ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

“Karriera e Netanyahut ka mbaruar, ata që mbështesin Hamasin mbështesin Hitlerin”

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Nga: Edward Luttwak                                                                                            

Izraeli kundër Gazës, Netanyahu kundër Hamasit. Një “përballje klasike ushtarake”.  Dhe nëse karriera politike e kryeministrit izraelit ka “mbaruar”, lëvizja që kontrollon Rripin e Gazës përbëhet nga “fanatikë islamikë” të krahasueshëm me “Hitlerin, Pol Pot dhe Stalin”, ndërsa ata në Itali që mbështesin pozicionet e Hamasit mbështesin “vrasësit serial” dhe “ata do të bënin mirë të hipnin në binarët e  tramvajit dhe ta prisnin atë”. Kështu, në një intervistë me Adnkronos Edward Luttwak, shkencëtar politik dhe ekonomist amerikan, vëzhgon përshkallëzimin e ri në Lindjen e Mesme dhe nuk kursen gjykimet e prera ndaj të dy palëve.

Duke komentuar mbi një hyrje të mundshme të trupave izraelite në Rripin e Gazës, në dritën e thashethemeve të mohuara më vonë që shkuan pas njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme, Luttwak pohon se “për momentin” artileria, marina dhe forca ajrore e Izraelit po arrijnë të godasin depot e shumta të raketave dhe për sa kohë që këto objektiva vazhdojnë të goditen “nuk ka asnjë arsye për të dërguar trupa”.

Shkencëtari politik, i cili vlerëson arsenalin e Hamasit në “50 mijë raketa” dhe beson se ajo u ndërtua “në sajë të parave të popullit iranian”, argumenton se për sa kohë që bastisjet të jenë efektive, ato do të vazhdojnë pa qenë dhënë drita jeshile  per një operacioni tokësor, i cili do të shkaktonte “më shumë viktima”. “Personalisht – specifikon ai – nuk jam në favor të dërgimit të trupave tokësore nëse veprimet e tjera rezultojnë efektive. Por ky arsenal duhet të shkatërrohet”.

Sipas Luttwak, paralajmërimi i një operacioni tokësor dhe dërgimi i tankeve dhe njësive të këmbësorisë në pengesën me Gazën është pjesë e një strategjie për të “shtyrë milicët e Hamasit të hyjnë në tunele, të cilat bombardohen më pas. Kështu që sapo të vendosin të dërgojnë trupat do të gjejnë milicë jashtë tuneleve “dhe do të jenë në gjendje t’u shkaktojnë izraelitve më shumë viktima.

Shkencëtari politik, duke nënvizuar se “bashkësia ndërkombëtare mbështet qeverinë palestineze”, deklaron se “ky sulm nga Hamas është një sulm ndaj AKP (Autoriteti Kombëtar Palestinez), për t’i treguar atyre se ata janë heronj të vërtetë që sfidojnë Izraelin”. Për Luttwak, është një “rivalitet politik” që sheh “dy ideologji, njëra islamike dhe tjetra racionaliste”.

Luttwak pastaj analizon situatën politike në Izrael duke theksuar një “ngërç politik” i cili, sipas tij, “në të vërtetë ka të bëjë me shumë vende me sistem parlamentar, ku sot ka koalicione të dobëta dhe vështirësi të mëdha në formimin e qeverive”. Përkundrazi, thotë profesori, “italianët kanë vendosur të braktisin metodën demokratike, për të nxjerrë një person, së pari Monti tani Draghi, dhe për ta bërë atë kreun e udhëheqësve, me të gjithë ata që rreshtohen dhe i binden”, ndërsa “në vendet demokratike ku insistojnë të kenë udhëheqës të zgjedhur, nuk është e mundur të krijohet një qeveri “.

Shkencëtari politik beson se cikli politik i Benjamin Netanyahut ka “mbaruar” dhe se as një konflikt nuk mund t’i “përfitojë” dhe t’i japë atij forcën për të krijuar një qeveri solide. “Karriera e tij politike ka mbaruar, askush nuk e mbështet përveç besnikëve të fundit në partinë e tij”, thotë ai, duke treguar megjithatë se ka personalitete “si Bennett dhe Gantz të cilët janë të kualifikuar dhe të aftë për të drejtuar situatën”.

Profesori rezervon fjalët më të ashpra për Hamasin, një lëvizje që ka “qëllimin e deklaruar të shkatërrimit të Shtetit të Izraelit. Mbështetja e Palestinezëve në përgjithësi është krejtësisht e ligjshme, mbështetja e Hamasit do të thotë mbështetja e vrasësve serialë ose Hitlerit, Stalinit, Pol Potit”, pohon ai.

“Ata që kërkuan të organizonin zgjedhje në Gaza, ata i vunë një kapuç në kokë dhe i vranë. Hamasi është një qeveri që terrorizon njerëzit e Gazës dhe që, nëqoftë se do të shkonin në votime, ato do të merrni 14%. Dhe, nëse ka italianë që mbështesin Hamasin ata duhet të hipin në binarët të tramvajit dhe ta presin “, përfundon ai.
Titulli origjnial: –Luttwak: “Carriera Netanyahu finita, chi appoggia Hamas appoggia Hitler”-

Teksti italisht në: webinfo@adnkronos.com (Uebfaqe) 

Përktheu nga italishtja: Paul Tedeschini

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu