ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Dil voto për të ardhmen Tënde!

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Adem Breznica, Fushë Kosovë

Bëju me dije hajnave se ata nuk të kanë punësuar Ty, por Ti, me votën tënde, i ke punësuar ata.
Përkujtoju atyre se ata ishin të parët që kërkuan nga Ti, që pikërisht Ti, t’i punësosh ata, duke ua besuar mandatet drejtuese, në shërbim ndaj Teje, përmes votës Tënde.
Dhe Ti nuk ishe i pari që kërkove prej tyre punësimin Tënd, por ata kërkuan të parët nga Ti që t’i punësosh ata.
Sepse ata fillimisht, meqë kërkuan të parët nga Ti, ishin më të dobët se Ti, ndërsa Ti ishe më i fortë se ta.
Ti ishe më i fuqishëm, më i pasur, më zemërhapur se ata, prandaj u dhe atyre, e ata morën prej Teje.
Ti i punësove ata përmes votës Tënde që ta kërkuan në shkëmbim të shërbimit ndaj Teje.
Ata të erdhën te dera dhe kërkuan “lëmoshën” Tënde në mënyrë që ta kthenin atë në shërbim ndaj Teje.
Pra, Ti me lëmoshën Tënde, me votën Tënde, që ishte e drejta Jote absolute, i punësove që ata të të shërbenin Ty, e jo Ti atyre.
E kur i punësove ata, Ti vetëm u kërkove të kthenin shërbimin ndaj Teje, e që po ashtu është e drejta Jote absolute, e lënë përkohësisht amanet në duart e Tyre.
E pastaj kur Ti i punësove, shërbyesit Tuaj në vend se ta kthenin punësimin me punësim, në vend se të punësonin Ty që i punësove, si ish-punëdhënësi burimor, ata punësuan shërbyesit e vet, e shërbyesit e shërbyesve të vet, e Ty të lanë në fazën e tretë e të katërt, para skadimit të mandatit e mandateve.
Pastaj të erdhën sërish ke dera me të njëjtën “devotshmëri”, e përulësi prej robit e shërbëtorit, që edhe kësaj radhe t’u japësh lëmoshën e votës.
Dhe Ti me zemërgjerësi sërish u dhe varfanjakëve lypsarë.
Më tej ata u forcuan edhe më shumë e u bënë edhe më të fortë kundër zotërisë Sate prej sovrani.
Dhe avazi vazhdoi pa ndryshim.
Pastaj gjërat e njëjta u përsëriten tutje, deri në skadencën e mandatit të radhës, kur, pasi i kishin rehatuar edhe shfalerkat e tyre me puna, vetura, shtëpi e banesa, gjetën dhe për Ty një vend pune, duke mos harruar pa ta përmendur sa herë i takoje, thuajse ata të paguajnë nga paratë e xhepave të tyre e jo nga taksat e Tua.
Dhe sërishmi ta kërkojnë votën Tënde që të vazhdojnë me trashjen e vjedhjeve dhe mbulimin e krimeve ndaj Teje, fqiut, publikut, rrugës, trotuarit, ndriçimit, ujit, kanalizimit, parkut, shkollës, ambulantes, institucioneve Tua…

Ata sërish kanë nevojë për Ty, që përmes votës Tënde t’i arsyetojnë vjedhjet e keqpërdorimet ndaj Teje…

Pra, dil e voto kundër hajdutëve që e keqpërdorën besimin Tënd tash e sa mandate!
Dil e voto kundër hajnave të paskrupuj!
Dil e voto kundër dilinxhive, depsuzave e dejuzave!
Dil e voto kundër atyre që e kanë shitë familjen e vet sepse ata të shesin edhe Ty!
Dil e voto kundër atyre që të thonë se të kemi shti në punë, e kallxoju me votë se Ti ishe ai që i ke shti e i ke futë në punë ata!

Dil e voto kundër spiunëve, bandave e aleatëve të Serbisë e Rusisë, të cilët qe 20 vite rresht e kanë vjedhë, e kanë shitë, e kanë kontrabandu punën Tënde, djersen Tënde, taksat e Tua, Kosovën Tënde, duke e katandisë Atdheun Tënd në mjerim.

Dil e voto kundër atyre që çdo ditë e vjedhin punën Tënde, kontributin Tënd, meritat e Tua, dinjitetin Tënd!

Dil e kallxoju kush është Bossi këtu!

Dil e tregoju se Ti je Sovrani i vërtetë!

Thjesht: Dil e voto për të ardhmen Tënde!

“1 for 4 years”!

  • Adem Breznica, gazetar i pavarur

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu