ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!

Shkrime relevante

2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Florim Zeqa Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t’na...

Çka mund të mësojmë nga studentët e Beogradit?!

 Ali Sh. Mehmeti  A është rritur një gjeneratë e ra në Serbi,...

Ferhat Draga, personalitet i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare, përkujtim me rastin e 80-vjetorit të vdekjës (1944-2024)

Ferhat Draga(1873-1944) Nail  Draga, Ulqin Sipas të dhënave të dëshmuara familja Draga...

Lidhja Shqiptare për rikthim në katolicizëm, me seli në Bruksel, një fener i dritës dhe dinjitetit kombëtar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani  Bruksel, selia e shpresës së re shqiptare —...

Ti ishe fati ynë!

Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e âsht. Atë do...

Shpërndaj

Lulëzim Shishani, Prishtinë

  • Sqarim për publikun

Pas publikimit të njoftimit për fillimin e procedurës penale kundër përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kemi vërejtur një shqetësim të madh të qytetarëve dhe një mjegullim sikur ne nuk pranojmë bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Për interes të opinionit publik e shohim të arsyeshme ta sqarojmë pozicionin tonë përmes një oferte publike për bashkëpunim pa kushte me çdo institucion të Shqipërisë me qëllim të përbashkët përparimin e gjuhës shqipe.

Ofertat tona në të shkuarën…

Më shumë se një herë, me shumë ngulm kemi provuar bashkëpunimin për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Qysh në vitin 2002 Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i kemi ofruar (propozuar) financim të plotë dhe mbulim të të gjitha shpenzimeve për një fjalor të tipit të madh, ku të gjitha të drejtat për botim si format libri do t’i mbeteshin Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa versioni digjital i fjalorit të ishte pa pagesë për banorët e Shqipërisë e të Kosovës. Oferta jonë u refuzua nga Departamenti i Leksikologjisë, edhe pse asokohe ishim partnerë  dhe kishim një bashkëpunim të kontraktuar me departamentet e tjera të gjuhëtarëve të respektuar.
Në vitin 2019 Qeveria e Kosovës përzgjodhi institucionin tonë – Qendrën për Edukim dhe Përparim – për hartimin e Fjalorit të madh të shqipes, jo vetëm si format libri, por edhe si softuer, përkatësisht në formë digjitale për të gjitha pajisjet me të cilat shkruhet fjala shqipe.
Sërish i kontaktuam zyrtarët e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe ata të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke i njoftuar për projektin e Qeverisë së Kosovës për Fjalorin e madh të shqipes. Iu drejtuam me ofertë konkrete bashkëpunimi, por përsëri këta zotërinj refuzuan të bashkëpunojnë, njësoj siç refuzuan 20 vjet më parë.

Oferta jonë sot …

Ejani ta bëjmë fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra (pa pagesë) për çdo shqiptar!
Ejani ta bëjmë bashkë fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra, e jo dy fjalorë, njëri me 90000 zëra, siç synoni ju deri në vitin 2023, dhe tjetri me 100000 zëra, siç po përgatitet tashmë nga QEP-i dhe pritet të realizohet deri në fund të vitit 2022.
Le të dihet njëherë e mirë, Qendra për Edukim nga Prishtina nuk e refuzon bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Shqipërisë, që për detyrë kanë përparimin e gjuhës shqipe, ani pse kemi shqetësimet tona për sinqeritetin e tyre për t’i trajtuar problemet e gjuhës shqipe në dobi të kombit.

Ndryshe si shpjegohet këmbëngulja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që një komb i vogël me dy shtete të dalë me dy fjalorë thua se kemi dy gjuhë.
Pse duhet të bëjmë shpenzime të dyfishta për të njëjtën punë e të mos e bëjmë bashkë Fjalorin e madh të shqipes, madje me 200000 zëra?!
Pse të mos jetë në versionin digjital dhe pse jo falas për të gjithë shqiptarët?!
Pra, të mos dënohet qytetari i Shqipërisë, por të përfitojë edhe ai qasje të pakufizuar e kundrejt asnjë detyrimi financiar, njësoj siç përfiton secili qytetar i Kosovës.
Përfaqësues të projektit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dolën edhe nëpër televizione me deklarata për ta mbrojtur tregun e Shqipërisë nga Fjalori i madh i shqipes që po hartohet në Kosovë. Këto janë politika të kundërligjshme dhe të papranueshme në kohën e sotme. Ejani t’i bashkojmë forcat që të mos vihet gjuha shqipe në pazar, por të ketë vetëm qytetarë përfitues të fjalorit digjital falas për të gjithë shqiptarët kudo veprojnë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mundohet ta mashtrojë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

I bëjmë thirrje Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që t’i ndërpresë përpjekjet dashakeqe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për përçarje kombëtare e të pranojë ofertën tonë për Fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra, të udhëhequr dhe të financuar nga ne, që do të dalë në trajtë libri fizik dhe në formë elektronike falas për banorët e Shqipërisë, të Kosovës e të Maqedonisë.

Nën ndikimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, aktualisht po mundohet ta mashtrojë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përmes një marrëveshjeje të përbashkët për projektin e Fjalorit të madh të shqipes të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo marrëveshje kërkohet me mashtrim juridik për takimin e radhës ndërmjet dy qeverive, duke e përfshirë në mënyrë të kundërligjshme financiarisht dhe më shumë se kaq Qeverinë e Kosovës. Kësisoj udhëheqjes kosovare po i imponohet projekti i Tiranës, ani pse Qeveria e Kosovës tashmë është duke e hartuar Fjalorin e madh të gjuhës shqipe me 100000 zëra dhe ka paguar tashmë QEP-in që, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe gjuhëtarët më të mirë nga Tirana dhe Prishtina, ta hartojë Fjalorin e madh të shqipes, produkt ky që do të jetë falas për të gjithë banorët e Kosovës. Pra, një përpjekje dinake për ta lënë anash Fjalorin e madh të shqipes që po e përgatit Ministria e Arsimit e Kosovës në bashkëpunim me QEP-in dhe institucionet tjera të përfshira. Këtë synim përçarës, zyrtarët e Qeverisë së Shqipërisë po mundohen ta arrijnë në mënyrë formale dhe joformale, e që rrjedhimisht, me angazhimin tonë, tani janë në bankën e të akuzuarve dhe ndaj tyre po zhvillohet proces penal në Gjykatën e Tiranës për shkelje të ligjeve të Shqipërisë.

Nuk duam të besojmë që sot në Shqipëri mungojnë njerëz si akademiku i ndjerë Jorgo Bulo, ish-drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, apo i ndjeri Gudar Beqiraj, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të cilët sa ishin gjallë i ndalonin veprimtaritë e tilla përçarëse. Emri dhe kontributi i tyre janë pjesë e të gjitha veprave tona intelektuale në fushën e gjuhësisë.

Refuzimi i bashkëpunimit me projektin tonë sjell përçarje në fushën e shkencës dhe shkapërderdhje financiare përmes shpenzimeve të dyfishta nga buxheti i varfër i Qeverisë së Kosovës dhe i Qeverisë së Shqipërisë për dobi të dy-tre përfituesve të pangopur.
Pra, ejani ta bëjmë fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra, jo me 90000 siç po synohet me keqdashje dhe në shkelje të hapur të ligjeve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Më vjen keq që zëri i gjuhëtarëve dhe intelektualëve tjerë të mëdhenj që ka Shqipëria nuk guxon të dëgjohet në dobi të bashkëpunimit shkencor dhe kundër rolit djallëzor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kundrejt Republikës së Kosovës e në veçanti kundër gjuhës shqipe si pasuri e përbashkët kombëtare.

Gjuhën shqipe nuk e morëm me qira nga Shqipëria!

Duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë se gjuha shqipe është pasuri e kombit shqiptar, autokton në tokat e veta. Në Kosovë gjuhën shqipe e trashëguam nga paraardhësit tanë shqiptarë, zotër të tokës së Kosovës ku dhe sot jetojmë  dhe nuk e morëm me qira nga shqiptarët e tokës së Shqipërisë. Shqipëria duhet të bashkohet me ne në përparimin e digjitalizimin e shqipes dhe trajtimin e saj si pasuri mbarëshqiptare, e jo, e frikësuar e dytësore të refuzojë. Qendra për Edukim dhe Përparim ka 20 vjet që lut e përgjëron për këtë bashkëpunim mbarëkombëtar, në emër të atyre që ne i përfaqësojmë – dy milionë përdoruesve të softuerëve për gjuhën shqipe.

Vetëm gjuha shqipe e përbashkët është garanci për bashkim kombëtar!

Gjuha është tipari më i rëndësishëm i identitetit kombëtar. Një komb, një gjuhë, një standard, një fjalor i madh i shqipes me 200000 zëra, një program kompjuterik për drejtshkrim në MS Office, një program për sintaksën në MS Office e një për morfologjinë janë synim yni. Institucioni që i garanton këto në mënyrë digjitale, në bashkëpunim me institucionet gjuhësore nga të dyja shtetet e më gjerë, duhet të jetë QEP-i, një qendër me përvojë mbi 25-vjeçare në digjitalizim, një bashkues i qeverive shqiptare. Puna e dëshmuar dhe përvoja e gjatë e këtij institucioni do të jetë siguri për bashkim kombëtar kurdo në të ardhmen, ndonëse elementë të ndryshëm tani këtë e konsiderojnë moment jo të duhur apo edhe nuk e dëshirojnë fare. Megjithatë, refuzimi për t’u bashkuar fort rreth digjitalizimit të gjuhës shqipe është i pashpjegueshëm, i pafalshëm dhe i dënueshëm.

Ne kemi vetëm një kusht për bashkëpunim!

Çdo shtetas i Shqipërisë t’i ketë pa pagesë dhe në versionin digjital (softuerik) të gjitha rezultatet e punës së përbashkët, e sidomos t’i ketë falas ato vepra shkencore që paguhen njëherë nga tatimpaguesit e Shqipërisë, ashtu siç i kanë falas të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes që kemi me Qeverinë e Kosovës.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim me përfaqësuesit e çdo institucioni në Shqipëri, pavarësisht kundërshtimit të tyre, duke u ndierë mjaftueshëm të mbrojtur dhe të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të garantuar përparimin dhe digjitalizimin e tërësishëm të gjuhës shqipe, përherë në bashkëpunim me gjuhëtarët më të mirë e atdhetarë që kemi, në Tiranë e në Prishtinë.

(https://gjuhashqipe.com/artikujt/blog/fjalori_i_madh_i_shqipes )

Prishtinë, 4.11.2021

Lulëzim Shishani, drejtor

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Pse hjek keq z.Shabani A nuk kimarre veesh e shqiprijamee Edi Ramen duan
    kriju fjalor te perbashket me vuqiqat e serbise dhe ate gjuhe ta kuptojne
    edhe Rust se pse stalinizmi nuk largohet prej shqiprise pa i ra murtaja
    partise se punes se flliqenise!

  2. Lulzim, përvec përshëndetjes, të përgëzoj për temëm e qëlluar. Kemi shumë nevojë për një fjalor sepse gjuha zhvillohet por edhe mund të vdes.
    Mjerisht të dy akademitë e shkencave, ajo e Shqipërisës dhe Kosovës, janë në gjumë dimëror (më shumë se 3o vjet).
    Dihet kush është kryeakademik në Shqipëri, një komunist.
    Përshëndes edhe komentuesin e rregullt, Mal Ukën.
    Sinani, Suedi

  3. Edhe nje moskuptim dhe turp perpara botes na shtohet me kete kundershtim e mospajtim.Tirana ‘Akademike ‘ don τe tregoje se gjuhet veri – jug nuk kane perputhje.Dhe harrojne se pikerisht ai dialekti i veriut eshte shqipja e embel ku kane folur e lane shkrime njerez te shumte e me emer ne historine tone si Gj.Fishta, e shume te tjere.Ja dhe perkthimi i fjaleve patriotike te Rames per “Bashkim ” kombetar.Ndjej turp me qendrimin e shtetit tim.

  4. Zonja Ritë, ne shqiptarët kemi një gjuhë e gjuha shqipe ka dy dialekte, dialektin e gegërishtes (Gegënishtes) dhe të toskërishtes.
    Elbasani, gjegj. lumi Shkumbin është kufiri natyral që i ndan dy dialektet, por pas vitit 1972, kur mbahet Kongresi i Drejtëshkrimit në Tiranë, në ndërtesën ku sot është Kuvendi i Shqipërisë, kemi vetëm një gjuhë, gjuhën standarde, kancelareske, gjuhën letrare shqipe. Se ka pasur e ka nevojë edhe për një Kongres tjetër për Drejtëshkrimin (e ndoshta edhe për Alfabetin e gjuhës shqipe), s`ka pikë dyshimi se do të pajtohesha por deri atherë, duhet ti respektojmë të gjitha vendimet e Kongresit, që sipas shumë studjuesve të gjuhës, kultures … ALBANALOGJISË, është arritja më e madhe, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912). Se cka thot Edvin Rama apo politikanët e tjerë, këto nuk kanë kurrfarë rëndësie.
    Gjuha e Fishtës, Mjedës, Shirokës etj sikurse ajo e Naimit, Poradecit, Konicës, De Radës, Gavril,l Darës (së Ri) është gjuhë e ëmbël. Kush i këndon më mirë Rinës (e Ritës, përm. imi) se sa De Rada?
    Të përshëndes Ritë!
    Sinani, Suedi

  5. Plotesisht dakort cfare shkruani me siper z.Sinan se ne baze te asaj gjuhe letrare jam shkolluar.Jeni enciklopedik dhe i sakte ne gjykim por sic e sheh une si t’a shpjegoj , kam te njejten reagim si miku yne z.Uka.Padrejtesia na shkakton revoltim .Nga viti 1972 ka kaluar gjysem dekade dhe nje Kongres te dyte per gjuhen shqiptare eshte me e duhur se kurre.Nje fjalor me 200 000 fjale eshte nje perbashkim i dy dialekteve tona ku nuk shoh gja te keqe vec nje pasuri e jona e dyfishuar..Duken qarte qellimet e Tiranes.Me pelqen qe besoni paksa ndryshe.Me mungon toleranca ,e pranoj por njoh mire dhe synimet e Akademikeve te Tiranes qe mjerisht ne nje ane ligjerojne per aparence dhe per hapesire dialogu ne anen tjeter presin e miratojne udhezime nga politikane.E te mendosh se ne cfare shekulli jemi ,tek ne Historjanet ,Arkeolloget,Akademik- et orjentohen nga politikanet.Historjanet tane te famshem te ndare ne dy kampe Ende s’po realizojne rishkrimin e historise se vendit nga shpallja e Pamvarsise e deri me sot sa shume here historjane angleze,austrijake, italjane e gjermane kane afruar ndihmen e tyre.me deshmi e dokumenta.Moskupti -met midis dy kampeve do cojne ne ate qe Historia e Shqiperise ose s’do te rishkruhet ndonjehere ose do t’a shkruajne historiane te huaj.Dhe
    se fundi ju falendetoj z.Kastrati sikurse dhe z.Uka !Pershendetje !!

  6. S’ka dyshim se unifikimi i gjuhes eshte nje nga ngjarjet me te shenuara ne historine e gjuhes shqipe dhe te kultures kombetare shqiptare. Mendoj qe askush nuk duhet te jete kunder gjuhes standarde. Por gabimi u be se ketu nderhyri politika. Per nje moment , sa hap e mbyll syte, rane poshte te gjitha ato mundime qe bene gjuhetaret dhe patriotet e meparshem. U hodhen poshte vendimet e Kongresit te Elbasanit (2-8 shtator 1909), Komisise Letrare Shqipe ( 1 shtator 1916 – 22 maj 1918), Kongresit te Lushnjes 15-25 gusht 1920). Tani ishte Enveri dhe Partia ata qe do te vendosin per gjuhe. Kete e thot shume qarte edhe Ministri i Aresimit dhe i Kultures, z. Thoma Deliana ne hapjen e Kongresit te drejtshkrimit: “Vetem pas ngadhnjimit te revolucionit popullor e vendosjes se rendit socialist …u krijuan kushte dhe mundesi shume te favorshme per krijimin e gjuhes letrare kombetare te perbashket.”
    Prandaj edhe sot ka gjuhetare qe me plot te drejte nuk pajtohen me kete unisim te gjuhes shqipe sepse per te nuk vendosen ekspertet gjuhesore por vendosen komunistet ne krye me Enverin.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu