ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Kush ishin armiqtë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut?

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Anna Hida, Itali
Barleti bën një gabim në fund … Sipas dëshmisë së tijë Barleti thotë që gjatë rrethimit të dytë të Krujës , forcat e Skënderbeut drejtoheshin nga një Venezian , por sipas historisë së Tivarsit komandant gjatë atij rrethimi nuk ishte një Venezian, por një shqiptar. Një tjetër gabim i Barletit ishte kur thotë : “Skëndërbeu kur po vdiste la një traktat në të cilin thotë Barleti që Skëndërbeu shkroi që linte amanet Krujën, Mbretërinë dhe të birin”…por dihet shumë mirë nga arkivat e Napolit që ai dërgoi gruan dhe të birin atje dhe jo në Venezia siç thotë Barleti. Barleti thotë që vdiq në një territor Venezian si refugjat kur dihet shumë mirë që ai vdiq jo si refugjat por në atë moment ai kishte thirrur në atë qytet ( Lezhë)një besëlidhje të dytë , një kongres të dytë të princërve shqiptarë dhe të komandantëve Venezianë dhe ai kongres kishte si qëllim marrjen e masave në mbrojtje të tokave shqiptare , por dhe të Republikës ( Serenisimës)nga Sulltan Mehmeti i dytë.
Barleti thotë su u dorëzoj shpatën Venecianëve, por në të vërtetë ishin Venecianët që i dhuruan shpatën Skëndërbeut që t’i mbronte nga Turqit, dhe ai vdiq me shpatë në dorë në Lezhë që në atë këhë ishte nën Venezian.
Republika e Venezias ka qenë gjithmonë e dyshimtë në drejtim të Skënderbeut, sepse që në fillim ka qenë një armike e hapur ndaj tijë.
Megjithatë Barleti tregon shumë ngjarje aë nuk tregon Tivarsi psh. Betejën e Skënderbeut kundër Sheramet Beut nuk është përmendur tek Tivarsi, por Barleti e përmend dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Barleti na tregon edhe për një rrethim të tretë të Krujës që nuk përmendet nga Tivarsi dhe të gjithë kritikët e asaj kohe mendojnë që ishte një histori e shpikur nga Barleti, por gabohen, sepse librit të Tivarsit i mungonin faqet e fundit , dhe rrethimi i tretë i Krujës ka ndodhur me të vërtetë sepse ky rrethim përmendet nga kronistët bizantinbFranza por dhe nga kronistët turq të asaj kohe.
Pas Tivarsit dhe Barletit lajme të vërteta mbi veprën e Skënderbeut kemi mundur t’i marrim nga dy historianët e fundit bizantin : Laioco Nicola Calcondila) athinas dhe nga ministri i parë iCostandinopolit Franza. Këta ishin dy personalitete të shquar , ambasadorë dhe bashkëkohës të të Tivarsit dhe të Barletit. Të dy këta kanë lënë kronika që nga fillimi i perandorisë Turke deri në rënien e perandorisë bizantine.Skënderbeu ishte ai që bëri sforcimin e fundit për të kthyer mbrapsht avancimin Turk…
Për vlerat dhe fitoret e tijë Gadishulli Ballkanin ishte nën pikëpyetje.Shqipëria u bë qendra e fushë betejave të botës së Krishterë kundër plot fuqishmërisë turke. Europa perëndimore ushqej shpresa që me anën e armëve të Skënderbeut të realizonte atë që nuk mundi në vitin 1362 në Maritza ,në Kosovë në 1362, në Nikopoli në 1396 dhe në Varna në 1444
Skëndërbeu ishte udhëheqësi i krishtërimit kundër Turqisë , por fitorja e krishtërimit mbi Bosfor do i kushtonte ashtu si në 1204 ortodoksisë armikut shekullor. Vetëm kjo do na shpjegonte shumë mirë ftohtësinë me të cilën shkruanin për Skënderbeun kronistët bizantinë të kohës Laoinico dhe Franza.
Luca Notarasa dhe këta preferonin të shikonin në Costandinopoli më shumë një çallme myftiu se sa “tearën”(koronën) e një Pape.
Për 24 vjet Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mbajti pezull fatin e gadishullit Ballkanik , dhe kjo ka aenë periudha më e lavdishme për shqiptarët dhe udhëheqësin e tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu