ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

17 Nëntori, dita e çlirimit të Tiranës dhe Nëntori, djali im …!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Sot është data 17 Nëntor, ditëlindja e djalit tim, Nëntorit.
Nëntori tash është është burrë.
Kur lindi djali im, pas dy vajzave u gëzuam të gjithë e më së shumti u gëzua nëna ime, Naza. U gëzuan edhe tezet e Nëntorit.
Ai lindi në spitalin e Prishtinës, ndryshe nga unë që kisha lindur në Turjakë. Eh e ngata nënë sa kishte kishte hjekur e sa dhimbje kishte pasur deri sa më kishte lindur mua. Kishte durua sepse kishte turp që nënat kur të lindin të ofshajnë.
Të vetmen ndihmë që e kishte pasur, kur unë kisha lindur kishte qenë gjyshja ime, Gjyzidja që gratë i thonin si me shaka ”daktorr Dida”.
Ai Nëntor kur lindi Nëntori, mëngjesin ishte i ftohtë dhe me borë. Ishte ditë e diel e kishte rënë bora e parë.
Banoja me një banesë me qera dhe nuk guxoja të thirrja miq e nuk ”dëshiroja” mysfairë sepse kisha frigë se mos pronari po më thot gjë.
Te ai vinin shumë të afërm ndërsa te unë nuk vinte gati askush sepse kisha vetëm një dhomë. Ay gatuanim, aty rrinim dhe aty flenim. Të ”pëbashkët” e kishim vetëm një WC.
Të qarat e dajlit të sapolindur e mbushën dhomën e vogë e plotë me vllagë që shporetin e bardhë e kisha ndezur qysh herët sepse kisha të dy vajzat që edhe ato ishin të vogla, 3, 5 dhe 2 vjeç.
Vajza ”e madhe” filloj ta pastroj dhomën e vogël ndërsa e këshillonte motrën e vogël se mos tï gjuaj teshat në tokë.
Doja të shkoja në spital ta merrja djalin. Shkova në këmbë që i ruaj paratë e pakta që kisha për TAXI.
Kisha harrua të marrë tesha për për nënen e për bebën dhe as vetë nuk e dije se si erdhëm, me rroba të spitalit ….
Duhët pranua se isha i pakujdeshëm dhe më duket se ashtu edhe tash jam.
Kur u afruam, afër banesës, të dy qikat kishin dalur e na prisnin.
Nuk iu pritej ta shihnin vëllain dhe për mos me iu prish qefin, Nexha ia shploi pakë fytyrën e djalit.
Entelës, qikës së vogël nuk iu durua dhe e puthi e atherë djali i hapi sytë.
….
Të nesërmen, prat ë hënen më 18 Nëntor shkova në IA (Institutin Albanalogjik) te profesor Anton Çetta e ta pyes se si të ia ngjes emrin djalit.
Unë kisha vendosur që djaln tim ta pagëzoj 1*) Nëntor për shkak se 17 Nëntori ishte dita e çlirimit të Tiranës, të Pejës e Prizrenit.
Para dyerve të Institutit takova shumë puntorë shkencorë e studjues që shkonin në punë.
Në koridorin e madh, të bukur e të pastër që vizllonte nga pastërtia e eroma e shampunëve që e kishin pastrua, u afrova aty ku rrinte Gjema, një puntor që ishte, si ”recepsionist”. Ai më njihte sepse shkoja shpesh në Institut dhe nuk më kërkonte as letërnjoftimin. Ndodhte që nëse nuk ishte profesor Çetta në zyrë, më thonte të pers ose shkoja dhe e pritja në zyrë. Ay ishte edhe një puntor tjetër, gjilanas që nuk ia mbaj në mend emrin. Edhe ai ishte puntor i lartë shkencor por nuk e kishte emrin e namin që kishte profesor Çetta. Ndodhte që kur unë nuk pajtohesha me profesor Çettën, ai më buzëqeshte dhe më dukej se i pëlqeja që më në fund, sipas tij, kishte edhe të tillë që ”e kundërshtonin” profesorin, gjithnjë, sipas meje.
Pasi i përshëndeta, si hyra, dorën i zgjata profesorit dhe filluam bisedën.
I tregova qëllimin e vizitës profesorit.
-Urime më thanë të dytë me një zë të akorduar, sikur të ishte një zë, edhe pse ishin dy burra.
Profesori nxori nga fioku i tavolinës nnjë copë me letra, të lidhura dhe filloi të mi lexoj disa emra ilir e shqiptar por kur unë i thash:
-Profesor, unë kam vendosur që djalin tim ta pagëzoj Nëntor dhe e dua pëlqimin tim, ai filloi, si plak të më shpjegoi se emrin ”Nëntor”, nuk është se do të ma propozonte por nuk e kundërshtoi.
Gjilanasit i qeshte fytyra dhe me krye pohonte që mos ”lëshoj pe” .
Me profesorin jemi takuar edhe herë të tjera. Herën e fundit kur mora rrugën e mërgimit, 22 qershor 1992, shkova ti them profesorit Lamtumirë. E takova në rrugë, afër shtëpisë me të dy vajzat përdore, në mahallën e Muhagjerëve.
Me Gjemën u takuam në Institut, po në qershor të vitit 2000. Ai kishte qenë në vendin e punës, para një shahti e afër ishte edhe një grua, puntore e Institutit.
Gjema ishte i varfër dhe kishte të meta në duar e këmbë.
Pasi e përshëndeta në emër, I tregova se e njihja dhe nuk e kisha harrua. Sigurisht se iu kujtua diçka nga ajo kohë por nuk foli. Pastaj e pyeta Gjemën:
-A mund të më tregosh se si ta gjej Bahtir Shehollin dhe … shefin e Sektorit të Folklorit.
-Adem Zejnullahu, është shef i Sektorit (në vend të profesor Çettës, thash unë duke belbëzua).
E thirri Ademin e pasi I tregova se po vije nga Suedia dhe dua të dije a ka mbetur diçka nga koha kur ishte profesri ….
-Shumicën i kanë marrë, fjalën e kishte për serbët.

Fëmijët: Nëntori, Entela e Mimoza

Me Adem Zejnullahun u ndamë por caktuam një kohë pas disa ditëve që të takohemi …
Pastaj Gjema thirri në telefon Bahtir Shehollin. Ma shkruajti numrin e telefonit dhe ma tregoi banesën, te ish ISKRA, afër Postës së Re.
Kur doja të ndahesha me Gjemën dhe ta falenderoja, nxora nga gjepi 1, 2 ose me shumë marka dhe ia doja të ia jepja Gjemës. Ai nuk i merrte sepse ngushtohej e gruaja që ishte afër i thonte:
-Gjemë, merri! Ky vetëm po të falenderon ….
Kur unë shkova në këmbë, trup e trup, si dikur me profesor Çettën kur shkuam në spital me e pa Salih Bajramin, derën e banesës së Bahtirit e gjetëm të hapur. Brena në koridorin ishte një grua mesatare dhe më priste:
-A je ti Sinan Kastrati?
-Po!
-Gjema pasi thirri, pas 2, 3 minutave vdiç, na lajmëruan …
Më erdhi keq për Gjemën.
Sa vite kanë kaluar e sa e sa njerëz kanë vdekur e sa të tjerë kanë lindur me Nëntorin tim e NËNTORAT e tjerë.
Urime Nëntor!

1*) PAGËZIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PAGËZOJ, PAGËZOHEM. Pagëzimi i fëmijës. fet. Emri i pagëzimit. Ena e pagëzimit. fet. Dita (ceremonia) e pagëzimit. fet.
2. fet. Riti fetar që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur (në vendet ku vepron feja e krishterë). Formula e pagëzimit. Libri i pagëzimit.
Pagëzimi i zjarrit pjesëmarrja për herë të parë në luftë, beteja e parë në të cilën merr pjesë dikush.

Malmö, 17 Nëntor 2021

K O M E N T E

9 KOMENTE

  1. Percjell dhe une z.Sinan urimin per ditelindjen e djalit tuaj .Shendet e lumturi djalit, Nentorit si dhe dy vajzave e krejt familjen Kastrati.Uroj qe sot te jeni shperblye nga femijet per mundin e edukimin e dhane.Por me duhet te kundershtoj per titullil e mesiperm.Ne kohen kur ka lindur cuni, djali juaj ky titull shkonte se dhe besimi i juaj per ‘ clirimtaret’ e Tiranes,Pejes,e Prizrrenit, ishte me teper se pozitiv.Por e sigurte qe jeni i informuar,i ditur se ai 17 ,29, – te Nendor 1944 vetem clirim nuk ishte.Ai muaj i zi do te shoqerohej me qindra muaj, vite pushtimi nga partizanet e komanduar nga 2 shja Enver- Miladin Popovic.Per koicindence sot ne faqen e gazetes Drin keni nje deshmi reale per vrasjen pa gjygj te intelektualeve shqiptare ne mes te Tiranes. E cfare pasoi me tej ? Mos perserisim te njejtat gje.Izolim, varferi,burgosje ,internime etj.etj. Brezi i ri ,yt bir ka mesuar e din tashme historine e vertete dhe ate zhgenjim qe keni pesuar ne vitet e metejshme.Se besonit ne ate clirim kur faktet rrezojne mitin, shendrrojne heroin tuaj ne nje kriminel serjal.Dhe sot nje mendim te qarte duhet te keni
    Ne u pushtuam nga nje ushtri shqiptare por katil me teper se gjermani.Shpjegojani zhgenjimin t’uaj djalit tuaj se keshtu fillon dhe edukimi i brezit pasardhes.Qe mos te lejojme me pushtues shqiptare Uroj te jem e ngutur me keto qe shkruaj se nga simpatite e djeshme ka mbetur vec nostalgjia per vitet e rinise ,per ate kohe jete qe medet nuk perjetohet me nga askush dhe jo ajo dashuri per trathtaret e Shqiperise qe premtuan shume por nuk mbajten asnje premtim.Dhe nje here urime Nendorit per ditlindjen , jete te gjate e te lumtur !!!

  2. Po, po por, une kam shkruajtur per kohen kur ne shqiptaret e Kosove digjeshim, perveloheshim e mallin e kishim te vetmin ”mall” e deshire qe kishim per Shqiperine dhe shqiptaret (e Shqiperise). Ai mall e ajo deshire, edhe tash eshte e zjarrte.
    Ritë, te falenderoj!
    Sinani, Suedi

  3. I nderuar Sinan , Uroj Nendori. paste jete te gjate te shendeteshme ,
    plote gezime e plotesim te deshirave te unit te Tij !
    Sinan ,me kete shkrim Ti po edhe Malesorja Rita , me kthyet ne te kalueren
    qe mungojne fjalet ta pershkruaj. Ne fshatin tone , ne anen e rrjedhes se
    lumit drini i kishim arat e bereqetit qe mbilleshin dhe punoheshin ne ate kohe
    bile jo me argat te paguar me pare por vete fshatart formojshin ekipe
    punetoresh per te prashite me rene pra Ajo ekipe punetoresh formonte
    ;ORTe” qe udhehiqej prej Renatarit dhe si argat huazoheshin dhe kishin rregull
    Ne Ate kohe Rama e kishte Kullen ne breg dhe dritaret kah arat e punes (Kah drini)
    Me qe se shume te rralla ishin familjet qe kishin radio Ramen e luten Punetoret
    ne Ora 13 ti hape dritaret dhe Radios tja leshoj zerin ne maksimum per
    ta ndegjue ateher Radio Kuksin Edhe lajmet edhe muziken forkllorike
    prej te ciles ushtonte fusha dhe rritej gjallnija po edhe per shqiperi
    lakmija e dashurija ! Pronart e radiove kan pase telashe edhe prej policise
    se kohes se Rankoviqit Por uniteti dhe dashurija mes njerzve Nuk thehej
    po forcohej Mendonim ateher se Shqiprija ishte vendi ma i lumtun ne bote
    Partija e Enveri si te derguar prej zoti ! Po mjerisht kur i njoftem partine
    dhe Enverin kuptuem se kishi qen te derguar prej dreqi dhe vujtje
    i sollen ati populli qysh eshte ma se keqi ! Mjerisht nuk ka shume
    Rita shqiperija besa as kosova ! Kjo malesore kur shkruan e ka fjalen
    me temel aq te forte dhe i gezohemi fort karakterit , moralit edukates
    dhe tipareve qe i ka motra e jone Rita ,Paste jete te gjate e te lumtur
    Prej sai mesohet se si duhet te jete shqiptarja me Krenari kombetare !
    Pranoni pershendetje te ngrohta !

  4. Mal Uka, edhe ti me k’theve ne kohen kur komentonim ne Bote.
    Te falenderoj ty dhe Riten.
    Sot perveç punes se rregullt si mesues, lexoja edhe nje liber per luften, te shkruar nga nje vajze e re drenicake, liber qe do ta promovojne. Me 26, 27 dhe 28 bashke me nxenes, prinder, disa kolege po behemi gati ta festojme 28 Nentorin.
    Po mundohemi qe sa me shume nxenes shiqptare te navijne ne program, te marrin pjese, te recitojne, kendojne, vallzojne, vizatojne, pikturojne por edhe ato ta udheheqin programin e ta prezentojne para mysafireve te ftuar .
    Juve, te gjitheve sidomos Redaksise se Revistes Drini, lexuesve te saj dhe ty e Rites, urime 28 Nentori !
    Pritshi per shume mote!
    Naten!
    Sinani, Suedi

  5. Paksa vone pergjigjem ,si nate perpara gjumit por z.Mal gjithmone me prek me sinqeritetin e tij.Jo nuk jam malerei e kam perseritur dhe ne komente te tjera se jam bash nga Shqiperia e mesme.S’me lidh asgja me Shkodren ,Kukesin apo Tropojen Do te isha ma krenare ne se kisha pak gjak malsie e pranoj por une jam krenare per origjinen e prinderit e mij.E dij miq te mit zoterinj Mal e Sinan se sa dashuri e mall kishit per Shqiperine.Une personalisht ne vitin 1980 jam takuar me nje turist nga Kosova Familjaret ku turisti shqiptar i takonte une gjithashtu i njihjaDhe ne nje xhiro ne bulevardin e qytetit shkembej pershendetjen e kembejme dy fjale pershendetjeje Natyrisht ne ate 2 ,3 min.nuk folem per politike por humori ,shakaja qe perdora une u bo shkak te shenohej ne dosjen time.Kjo dosje ishte hap qe kur kam qene femije 10 -12 vjece e s’ka pushu tuj u mbush deri me shkurt te vitit 1990 ku pata “nderin ” te therritesha ne Degen e B.te qytetit .per te me keshilluar qe te mos flas shume etj.akuza.E kete takim e mbyllte zevends Ministri i Brendshem i atij viti 1990 duke me keshilluar se grate ne moshen tende duhet te martohen e jo te merren me politike.Kur dal nga ajo godine e mallkuar mesoj se shume shume njerez ishin therritur.Jo vetem une ,duhej pregatitur terreni i plurarizmit qe po behej ne Shqiperi.Shume u bone mish per top. Une i prisja vite me pare isha gjithone gati per arrestim.Mos te zgjatem ,une nuk e mesova se kush spiunoi per shakane time ,mysafiri nga Kosova apo mikpritesi ? Prandaj them qe brezi i ri te mesoje te verteten te mos mashtrohemi me nga sharlatane, antipatriote.Dhe si une jane me mijera e mijera gra, burra qe tregojne c’ka hoqen.Une jam me me fat se ato qe provuan burgun, internimin ,masa ndeshkuese
    per mua ishte mos studimit si familje e persekutuar.Naten e mire se u zgjata.

  6. Paksa vone pergjigjem ,si nate perpara gjumit por z.Mal gjithmone me prek me sinqeritetin e tij.Jo nuk jam masore
    e kam perseritur dhe ne komente te tjera se jam bash nga Shqiperia e mesme.S’me lidh asgja me Shkodren ,Kukesin apo Tropojen Do te isha ma krenare ne se kisha pak gjak malsie e pranoj por une jam krenare per origjinen e prinderit e mij.E dij miq te mit zoterinj Mal e Sinan se sa dashuri e mall kishit per Shqiperine.Une personalisht ne vitin 1980 jam takuar me nje turist nga Kosova Familjaret ku turisti shqiptar i takonte une gjithashtu i njihjaDhe ne nje xhiro ne bulevardin e qytetit shkembej pershendetjen e kembejme dy fjale pershendetjeje Natyrisht ne ate 2 ,3 min.nuk folem per politike por humori ,shakaja qe perdora une u bo shkak te shenohej ne dosjen time.Kjo dosje ishte hap qe kur kam qene femije 10 -12 vjece e s’ka pushu tuj u mbush deri me shkurt te vitit 1990 ku pata “nderin ” te therritesha ne Degen e B.te qytetit .per te me keshilluar qe te mos flas shume etj.akuza.E kete takim e mbyllte zevends Ministri i Brendshem i atij viti 1990 duke me keshilluar se grate ne moshen tende duhet te martohen e jo te merren me politike.Kur dal nga ajo godine e mallkuar mesoj se shume shume njerez ishin therritur.Jo vetem une ,duhej pregatitur terreni i plurarizmit qe po behej ne Shqiperi.Shume u bone mish per top. Une i prisja vite me pare isha gjithone gati per arrestim.Mos te zgjatem ,une nuk e mesova se kush spiunoi per shakane time ,mysafiri nga Kosova apo mikpritesi ? Prandaj them qe brezi i ri te mesoje te verteten te mos mashtrohemi me nga sharlatane, antipatriote.Dhe si une jane me mijera e mijera gra, burra qe tregojne c’ka hoqen.Une jam me me fat se ato qe provuan burgun, internimin ,masa ndeshkuese
    per mua ishte mos studimit si familje e persekutuar.Naten e mire se u zgjata.

  7. Paksa vone pergjigjem ,si nate perpara gjumit por z.Mal gjithmone me prek me sinqeritetin e tij.Jo nuk jam malsore
    e kam perseritur dhe ne komente te tjera se jam bash nga Shqiperia e mesme.S’me lidh asgja me Shkodren ,Kukesin apo Tropojen Do te isha ma krenare ne se kisha pak gjak malsie e pranoj por une jam krenare per origjinen e prinderit e mij.E dij miq te mit zoterinj Mal e Sinan se sa dashuri e mall kishit per Shqiperine.Une personalisht ne vitin 1980 jam takuar me nje turist nga Kosova Familjaret ku turisti shqiptar i takonte une gjithashtu i njihjaDhe ne nje xhiro ne bulevardin e qytetit shkembej pershendetjen e kembejme dy fjale pershendetjeje Natyrisht ne ate 2 ,3 min.nuk folem per politike por humori ,shakaja qe perdora une u bo shkak te shenohej ne dosjen time.Kjo dosje ishte hap qe kur kam qene femije 10 -12 vjece e s’ka pushu tuj u mbush deri me shkurt te vitit 1990 ku pata “nderin ” te therritesha ne Degen e B.te qytetit .per te me keshilluar qe te mos flas shume etj.akuza.E kete takim e mbyllte zevends Ministri i Brendshem i atij viti 1990 duke me keshilluar se grate ne moshen tende duhet te martohen e jo te merren me politike.Kur dal nga ajo godine e mallkuar mesoj se shume shume njerez ishin therritur.Jo vetem une ,duhej pregatitur terreni i plurarizmit qe po behej ne Shqiperi.Shume u bone mish per top. Une i prisja vite me pare isha gjithone gati per arrestim.Mos te zgjatem ,une nuk e mesova se kush spiunoi per shakane time ,mysafiri nga Kosova apo mikpritesi ? Prandaj them qe brezi i ri te mesoje te verteten te mos mashtrohemi me nga sharlatane, antipatriote.Dhe si une jane me mijera e mijera gra, burra qe tregojne c’ka hoqen.Une jam me me fat se ato qe provuan burgun, internimin ,masa ndeshkuese
    per mua ishte mos studimit si familje e persekutuar.Naten e mire se u zgjata.

  8. E nderuar Rita , Po ndihem borgjeli me te skjarue qysh Une dhe ana e jone
    e kuptojme emertimin ,,Malesore ” Ne pergjithesi shqiptart dihet kah e kan
    emertuetreven e malesise Por neve kur dndonje femen me force te
    pa lekundur me qendrim e bujari te krenarise Po kuptohet me perjetime
    te jetes se zorshme por edhe bjeshkes e pyllit i ka rregullue rreth
    te bukur per jetese Pra Rugovajken ne bjeshket e Rugoves
    me tipare te krenarise per jete edhe ne zor e skamje e kemi quejt Mallesore
    Po edhe grate e lugut te drinit ne fshatra krejt te rrafshta i kemi quejt
    malesore Pra shkurt neve jasht treves se malesise Grate me tipare
    burrnije e krenarije i kemi quejt Malesore edhe pse nuk jan fare te Malesise
    Por Ti dhe sinani nese me Propozoni qe tmos e perdori ket emertim
    per persona qe nuk i takojne treves seMalesise Une do pajtohem
    Me rrespekt e nderime M. U.

  9. Jo, jo, aspak.Tash qe u sqarova te me quani malesore.Nuk e dija aspak se ju te gjithe grate me veti te caktuar i quani malsore.Nuk ndihem e fyer ,perkundrazi me lart e nenvizoj se do te isha krenare te kisha gjak e farefisni nga veriu.Por nga anet tona jemi me kofizues.Gjithmone karakterin e nje njeriu, gruaje apo burri e lidhim , i japim koment apo percaktim nga vendlindja, qyteti ,zona.Une per vete kur me pyesin them ,nga Shqiperia e veriut , e mesme apo jugut.Besoj se me kupton z.Uke Tash e tutje vec malesore te me quajsh se e kuptova arsyen pse grate quhen keshtu.Keto dallime te vogla jane asgja.Po kot nuk thojne sa te rrosh do te mesosh.Pranoni faljen time !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu