ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Përkujtim për albanologun kroat Milan Shuflaj, me rastin e 90 vjetorit të vdekjes

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1737

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

  • Prof. Dr. Nail  Draga, Ulqin
  • Milan Shuflaj, studiuesi eminent i historisë mesjetare shqiptare

(Me rastin e 90-vjetori të  vdekjës së Milan Shuflajt 1879-1931)

Ndër studiues të huaj të cilën kanë treguar interesim të veçantë për hulumtimet shkencore historike për mesjetën shqiptare dallohet historiani  kroat me origjinë hebreje dr.Milan Shuflaj. Ndonëse nuk jetoi gjatë ai botoi dhe la në dorëshkrim artikuj, studime e monografi shkencore historiografike duke argumentuar prejardhjën ilire të shqiptarëve, duke mbetur model për kohën kur jetoi dhe veproi si  dhe  referencë  e obligueshme profesionale  për çdo studiues  për historinë mesjetare shqiptare.

Milan Shuflaj ka lindur në vitin 1879, në Lepogllavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Në Universitetin e Zagrebit ka studiuar shkencat shoqërore. Doktoron në vitin 1901.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 1902-1903 specializohet në Vjenë, në “Österreichische Institut für Geschichtsforschung”, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redlicha dhe A. Dopscha.

Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare “Szeczeny” të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë.

Në vitin 1908 emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Ndërsa në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull, Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien.

Si i pa përshtshëm për sistemin në dhjetor të vitit 1920, burgoset, ku dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit.

Në vitin 1928  emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit, por për shkak se nuk i jepet  pasaporta, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Vritët me 18/19 shkurt 1931 në Zagreb nga agjentët e diktaturës së Mbretërisë Jugosllave. Pas vrasjes, në shtëpinë e tij policia bëri bastisje  duke zhdukur materiale të vlefshme me vlera unikale.

Studiues i historisë mesjetare

Në asjë të angazhimit profesional duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, Shuflaj, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Ishte pikërisht kjo periudhë, e cila  zgjon interes të jashtëzakonshëm te studiuesi i ri, duke u bërë me pas   qëllimi  kryesor i veprimtarisë  së tij shkencore. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, nga pena e dr. Milan Shuflajt dolën studime  me vlera të larta shkencore me theks të veçantë  në fushën e albanologjisë. E tillë është vepra monumentale “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, të cilën e boton në dy vëllime së bashku me L.Thallocin dhe K.Jireçekun(1913 dhe 1918). Me këtë rast po evidentojmë disa studime të cilat kanë të bëjnë enkas me shqiptarët si:

1.Rrethanat kishtare të Shqipërisë paraturke, Budapest, 1916.
2. Konstatin Balshaj (1392-1401)– roman historik, Zagreb 1920 me nenshkrimin Alba Limi.
3. Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë, Kryesisht në Mesjetë, Vjenë 1924.
4. Historia e Shqiptarëve të Veriut, botuar në Beograd 1924. 

  1. Serbët dhe Shqiptarët- simbioza e tyre në Mesjetë, Beograd 1925.  
  2. Historia e Shqiptarëve të Veriut – studim sociologjik, Beograd, 1925.

Në opusin e tij kriues Shuflaj trajton me akribi shkencore  qytetet bregdetare shqiptare gjatë mesjetës  të cilët kanë përjetuar pushtime të ndryshme duke sfiduar rrethanat e kohës  nga dyndjet e popujve deri nën pushtimin e Perandorisë Osmane.

Në mënyrë të veçantë trajton  qytetet si: Durrësi, Lezha, Shkodra, Drishti,Tivari dhe Ulqini  të cilët kanë pasur një  zhvillim ekonomik e tregtar duke u dalluar në veçanti me qeverisjën lokale që dëshmohet me statutët e tyre të kohës.

I paisur me njohuri profesionale  në aspektin metodologjik  ai veçohej me shqyrtim shkencor shumëplanesh si nga paleografia, onomastika, toponimia etj.,duke qenë model  për kohën. Një qasje  të tillë ia mundësonte  edhe njohja e gjuhëve të huaja si: gjermanishtë, hungarishtë, latinishtë, greqishtë, frëngjishtë, hebraishtë, gjuhet sllave  si dhe gjuhen shqipe.

Duke marrë parasysh se veprimtaria e tij  studimore kryesisht historike ka qenë e shpërndarë nëpër revista e gazeta të ndryshme, sipas disa informacioneve që disponojmë  deri sa ishte gjallë regjistri i zërave të tij bibliografikë arrinë në tre mijë, duke mbetur model jo vetëm për kohën e  tij.

Ftesë nga Shqipëria

Duke parë angazhimin profesional dhe pasionin për të kaluarën e popullit shqiptar, në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V.

Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme, ku Dr. Milan Shuflaj u ftua të vizitojë Shqipërinë.

Me ftesë të shtetit shqiptar  pas shumë pengesash në lidhje me pajisjën me pasaportë, ai arrin  në Shqipëri  më 12 janar  të vitit 1931. Ai u prit me nderime të larta shtetërore që nga Mbreti Zog, Kryeministri, pjesëtar të kabinetit qeveritar, dhe më në fund nga anëtarët e parlamentit shqiptar. Gjatë qendrimit ne Shqipëri, Dr. Shuflaj më 16 Janar 1931, mbajti një fjalim në Parlamentin Shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme foli për punën rreth botimit të vëllimeve në vazhdim të Acta Albaniae si dhe të Historisë së Shqipërise. Për këtë gjë, Parlamenti Shqiptar urdhëroi Ministrin e Arsimit që në emer të shpenzimeve të paguante në llogari të Milan Shuflajt, shumën prej 75000 frangash ari, që sot është e barabartë me disa miliona dollar.

Vizita në Shqipëri në shtypin e kohës

Ardhja e tij në Shqipëri u cilësua si një ngjarje e veçantë jo vetëm kulturore, ku ka shkruar shtypi i kohës.

Kështu gazeta  “Arbënia” e datës 16 janar 1931, në rubrikën “Lajme të Shkurtra” thuhej: “Gjendet në kryeqytet Z. Profesor Shuflaj, i Zagrebit. Zotëria e ti ka botuar tre volume dokumente, historike të Shqipërisë dhe ka për të botuar të katërtin volum. Këtu ka ardhur për t’u marr veshë me Qeverinë mbi mënyrën e mbledhjes së dokumenteve e të botimit të volumit.  Bisedimi që pati me  ministrin e arsimit, u përfundua me një dakord mbi të gjitha pikat”.

Ndërsa në gazetën “Vullneti i Popullit” me datën 25 Janar 1931 në artikullin “Profesori

Milan Sufflay dhe histori e Shqipëris”, Lumo Skendo(Mit´hat Frashëri) vizitën e Shuflajt në Shqipëri e komenton në këtë mënyrë: ”Në kryeqytet të vogël tënë patëm fatin të shohim pesë ditë fytyrën interesante të profesorit Shuflaj dhe të dëgjojmë fjalët e tij simpatike. Kjo qe për neve një zijafet intelektual që mjerisht nuk e gëzojmë shpesh.”

 Cekim me këtë rast se me Shuflajn kanë  pasur korrespendencë  personalitete të ndryshme nga bota shkencore e kulturore europiane, ndërsa nga shqiptarët veçohet Mit`hat Frashëri, intelektual i rrallë i botës shqiptare të kohës.

E vërteta historike  si shkak për vrasje

Duke marrë parasysh se rrethanat politike e shoqërore në Mbretërinë e Jugosllavisë ku ishte vendosur diktatura, të gjithë  jo serbët nëse nuk vepronin sipas politikës së tyre hegjemoniste ishin të kërcënuar me jetë. Dhe nga një politikë të tillë shovinste e pësoi Milan Shuflaj, të cilin agjentët serb e likuiduan në Zagreb me 19 shkurt 1931, një  ditë pasi u kthye nga Shqipëria.

Vepra jetësore e Shuflajt me rëndësi kapitale për shqiptarët ishte  “Acta et diplomata res Albaniae mediae Aetalis ilustratia”, duke   theksuar se sa ishte gjallë pati botuar dy vëllime, ndërsa në përgatitje kishte vëllimin e tretë. Ishte pikërisht ky vëllim dhe interesimi për historinë e shqiptarëve që iu pengonte e vërteta historike shovinistëve serb, andaj e vranë në mënyrë  kriminale. Duhet të themi se sa ishte gjallë Shuflaj mendonte se dokumentet për historinë e Shqipërisë do jenë gjithsej gjashtë vëllime  që mbeti ide e pa realizuar, sepse e vërteta hostirke e shqiptarëve iu pëngonte shovenistëve serb.

Të gjithë ata të cilët duan të trajtojnë kohën e mesjetës shqiptare shkrimet e Shuflajt  janë obligim si referencë profesionale për çdo studiues, sepse ky mbetët autoriteti i pa kontestueshëm  shkencor të kësaj periudhe  për historinë mesjetare shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu