ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Ndërsa Izraeli përgatitet për pushtim, vendi kërcënohet nga lufta civile

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Palestinezët gjatë përleshjeve me forcat izraelite të sigurisë afër xhamisë Al AqsaQytetin e Vjetër të Jerusalemit më 10 maj 2021. Foto: Mahmoud Illean / AP / NTB.

 

Document.no

Kjo luftë ka dy fronte. Përveç shiut të raketave, përleshje të furishme janë duke u zhvilluar tani midis shtetasve hebrenj dhe arabë që po e lëkundin Izraelin.

Është e qartë se raketat e Hamasit nuk bëjnë dallim midis shtetasve izraelitë nga etnia apo feja. Khalid dhe Nadin Awad, një prind arab 56-vjeçar dhe vajza e tij 16-vjeçare, u vranë të dy në Lod nga një raketë, ashtu si edhe një djalë hebre pesë vjeçar që humbi jetën në Ashdod në të njëjtën mënyrë.

Por episode të tilla po ndodhin tani paralelisht me ndarjet e jetës së përditshme në Lod, Acco, Kfar Kassem, Jaffa, Bat Yam dhe njëqind vende të tjera.

«Fqinja ime e mirë arabe,—thotë një grua ebreje nga Acco,—nuk më shikon më në sy pas vitesh marrëdhënieje të mirë dhe as nuk shoh prapa. Nga dritarja, e kam parë të ndezë makinën time në parkingun këtu.”

Ka ebrenj që e largojnë mezuzan, bekimin e shtëpisë, nga dera e përparme në mënyrë që arabët të mos e shohin atë. Dritaret thyhen, përndjekja dhe linçimi ndodhin dhe grupe të rinj hebrenjsh shndërrohen në turma të dhunshme.

Në të njëjtën kohë, ndodhin edhe shumë gjëra të tjera. Në spitalin e madh Assaf ha Rofè, arabët kanë sulmuar mjekët dhe infermierët, duke i quajtur ata «kolaboracionist». Një hebre është therur me thikë në Acco sot në mëngjes në rrugën e tij për në sinagogë. Disa janë kaq të tmerruar, sa largohen nga qyteti dhe gjejnë strehim diku tjetër.

Për Izraelin, është një frymëzim pluralist dhe demokratik që po thyhet. Kjo është mbi të gjitha një humbje për arabët izraelitë, të cilët gjenden në një situatë unike. Një kombinim i festimeve të ramazanit dhe përleshjeve në Al-Aqsa është kthyer në një thirrje lufte, gjithashtu për shkak se Lista e Përbashkët, partia kryesore arabe, ka marrë frymë në rrënoja.

Dje, Abu Obeida, zëdhënës i krahut ushtarak Izzedin al Kassam, tha në Gaza: “Sot arma jonë janë arabët izraelitë.” Por politikanët arabë po japin shenja të kuptimit të rrezikut, duke qëndruar me komunitetin hebre për të bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

Megjithatë, do të duhet kohë, siç do të jetë në frontin e luftës. Mesazhi nga kabineti i sigurimit është se do të kryhet një operacion i pamëshirshëm për të nxjerrë jashtë aparatin e luftës së Hamasit, pavarësisht nga raketat dhe ekuipazhi. Qëllimi është të marrin strukturat e raketave, inxhinierët dhe gjeneralët.

Njëzet janë eliminuar tashmë, mes tyre një figurë e shquar si Xhamal Tahla, i dyti në komandën e super-terroristit Muhamed Deif […] Por ritmi duhet shtuar dhe është e lehtë të kuptohet pse, kryesisht sepse vazhdon të bijnë si shi qindra raketa.

Dhe nëse Bajden sinjalizon një qëndrim mirëkuptues ndaj Izraelit sepse Hamasi ka sulmuar popullsinë izraelite dhe vendi duhet të mbrojë veten ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe forcat asimetrike të luftës e detyrojnë Izraelin për të sulmuar strukturat e raketave të fshehura midis civilëve, kështu që atje do të ketë viktima gjithashtu, dikush do të jetë dëshmitar i protestës së zakonshme ndërkombëtare kundër “reagimit joproporcional.” Ajo do të rritet nga dita në ditë, duke reduktuar dritaren kohore për të vepruar.

Pas një shiu të rrëmbyeshëm të raketave Cornet që dje dërguan 75 për qind të popullsisë izraelite në strehimore, dhe befasisë në Tel Aviv me një raketë të madhe të quajtur “Yehie Ayash”, një bishë e re që lëvizte me 250 kilometra në orë, Izraeli ka goditur një ndërtesë të madhe në Rafiad, e cila, ashtu si ndërtesa 14-katëshe në Gaza, përmbante zyra dhe shtëpi të nevojshme për Hamasin.

Por organizata është e strukturuar mirë dhe fleksibël përsa i përket pjesës ushtarake, e cila gjithashtu merr ndihmë të madhe nga vendi. Kjo shihet, për shembull, nga fakti se udhëheqës të tillë si Ismail Hanjye nuk janë në qendër të ngjarjeve, dhe se një udhëheqës tjetër e ka falënderuar Iranin për armët.

Qëllimi i Natanyahu-t tani është që ti godas armët dhe ekuipazhin e organizatës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të krijojë qetësi të brendshme, duke i dhënë policisë mjete “të pashembullta”. Të gjitha në të njëjtën kohë.

Fiamma Nirenstein është një gazetare, shkrimtare dhe politikane italo-izraelite. Ajo është ish-zëvendëspresidente e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Italiane të Deputetëve, dhe aktualisht punon për Qendrën e Jerusalemit për Çështjet Publike, JCPA (Jerusalem Center for Public Affairs (JCPA)  . Ky artikull u botua për herë të parë në Il Giornale më 14 maj 2021. 

Nga norvegjishtja: Gjergj – Bajram Kabashi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu