervistës me gazetarin...

“Nëna e Terrorit Modern Islam”: Sulmi vetëvrasës në Xhaminë e Madhe, Mekë 1979

Tymi nga Xhamia e Madhe e Mekës gjatë sulmit vetëvrasës të...

Çfarë po bën me Shqipërinë, o horr që i fut hundët kudo?

Nga Aurel Dasareti Mafiozi kryesor sundon Shqipërinë sipas tekave dhe shpikjeve të...

Izraeli i frikësohet kontrollit turk në Siri. Deri ku do të shkojnë ata për të ndaluar Turqinë?

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i përkohshëm sirian Ahmad...

Shpërndaj

An Israeli artillery unit fires toward targets in Gaza Strip, at the Israeli Gaza border, Thursday, May 13, 2021. (AP Photo/Ariel Schalit)

Forcat tokësore izraelite kanë kaluar kufirin për në Gaza, njofton ushtria izraelite.

“Forcat ajrore dhe tokësore nga IDF tani po sulmojnë në Rripin e Gazës”, shkruan IDF në Twitter.

Zëdhënësi i ushtrisë Jonathan Conricus konfirmoi për AFP se ushtarët izraelitë kanë hyrë në Rripin e Gazës.

Pak para mesnatës, sipas kohës norvegjeze, Times of Israel shkroi se IDF ka nisur një sulm të madh me bomba në pjesën veriore të Rripit të Gazës, me avionë, helikopterë dhe dronë, si dhe tanke dhe zjarr artilerie. Megjithatë, ai nuk është ende një pushtim, por duket të jetë veprimi më gjithëpërfshirës që Izraeli ka nisur në Rripin e Gazës deri më tani pasi filluan sulmet me raketa ndaj Izraelit të hënën.

Agjencia e lajmeve AP raporton gjithashtu atë që duket të jetë sulmi më i madh izraelit deri tash. Flakët e kuqe ndezën qiellin ndërsa njerëzit u zgjuan nga zhurma e shpërthimeve në periferi të Qytetit të Gazës. Sulmet ishin aq të fuqishme sa që njerëzit brenda qytetit, disa kilometra larg, ulërinin nga frika, tha agjencia e lajmeve. ntb/document.no

Përktheu nga norvegjishtja: Drini

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu