Afrim Caka, Gjakovë, 25 nëntor 2021
Letër publike,
Unë, një ish i burgosur shqiptar në burgjet serbe, ju kërkoj të zgjoheni nga gjumi i latargjisë mbi një dramë për të cilën institucionet tuaja nuk kanë dijeni për vdekjen e 46 shqiptarëve nga Ilirida.
Në pamundësi t’ju themë gojarisht disa mendime të miat rreth të vdekurve shqiptarë, për atë çka pret gjithë kombi shqiptar prej jush, e jo prej Vuçiçit.
Edi Rama nuk e shpalli “ditë zie” – sikur është “vëlla i Vuçiçit” dhe do të bënte “adetin” me një ngushëllim sado të vogël për të vdekuritë shqiptarë në Bullgari, por nuk tha asnjë fjalë se përse nuk ka asnjë ngushëllim për të vdekurit. Turpi ta mbulofte jeten more faqe zi, po të gjitha i more në Shqipëri.
Ti je nji hale e Shqiperisë etnike me këto që silllesh dhe zgërdhihesh me Vuçiçin…. turpi do të mbulojë kudo të jeshë.
Është, më sa duket, rasti vetëm që njihet në botë, kur bota shqiptare merr pjesë në shkallë kaq të drejtë në mbajtjen e një ditë zie, si të thuash, e pse jo, edhe në zvetënimin e Mini Shengenit të tij.
Në rrugët e shkreta të Bullgarisë ku është varrosur vetë Muaji nëntor; mërzia e thellë e familjarëve në tokën e ngrirë Bullgare; thirrja në dyluftimin makabër e të vdekurve për të gjallët e tyre, që vërviten rreth një varri me emër e mbiemër (të rinj e të vjetër) me 46 shqiptarë; rënkimet e të vdekurve që poshtë dheut ngaqë s’ngrihen dot për t’u ndeshur me armikun; vajtime të madhërishme, mallkime ngjethëse me përpamasa kozmike – shkurt, një heshtje varri i ethshëm në Shqipëri, që vazhdon që nga Tirana e deri te Vuçiçi, përbën materien e turpit të këtij cikli.
Në qoftëse se liderët shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë përgjegjësinë që kanë ndajë vëllezërve në Iliridë, ata duhet t’ua lënë vendin të tjerëve. Gjithmonë do të ketë shqiptarë që do ta kuptojnë më mirë të vdekurin në “xhadetë e botës”, që do të kenë më shumë dhembshuri për ta, me fjalë të tjera, që do t’i ngushëllojnë me ca ditë zie siç duhet.
Në vend se të ulte kokën përpara dramës së popullit shqiptar, të ulte kokën jo përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse është në krye të vendit, nga kjo natyrë e varfër u dehë nga shija e pushtetit dhe nga shija e “minishengenit”, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua, nga një mllef i verbër kundërshtarëve të “minishengenit”, nga një korrupsion i pafund dhe nga një shpërfillje e plotë ndaj interesave dhe tragjedisë kombëtare.