Gjithashtu të premtën në mbrëmje janë shkrepur raketa nga Gaza.
Shtatë palestinezë u qëlluan për vdekje të premtën nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor. Hamasi po u kërkon atyre të rebelohen. Në Ramle, një arab i hodhi një bombë tubi një gruaje, por nuk shpërtheu. Në Lod ka një ndales të hyrejs dhe qyteti është i mbyllur.
Hamas praised ongoing clashes between West Bank Palestinians and Israeli soldiers, calling for Palestinians to “set the ground ablaze under the feet of the occupation.”
“O you free heroes of the West Bank, blessed are your arms. We salute your revolution,” a spokesperson for Hamas’s armed wing says.
Pati një demonstrim të premten në anën libaneze të kufirit, dhe një grup i vogël provoj të dëmtonte gardhin me tela. Një person u qëllua dhe u vra.
Këshilli i Sigurimit mblidhet të dielën
Norvegjia konfirmoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të dielën në orën 10 të mëngjesit (ora 16:00 norvegjeze) me kërkesë të Norvegjisë, Kinës dhe Tunizisë, pas dy përpjekjeve në të cilat SHBA bllokoi një rezolutë nga të tre vendet. NTB
Ekstremistët hebren kundër arabëve të zemëruar
Ndërsa lufta vazhdon mes Izraelit dhe Gazës, të premten për të katërtën natë me radhë pati përleshje mes hebrenjve ekstremistë dhe arabëve izraelitë të zemëruar në Lod dhe Tel Aviv, edhe pse policia kufitare izraelite është vendosur për të marrë kontrollin. (NTB)
A janë përleshjet një fjalë që mbulon sulmet dhe zjarret?
Komisioneri i policisë Micky Rosenfeld tha se 750 vetë u arrestuan.
750 janë shumë. Një numër i paimagjinueshëm, në raport me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se 122 palestinezë janë vrarë deri tani në Rripin e Gazës. Më shumë se 30 prej tyre janë fëmijë. Më shumë se 800 vetë janë plagosur. Hamasi dhe xhihadi islamik thonë se 20 prej tyre janë vrarë.
Megjithëse Izraeli thotë se po synon vetëm objektiva ushtarake, Kombet e Bashkuara thonë se rreth 200 shtëpi dhe 24 shkolla janë shkatërruar në sulme. Midis ndërtesave që janë shndërruar në gërmadha, janë tre blloqe të mëdha banimi. (NTB)-Document.no
Përktheu: Drini