ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Si na zgjoi Universiteti …?

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
E hidhura jonë …
Kur ishte hapur Universiteti i Prishtinës, kryekrimineli serb, Rankoviq kishte pas thënë:”shqiptarëve ju morem pushkët e ju dhamë topat”!
Dhe vertetë, shqiptarët qe nga vitet e shtatëdhjeta, kur kishte filluar nxjerrja e amandamenteve të reja për Kushtetutën e Kosovës, kishin filluar evulimin e madh kulturor, shoqëror e shkencor.
Përpara, kishte kuadra, qe ishin shkolluar, kryesisht në Beograd dhe zakonisht, ishin komplementuar me kulturë të një metropoli,në të shumtën e rasteve dhe me martesa, duke anashkaluar synimin final të Kosovës. Megjithatë, kuadrat e shkolluara, dita ditës rriteshin. Njerëzit patriotë, si Ali Sokoli, qe nuk u ishte nënshtruar UDB-së, për të nënshkruar “vdekjet natyrale”, të të burgosurve e të masakruarve nëpër burgje, shtoheshin, duke bërë rezistencë, jo veç komunistëve shqiptarë, po edhe atyre jugosllavë në tërësi.
Vitet e shtatëdhjeta, ishte një sllogan i përditëshem:”ta shkollojmë femrën shqiptare”! Intelektualët, patriotët e veprimtarët e çështjes kombëtare kishin dalë nëpër fshatra duke lutur prindër, qe ti dërgojnë vajzat në shkollë. Ketyre u sigurohej konvikti nëpër shkolla të mesme. Me kujtohet se numër i madh syresh ja kishte mësye, sidomos shkollave të mjekësisë ë Prishtinë, Prizren e Mitrovicë. Po kishte dhe vajza, qe kishin zgjedhur normalen, ekonomiken, apo dhe shkolla tjera. Hera e parë, ishte, qe kishim më në fund dhe teknikë e motra medicinale, shqiptare të shkolluar, shqip.
Vitet e shtatëdhjeta ishin tërësisht, ndryshe nga ato pesëdhjeta e gjashtëdhjeta. Vitet e pasluftes ishin shumë më të mundimshme, sepse, njerëzit kompetentë serbë, nëpër zyre vendi, mjekë, drejtorë shkollash, jepnin vërtetime, qe nxënësit, të cilët nuk dëshironte ti shkollonte prindi, u lëshonin deshmi të rrejshme, pa aftësie!
Po ashtu, dhe disa hoxhollarëtë shitur kishin përhapur propagandë se, “vajzat mos i çoni në shkollë, sepse bëhën shkina”!
Apo, “Këtë vend e ka nemur baba mret e duhet ta lëmë e të shkojmë të vëllezërit muslimanë”!
Gjatë sundimit të Rankoviqit, pra nga pas lufta e deri më 1966, duke filluar nga vrasjet, përndjekjet e aksioni i grumbullimit të armëve, ishte koha më e errët për jetesën, zhvillimin e përparimin e shqiptarëve të Kosovës. Serbia, qe nga pas lufte kishte shprehë interesimin, ta quante popullin e Kosovës shiptar, duke tentuar, qe të na ndajnë nga kombi dhe shteti amë, qe Serbia e cilësonte, si Albanac dhe Albania! Qellimi i tyre ishte të na largojë nga identiteti kombëtar, historik dhe teritorial.
Sot për fat të keq, tonin, në këto pika jemi shumë keq.
E para. Nuk e kuptoj, se si ne, lejojmë, pajtohemi dhe veprojmë, qe bijtë tanë të marrin diploma, pa patur as më të voglën njohuri të fushes!
Madje nuk mund ta akceptojë, se një prind i tillë, intervenon në “hyqymet”, qe biri a bija e tij, ta zën një vend të rëndësishëm në shoqërinë kosovare, pa pasur as talent e as shkollim. Me e keqja, kemi raste, ku të tillë, zanë vend në ekipe të cilat në nivel ekspertash, emërohen për të biseduar më Serbi. Ky fenomen, është shembulli më adekuate, për shkatrrimin e shtetit tonë. Hulumtimi i prejardhjes se diplomave, duhet të bëhet, sikur hulumtimi i pasurisë se jashtë ligjshme, përmes një ligji të veçantë të aprovuar në parlamentin e Kosovës.
E dyta, AShAK, e cila, në përbërjen e saj ka gjuhëtar, historianë, gjeograf e shumë profile tjera profesionale, tu dalin përpara disa analistëve politikë, qe tentojnë ndarjen e shteteve tona, në aspetin kombëtar, historik e territorial. Do të ishte një punë e madhe, sikur ti deklasonin këta opinionistë, qe janë në të njejtin akord, sikur serbomdhenjet.
E treta, klerikët shqiptare, sidomos ai muslimanë, të zgjohet nga gumi dhe të punoj për kombin e tij, sikur qe punojnë klerikët e shteteve qe na rrethojnë për kombin e vet. Është koha e limituar, ne jemi, brenda saj, qe ta japin kontributin edhe hoxhollarët, zëri i tyre, deri me tash, ose ka qenë, si shembull i keq, ose nuk është degjuar fare.
Dhe krejt në fund, secili, qe ka veprue në kundërshtim me interesat kombëtare duhet të ndryshojë, po deshi, qe emri i tij të mos mbetet i përlyer për jetë e mot.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu