ARKIVI:
20 Tetor 2024

Dy blloqet politike: PAN dhe LDK-LVV

Shkrime relevante

Pajazit Jashari: A isha gjithmonë i lidhur kaq ngusht me Arbër Gashin?

nga: Pajazit Jashari, Podujevë ___ Jo, raportet tona në mes vete patën edhe...

Shpresa e madhe serbe me akuza për “Kosovën primitive myslimane” dhe vaji i njohur për “Kosmetin”

Afrim Musliu, Suedi ____ Shpresa e madhe serbe - mes të rreshtave. Këtu...

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
     Brenda dy ditësh pati tri reagime, të cilët kishin shigjetim të përbashkët:
       1. Avokati Tomë Gashi bëri thirrje: “Mos votoni hajnat!” “Harroi” të thoshte edhe kriminelët;
       2. Albulenë Balaj-Halimi, ish-zëndëskryeministre dhe deputete, zyrtare e “NISMA”, dënoi koalicionin e subjektit të saj me PDK-në, si kryesuese e krimit të organizuar dhe të hajnisë zyrtare në Kosovë;
     3. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, reagoi i tmerruar, për krimin e madh ekonomik, të bërë “nga të fortët dhe komandantët!” Ai akuzon se këta pushtuan dhunshëm hapësirat tokësore shtetërore në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën. Dhe, solli një fakt rrënqethës të kapitullimit të shtetit, para grabitësve kriminelë, të veshur me petkun e komandantëve  dhe të forcës prepotente, mujëshore. “Për të ndërtuar një rrugë, me kosto 90 mijë euro, duhet shpronësuar hapësirën tokësore, kundrejt një çmimi prej 8 milionë euro, edhe pse ajo është tokë shtetërore, e uzurpuar “nga të fortët dhe koandantët!” Një shtet ligjor, këta kriminelë politikë dhe ekonomikë, do t`i zinxhiroste, si qentë, ose do t`i varte si derrat e therur.
          PAN-i, edhe pse në opozitë, e ka pushtetin politik dhe faktik
     Jemi në prag të zgjedhjeve – balotazhit. Bujëshëm dhe krekosshëm po i forcon radhët PAN-i kriminal. “Ujku qimën e ndërron, por zakonin jo”,- thotë populli. Pavarësisht të qenurit në opozitë, PAN-i e ka pushtetin faktik politik dhe ekonomik. Ai ka pushtuar të gjitha institucionet e vendit dhe me armën ligjore, sistemin e drejtësisë, ka bllokuar partinë në pushtet, LVV, për t`i realizuar reformat e planifikuara dhe të premtuara popullit të Kosovës.
     Kundërshtimi bojkotues i Vettingut, nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial, si vegla të bindura të PAN-it, respektivisht, të Hashim Thaçit, është dëshmi vetëfolëse, për kapjen e tërësishme të shtetit. SHIK-u i PAN-it, me paratë e bollshme, të përvehtësuara me privatizime korruptive, me shitjen e tenderiemeve, haraçin e përgjakshëm dhe kërcënimin, me bandat dajakosëshe e plumb, po e mbanë peng Kosovën, përtej dy dekadave radhazi.
     Propaganda lehaqene, e orkestruar nga SHIK-PAN, synon t´i zgjerojë radhët edhe në LDK dhe AKR. Në mesin e këtyre dy subjekteve, SHIK-PAN, i ka argatët e shantazhuar, me dosje përcjellëse. Kjo hetohet nga luhatja, deri në ndërtimin faktik të koalicioneve, për balotazhin e pritshëm. Ndërkohë, kuadrot e të dy subjekteve, LDK,-AKR, heshtin, nuk reagojnë, siç bëri nusja gjithë nur, dinjitet dhe integritet, Albulenë Balaj-Halimi, me denoncimin kundërshtues: “Jo, votat e NISMA, për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj” dhe fton të votohet Mytaher Haskuka.
        Skena politike e kontaminuar, alternativa imponuese
     Në skenën politike të Kosovës, nuk ka shumësi alternativash zgjedhëse. Blloqet janë të ndara, prerazi. Tashmë, PAN-i është pozicionuar, me përkatësinë jo vetëm ideologjike të ekstremit të majtë, por, edhe në krimet e luftës dhe të pas luftës, për ta marrë pushtetin me dhunë, për çka edhe është krijuar Gjykata Speciale, me seli në Hagë. Andaj, do të ishte marrëzi dhe krim njerëzor vota për PAN-in, nga blloku tjetër
 LDK-LVV.
     Njëri nga analistët, xhokër i PAN-it, tek TV Dukagjini, deklaroi: “Sipas SMS që kam marrë nga Gjakova, jo vetëm anëtarësia, por edhe një anëtar i KP të LDK-së, janë përcaktuar për ta votuar kandidatin e AAK-së!” Nuk besoj të ndodhë kjo, sepse do të ishte rivrasje dhe përdhosje e gjakut të Komandant Drinit, Hero i Kosovës, me shokë. Nuk dua ta besoj, se brenda LDK-së të këtë bastardë të këtij niveli, siç është argati i PAN-it, Dardan Gashi, sa të harrojnë përgjakjen e LDK-së dhe të Kosovës, nga banditët e PAN-it.
     LVV, përkatësisht, disa nga krerët e saj, vërtet, kanë orientim të majtë. Por, shumësia absolute e anëtarësisë të saj është konglomerate, heterogjene, e përzier dhe me moshë janë rinorë. Dhe, krerët, qofshin ata edhe të majtë, nuk mund të shkojnë kundër rrjedhës logjike, sepse do ta humbisnin mbështjetjen, anëtarësinë, elektoratin. Si e tillë, LVV nuk ka asnjë krahasim me PAN-in, i cili është ekstrem i majtë, pavarësisht që dy subjektet kryesore të tij, PDK dhe AAK, janë vetëshpallur, gjoja, të djathta! Rrenë e kulluar.
     Ajo që e shquan Vetëvendosjen, është pastërtia, e deri tashme, pa ngarkesa kriminale e hajnore zyrtare, përndryshim nga partitë-banda të PAN-it. Besoj se kjo është e mjaftueshme për LDK-në, të koalicionohet, në të gjitha rastet, ballas apo heshturazi, ku nuk janë në balotazh rivaliteti mes veti.
     E njëjta gjë vlen edhe për anëtarësinë e AKR, ushtarë besnikë të Ibrahim Rugovës, e cila është pjesë shpirtërore e LDK-së. Por, krerët mafiozë të LDK-së, njësoj si me ish-anëtarësinë e LDD-së, asgjë nuk kanë bërë, as për ta mbajtur dhe as për ta kthyer anëtarësinë e AKR-së, në partinë amë-LDK-e. Si e tillë, kjo anëtarësi, tërhiqet zvarrë, nga matrapazi Behxhet Pacolli, për një karrierë politike, tashmë, të ndotur dhe interesat e tij personale, në kalkulimet e tij të pista me PAN-in.
            Ringritja e LDK, shkëputja nga ingranazhi i PAN-it
     Pavarësisht rivaliteteve brenda LDK-së, përkatësisht, disa anëtarë të Kryesisë së vjetër, të mbetur jashtë Kryesisë së re dhe të drejtuesëve aktual të LDK-së, për çështjet parimore, duhet të jenë unik, të njëzëshëm, për të përfituar sa më shumë, nga balotazhi i tanishëm. Ngutia e Lutës, për ta ndotur LDK-në, me një anëtare të PAN-it, nuk besoj ta ndihmojë atë. Përkundrazi, mund të humbasë më shumë, sepse premtimi e besimi i shkëputjës nga ingranazhi i PAN-it, si bisht e patericë e tij, është edhe ringritja e shpejtë e LDK-së.
     Bashkëpunimi me partitë e krimit, gjithësesi, e inkriminon LDK-në dhe, vetëvetiu amniston krimin, duke u bërë, qoftë edhe tërthorazi, pjesë e krimit. LDK-ja, tashmë, e ka provuar dhe pësuar, në mënyrën më të keqe, bashkëpunimin, më saktë, inferioritetin, deri në nështrim, ndaj PAN-it kriminal. Si e tillë, ajo nuk duhet t`i përsërisë gabimet, më saktë, fajet e rënda, siç është, kolaborimi i turpshëm, me eksponentët e krimit dhe të korrupsionit, përkatësisht, hajnisë zyrtare.
     Prandaj, jo vetëm mos angazhimi i drejtëpërdrejtë, për t`u koalicionuar me LVV, do të ishte i pafalshëm, por, edhe nëse nuk orientohet, qoftë edhe pazëshëm, për të bashkudhëtuar me të vetmen altërnativë të mbetur, me LVV-në. Fundja, anëtarësia e LDK-së, dëshmoi pjekurinë e saj, kur ndëshkoi lidershipin e vet kanor, me të vetmin qëllim, për t`u shkëputur nga paterica e PAN-it, të cilit ia garantoi një qeverisje tej kriminale e hajnore, të paktën, përtej një dekade e gjysmë.
     Kryesia aktuale e LDK-së e ka mbështetjen e bollshme të anëtarësisë. Mjafton të dëgjojë zërin e saj, për të mos e përsëritur marrëzinë, deri në krim, të lidershipit të kaluar. Kohë për të pritur dhe për të humbur nuk ka. Parimësia do të jetë përcaktuese e dinjitetit dhe të integritetit të lidershipit aktual.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Askuj nuk i ben nder te bazohet ne thirrjen apo reagimin e avokatit Tome Gashi sepse edhe ai vet nuk i permbushe disa standarde. Eshte e ditur qe ai ne menyre te vazhdueshme ben dhune ndaj gruas se tij. Ne fillim te ketij viti mjetet e informimit e treguan rastin kur ajo kerkoi ndihmen e policise.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu