Nga: Refiqe R.Hamiti
Këqyr çfarë politike të “fortë” bën kryetari i Sindikates së Arsimit, që nga pas lufta Rrahman Jashari.
Po thotë që grevat janë afër dhe krejt punëtorët e arsimit çka ka ,e nuk ka,duhet me e dëgjue.
Edhe ky Ymer Ymeri “i bardhë” ,që ishte gjithë zogu i Kadri Veseli,dikur i cili 5 minuta? pa u bërë 9,na sosi nifarë vakti duke thurr elobe dhe na gënjeu me marifet ,duke na bërë që krejt punëtorët e Arsimit, me e ndërpre grevën gati tre javore pa u arritë asnjë marrëveshje në dobi të mësuesve.
Ky Jashari dhe ky Ymeri , gjithmonë qe dy dekada pa diçka konkrete,nëse nuk mjaftojnë fjalët e tyre gjithë duke shpreh dashuri për mësuesit dhe duke u ulcav në lloq , mund edhe ta mbysin veten për të dëshmuar dashurinë e thellë e të “verbër” që e ndjejn për sektorin e Arsimit. Por sa ka përsona që ju besojnë sot?
Unë sot përsonalisht dëshirojë që kërkesat e mia të realizohen por ku me besue që këta udhëheqësit e Sindikatës së Arsimit nuk tërhiqen nga kërkesat tona në qoftë se del dikush,dhe ua mbush gojën me euro.
Sot,Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria e re duhet të përgatitet për dy opsione, ose të plotësojë kërkesat e tyre ose greva është e pashmangshme.
-Këta këtë herë e kanë përnjëmend dhe ne jemi gati me u’a krye amanetin ,gjithqysh.
Si pedagog që ishin dikur dhe si urdhërdhënës që janë këta të Sindikatës së Arsimit të Kosovës janë në dashuri të madhe me SHIK-ës, (po mendojnë që ne harrojmë), kurrëqysh të binden se arsimi dhe vetëdija e lartë e punëtorit të këtij sektori sot është një subjekt i dashurisë që nuk mashtrohen më . Sepse, nuk mund të mashtrohet mësuesi që nuk i beson askujt. Andaj mund ta mashtrosh vetëm atë që të beson Rrahman Jashari.
Sot nuk mashtrohemi krejt si dikur, si burrat e mëdhenj mësuesit dhe ne mësueset , si çikat e vogëla e të humbura, pa tokë nën këmbë që na thahet fyti, e na shterret zëri, nuk na dridhen këmbët sa herë që na bie në mend se si do të ishte jeta e jonë pa dorëngjitjen e Rrahman Jasharit dhe Sindikatën që e udhëheq.
Mirë e ka Ymer bardhoku: nuk është lehtë të jetosh në Kosovë pa përkrahjen e SHIK-së dhe pa ia zbatue urdhrat që i merr nga ky element ,i cili është duke u bredhur Institucioneve kudo edhe në Qeverin Kurti.
Sot një mësuesi dhe mësuesje, e cila e ka përjetuar punën gjatë viteve 1990/1998, i është mërzitë jeta: dita i duket natë: nata nuk përfundon kurrë:rrugët të mbyllen vetëvetiu: pranë teje gjithmonë fryn era e mbi kokën tënde bie shi: të kallet truri nga kushtet e liga të ofruara nga Institucionet përkatse , deri sot në dërrasen e zezë shkruan veç me shkums të bardhë sepse Institucionet e prokurimit s’kan bugjet me na i sigurue shkumsat me ngjyra, as në vitin 2021: askush nuk të flet në rrugë dhe nga njerëzit e “dijës”sepse ata mendojnë që A,B,C e kanë mësuar vet,e jo nga mësuesit : të shpërthejnë nervat nga njerëz të pa tru,që të sillen vërdall dhe kërkojnë të pamunduren, vetëvetiu, nga mungesa e dashurisë,respektit njerëzor, nuk ke pare të tepruara për kafe, e për balsamin që shëron shpirtin: nuk e ke sigurimin shëndetsor edhe pse je shkatërruar-shkrirë si qiri, duke punuar atyre rrugëve të gjata të luftës dhe lloqit , shtëpiave të ftohta : dhe të harrohet emri: i lakmon të vdekurit, e shteti ku jeton nuk ta jep hakun për punën që ke bërë gjatë dekades së ’90/’99, thjesht pret deri sa të pensionohesh me ta dhënë borxhin që e kanë hakikat ,apo deri sa të vdesësh: Thjeshtë, nuk ekziston. Kështu siç nuk ekzistojmë ne sot pa asnjë ndihmë nga ju përfaqësues të Sindikatës edhe pse ju keni trefishin e pagës që marr unë si mësuese.
Unë i pash në TV sot shumëherë Jasharin dhe ”Ymerin e bardhë”. Shkëlqenin kur jepni ultimatume Qeverisë për miratimin e Ligjit të Pagave , u qeshte fytyra në mesin e gazetarëve, shkëlqimi i tyre e ka emrin SHIK ,dhe për ”kamarierët e Country House” alias neve , këta janë kryetar të “qirrur”.
Këta dy, po kërkojnë që ne punëtorët e arsimit të rrimë, në këmbë gatitur, ndërsa këtyre të përulur ,në ultimatumet e tyre ,t’iu rrim,me verë të kuqe në dorë ,e me buzëqeshje permanente në fytyrë. Pastaj shkollski t’ua zbatojnë kërkesat relevante. S’dihet,a na realizohen a jo ,veç me verë të kuqe keni me i cakrrue gotat.
Andaj mësues ruane gjakftoftësin.
Po,shumë më mirë të friksohemi ne punëtoret e arsimit sesa të na duan. Se frika nuk vdes kurrë, e dashuria është punë qejfi!.
PS:
Rrahman Jashari dhe Ymer Ymeri ndoshta ta dëgjojë ,ndoshta s’ta dëgjojë ultimatumin me hy në grevë, por aq sa na i keni rras “gujt në fyt “, nga dredhit e juaja, aq e kemi edhe frymen afër me na u ba torrnado sepse na keni lodh nga mosbesimi për ju dhe mashtrimet e tepruara. Lutem që t’ju dhez kësaj here!
4