Deklatatë e Shoqatës Çamëria dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”:
“Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë”
“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti dhe rekordesh historike”
Shqiptarët në gjithë historinë që kur ajo ka filluar të shkruhet nga babai i historisë Straboni, por edhe nga autorë helen si Tukiditi, nuk ka asgjë për të fshehur apo harruar.
Aq më pak shqiptarët e Çamërisë që jetonin dhe jetojnë akoma e kësaj dite në trojet e tyre kanë histori për të harruar.
Ekspozita me harta kryesisht të 2-3 shekujve më parë, nga historianë francezë, gjermanë, italianë janë pjesë e historisë së Europës.
Është njësoj sikur të nxjerrësh hartat e Romës, Ilirisë, Bizantit, osmanëve, etj.
Është i pa precedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare të dy vendeve sovrane, sjellja dhe reagimi i përsësitur i ambasadës greke në Tiranë, drejtuar Presidentit të Republikës.
Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë.
Është rasti për ti kujtuar ambasadës greke, që pse Greqia akoma nuk ka marrë ësnjë akt për heqjen e Ligjit të luftës me Shqipërinë, që nga viti 1940, një akt ky i paprecedentë për dy vende fqinje, dy vende partnere të Natos dhe një vendi të BE-së.
Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, aneksimi i Çamërisë që në mars të vitit 1913, si akt i një nga padrejtësive më të mëdha historike të Shqiptarëve, që kulmoi me pastrim etnik dhe genocide, ku u shfaros 20 % e popullsisë dhe 80% e saj u dëbua me dhunë, që nuk mund të harrohen e aq më keq, krimet të parashkruhen.
Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështje e ndryshimit të kufijve, por ajo kontraston e është e gjallë me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut, te rikthimit të pronave, të varrezave njerëzore për mijëra viktima, etj.
Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti, rekordesh historike që buron nga Ligji nr 7839, datë 29.04.1991, të Parlamentit të Shqipërisë, që njeh 27 Qershorin e vitit 1944 si: “Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinistët Grekë”, si edhe Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, datë 8.04.2004, që obligon shtetin shqiptar në adresimin e zgjidhjes së saj.
Sa do te doja te besoja se pergjigja e I.Metes ndaj Ambasades Greke eshte e sinqerte ,eshte e nje patrioti te vertete.Pankartat perkujtimore te historise Came jane vendosur ne kangjellat e godines se Presidences.Dhe jo ne brendesi.Do te permende dhe dy , tre here problemin Cam Meta sa te vije pranvera ku dhe mandati si President i mbaron.Dhe do te shfrytezoje kete shtrese populli per partine e tij LSI.E deklaroi para pak ditesh se nuk keni pare gje akomaPra
lajmeron per nje mrekulli.Do desha te besoj se me te vertet interesohet per ceshtjen Came.Eshte nje dinak qe ka eksperjence ne puce shteterore ( ishte ky Mete qe me 1997 me kallashnishof ne dore e me callme alla palestineze udhehiqte rebelet socialiste )
eshte Intrigant ben Kompromise.Dhe asnjehere nuk besoj se eshte nje antikomunist.Shkurt ai shfrytezon situatat e fiton gjithmone..Koha qe keta lloj politikanesh te largohen nga politika shqiptare.
Përshëndetje Shoqatës Çamëria dhe fondacioni “HasanTasim”, për këtë kujtesë të dhimshme historike. Veprime të tilla janë të rëndësishme sepse ato mbajnë të ndezur domosdoshmërinë e vendosjes së drejtësisë ndaj një komuniteti specifik nga identiteti, gjuha, trashëgimia pellazge, nga thesaret unike të atij rajoni që nga lashtësia shumë e hershme. Ata që i tremben të vërtetave historike, le ta kërkojnë përgjegjësinë vetvetes, paraardhësve të tyre që vepruan si kafshë të egra ndaj një populli “levend” në histori dhe gjeografi. Më vjen mirë që më në fund është kuptuar se “Çështja Çame dhe gjenocidi grek ndaj tyre” nuk është thjeshtë Çështje politike, por çështje kombëtare, ligjore dhe e detyrueshme për tu mbrojtur sipas të “Drejtave ligjore Ndërkombëtare”.
Me respekt e nderim Fahri Dahri.
Studiues i Rajonit të Thesproti/Çamërisë.
Itali, më 20/11/2021.-