Gërmadhat e Fanotit – Rrëzanj-Dolan, Çamëri
(Mizoritë romake të vitit 167-të p.K.)
Fahri Dahri, studjues i historisë së Çamërisë
Çamëria thesar i gjallë Pellazgjik (Fanoti)
Fanoti
Një tekst të veçantë plot mister na ka sjellë z. Konstantinos Tzekas për Fanotin, buzë kodrës së lumit Thyamis, mes dy fshatrave Rrëzanj (Risian) dhe Dolan të Thesprotisë.
Ai është shprehur:
“Fanoti i lashtë është një nga vendet më të bukura arkeologjike të Thesprotisë. Galaktika u pushtua mbi ndërtesën me hapje të harkuara duke e bërë atë të dukej si një portë ndërgalaktike. Shfaqen ngjyra të bukura të qiellit të natës, duke e bërë këtë moment unik”.
Por ka plot njerëz që u mungon shpirti artistik për vlerësimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e veprave të mahnitëshme, bile që arrijnë të “afrojnë Qiellin me Tokën”. Nuk mungojnë në histori njerëzit dhe shtetet që ndërgjegjja e tyre identifikohet me shkatërrimin(**) Në rastin konkret ishin romakët, që me zell dhe adhurim u ndoqën verbërisht nga grekët dhe serbët (gjithëmonë mbeteni në trajtim të rajonit fqinjësor).
Foto: “Fanoti dhe Galaktika”
Fanoti i lashtë, është padyshim një nga vendet më interesante dhe më të shquara arkeologjike në Thesproti. Është një vendbanim i fortifikuar që ka qenë i banuar nga raca e lashtë thesprote, Fanoteon, rreth gjysmës së dytë të shek. të IV para Krishtit. Është themeluar në të njëjtën periudhë, me qytetet e tjera të rëndësishme në lashtësi të Thesprotisë (Elea, Gitana, Dimokastro).
Meditim(**): “Është rrjedhojë e shumë fakteve, ku rezulton se perandoria romake, ka shkatërruar gjithçka që vinte nga lashtësia, që na shtrohet pyetja: Pse vallë ajo perandori shkatërronte gjithçka të lashtësisë? Dhe përgjigja është e thjeshtë: Ajo dhe shumë autorë të sotëm kërkojnë të tregojnë që gjithçka duhet thënë se është zhvilluar vetëm në kohën e perandorisë romake dhe pas saj. Pra kanë kërkuar dhe kërkojnë merita duke mos përmendur kulturat në lashtësi, të anashkalohen ato kultura, thjeshtë të harrohet lashtësia historike.
Një ndjenjë interesante që ndeshet edhe sot me shtetet dhe individë të fuqishëm, dëshira për të mbivlerësuar veten duke përvehtësuar zhvillimet para tyre me dhunë, me u ble dhe me u shit si mall, duke vjedhur e fshehur historinë e tyre, të shkuarën.
Nuk janë rastësi edhe ngjarjet aktuale, ku mashtrimi ndez zemrat e të mashtruarve për t’u vazhduar me mashtrimet, sikundër fluturat vërtiten rreth dritës dhe nxehtësise së llampave elektrike deri sa përcëllohen.
MASHTRIME ME TJETËRSIME
Paraqesim një trajtim që i bëhet Epirit nga shkrimet në gjuhët e huaja dhe si qendron e vërteta.
(Tekst i shkëputur nga WIKIPEDIA):
“Epiri është një zonë midis Greqisë dhe Shqipërisë, midis vargmalit malor të Pindit dhe detit Jon, shtrihet nga gjiri i Vlorës deri te malet e Acroceraunit në veri, deri në gjirin e Artës dhe rrënojat e qytetit romak të Nicopolis në jug.
Një rajon i pjerrët dhe malor. Epiri neolitik, ishte i populluar nga detarë përgjatë bregdetit dhe nga barinj e gjuetarë nga Ballkani që flisnin greqisht. Më vonë strehoi fiset helene të Kaonëve, Molosëve e Thesprotëve dhe u bë selia e shenjtërores së Dodonës, orakullit antik dhe i dyti më prestigjioz pas Delfit. U bashkua në 370 para Krishtit nga dinastia Eacidi, ajo arriti kulmin e saj gjatë mbretërimit të Pirros, fushatat e të cilit kundër Romës ishin në origjinën e shprehjes “fitore e Pirros”, që tregon një fitore pa ndikim strategjik. Epiri u pushtua më pas nga romakët, pas Luftës së Tretë Maqedonase (146 para Krishtit). Në vitin 395 pas Krishtit u bashkua në Perandorinë Romake të Lindjes.
Ku ndeshemi me mashtrimet?
Epiri neolitik ishte i populluar nga detarë përgjatë bregdetit dhe nga barinj e gjuetarë nga Ballkani që flisnin greqisht.
a)- Epiri nuk është neolitik. Studimet dhe kërkimet arkeologjike të pavarura, kanë arritur në përfundime shkencore se njeriu në të tre fiseve të vjetra të atij rajoni (që më vonë është quajtur Epir) është shfaqur nga mesi paleolitit. Qëllimi për zvogëlimin e moshës së gjallimit të njeriut në atë rajon, nga “mesi paleolit”, në “neolit” (rreth disa mijëra vite para neolitit) kuptohet qartë edhe nga sa kemi trajtuar në këtë studim. Duke fshirë mijëvjeçarë të tre fiseve më kryesorë para Epirit, dhe rritur mijëvjeçarët “helene”, del primari i fallsifikur.
b)- Që Epiri ishte i populluar me detarë përgjatë bregdetit, nuk ka dyshime, sepse të ndodhesh në brigje ujore, nuk ka si të mos jesh detar. Bile që ta kuptojnë historianët fallsifikatorë, ata banorë prandaj thirren edhe “bregas”.
c)- Po kështu dihet që ishin barinj, pasi në kohët e “meso paleolitit” dhe shumë më heret se i mëvonshmi “neolit” e në vazhdim, njerëzimi jetonte kryesisht duke qenë blegtorë dhe bujq. Përcaktime që njihen, dihen dhe për kohën që flitet nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
ç)- Zelli i madh për megamashtrim, feks (dallon qartë) tek shkrimi i shkruesave fallsifikatorë që banorët e Epirit na i parashtron se paskan “qënë nga Ballkani dhe flisnin greqisht”. Që përcaktimi “grekë” i banorëve të Epirit është një bllof, besoj se kuptohet qartë nga kushdo. Megjithatë duhet sqaruar se Gadishulli i Ballkanit nuk ka qënë i banuar tërësisht nga grekët, po ashtu banorët e tij nuk flisnin greqisht.
E kundërta, dihet botërisht Gadishulli quhej “Gadishulli Ilirik” dhe banorë flisnin “ilirishten dhe thrakishten”, dy dialekte të gjuhës pellazge, që sot njësohen me gjuhën shqipe.
d)- Mashtrimi vazhdon pa ndrojtje (pa pikë turpi) nga pseudohistorianët. Them pa ndrojtje, sepse shkruajnë gënjeshtra, që i ulin profesionalisht në nivele tepër të rendomta, qesharake. Ata thonë: “Më vonë strehoi fiset helene të kaonëve, molosëve dhe thesprotëve…”, etj”. Asnjë historian i lashtësisë, as nga Mesjeta e hershme, apo e Vonë dhe as nga e sotmja moderne, nuk kanë as edhe një rrjesht të shkruar ku të identifikojnë që fiset kaone, thesprote dhe mollose, të jenë fise helene. E gjithë historiografia, fiset, para dhe mbas epirote, nuk i identifikon grekë, por shprehet qartazi për një identitet të tyre pellazgo-ilir. Vetëm këmbëngulja e marrosur greke i do me çdo kusht që ata ti bëjë grekë. E thënë me humor: “nuk kanë shumë faj, sepse, nëse do i panojnë si jo grekë, ç’armatosin “megalloidenë”, d.m.th. të vetëpranojnë shpërbërjen e shtetit Grek.
Këto ishin disa të dhëna të veçanta nga Thesprotia e lashtë. Ndërsa Thesprotia e sotme (përfshi të trija prefekturat) është e ndarë në njësitë administrative si më poshtë:
1.-Krahina Kastrisë, është në zonën veri perëndimore të lumit Kalama, përfshin edhe 7 fshatrat Çame që ndodhen brenda kufirit të Republikës së Shqipërisë. Në mesjetën e hershme quhej krahina e Parakallamos.
2.- Krahina Ahuret e Filatit, është në veri të Filatit, përfshin vendbanimet: Ahuri i Baburit, Ahuri i Likut dhe fshatra të tjera. Ahuret e Filatit njihen edhe Akhouria.
3.- Krahina Shkalla e Zorjanit, është në lindje të Filatit, përfshin vendbanimet: Çiflik i Gurrëzës, Dolani, Fllomo, Golla, Gurrëzë, Karjan, Manxhar, Muzhakë, Palofshat, Picar, Pjadhul, Sklav, Sollopi, Zboqe.
4.- Krahina Gropë (e Kuçit), është në luginën e jug-perëndimit të Gumenicës dhe përfshin vendbanimet: Arvenicë, Çiflik (edhe Çeflikun e Nistës), Kuç, Nistë, Pllotare, Skopjonë e Vris.
5.- Krahina Grikat, është në veri- perëndim të Paramithisë dhe përfshin këto vendbanime: Grykë (Grikë), Kajcanj, Nikolicanj, Psakë.
6.- Krahina Dang, është përqëndruar në prefekturën e sotme të Thesprotisë, rreth kryeqendrës së saj-Gumenicës, përafërsisht hapësira midis lumenjëve Thiamis dhe Acheron. Kufizohet me krahinat e Kastrisë në veri-perëndim, Shkallën e Zorjanit në veri-lindje dhe me krahinën Gropë në jug-perëndim. Dangu është e njohur si: Dág ose Dagάvi. Lidhur me përbërjen etnike të Dagavit para L2B, sado shpifje, fallsifikime që janë kryer nga qarqet zyrtare dhe kishtare greke, në mohim të identitetit të tyre, nuk kanë gjetur strehë. E vërtetuar dhe e pranuar edhe në rrafshin shkencor, ajo zonë banohej tërësisht me banorë autoktonë të etnisë shqiptare. Këtë na e konfirmon edhe Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond* (1967), ka deklaruar në studimin e tij “Epiri: Gjeografia, Mbetjet e lashta, Historia dhe Topografia e Epirit dhe zonave ngjitur. Clarendon Press. f. 28”: “Philippson vuri në dukje se popullsia në Dagavi, zona midis grykës së lumit Kalama dhe Nistës, ishte shqiptare në 1893 (P-K 2.1.98), dhe unë u sigurova për këtë kur isha atje në 1932”. [Epirus: the Geography, the Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas. Clarendon Press. f. 28. “Philippson noted that the population of Dagavi, the area between the Kalamas gorge and Nista, was Albanian in 1893 (P-K 2.1.98), and I was assured of this when I was there in 1932”].
7.-Krahina Shkalla e Sipërme, përfshin fshatrat rreth qytetit të Paramëthisë. Është e njohur edhe si Ano Skala.
8.- Krahina Shkallë e Poshtme, është përqëndruar rreth fshatrave Dhragumi (sot Zervohori) dhe Kardhiqit. Shkalla e Poshtme, njihet edhe si Kάto Skάla.
9.- Krahina Sul, fillimisht përfshinte 4 fshatra, nga të cilat sot vetëm fshati Samonivë ekziston, ndërsa tre fshtrat Qafë, Navarik dhe Sul nuk ekzistojnë.
10.- Krahina Shkopet, përqëndrohet rreth vendbanimeve: Cangadhë (dele shterpë)*, Koriqanj (i Shkopetit), Kukël, Gllavicë. Ka bërë pjesë edhe në krahinën veri-lindore në Llakat e Sulit.
11.- Krahina Frar, e merr emrin e vet nga fusha e quajtur Frar, është në jug të rajonit i Çamërisë dhe përfshin vendbanimet për rreth: Arcë, Beshere, Birbil, Cugnidhë (Cukunidhë-hithër)*, Gliqi, Goricë, Hojkë, Jonuz, Kanallaq, Kastri, Klisurë, Koron, Koronopull, Leshe, Lëkurës, Mandukë, Manjë, Morfat, Muzhakat, Nemicë, Nihor (i Frarit), Potame, Spatharat, Spllancë, Stanovë, Taban, Trikopalk, Vllandoraq, Xarrë (i Frarit).
Memorje: Koha nuk ndalet dhe njerëzit ripërtëriten, por kujtesa duhet të ruhet. Mundësitë e ruajtjes së saj janë të shumta, mes tyre është dhe shkrimi.
Banorët e djeshëm të Thesprotisë së sotme, veç veçorive dialektore të të folurës, dallonin edhe për ditët dhe muajt e vitit.
a) ditët e javës: e hënë, e Martë (edhe e Marë), e Mërkurë, e Njëte, e Xhuma, e Shtunë, e Diel.
b) stinët: Dimër, proto Behar, Behar, Vjeshtë.
c) muajt: Jenar, Flevar, Mars, Prill, Maj, Theriti, Allonar, Gusht, Vjeshtë e parë, Shimitër, Protospor, Shëndre.
* Lutem mos e çoni mendjen tek greqishtja, sepse fjalët proto, sporë dhe shën-et, janë fjalë të gjuhës shqipe, prandaj po bëj disa spjegime:
1)- Shën Dhimitri. “Shën Dhimitri është një prej shenjtorëve të mëdhenj ballkanikë – mbrojtës”.(Mbrojtës i bujqësisë dhe blegtorisë). 26 Tetori Festa e Shën Dhimitrit. Festa në fund të tetorit ka të bëjë me takimin e besimtarëve pas verës dhe pas mbarimit të punëve të rënda bujqësore. Në shtëpi ktheheshin edhe kurbetlinjtë. Ishte në traditën e banorëve të rajonit, që në ditën e Shën Dhimitrit mblidhej e gjithë familja.
2)- Shën Andreu Apostul ka predikuar Ungjillin e Krishtit dhe ka sjell krishterimin edhe në Illiri, Epir, pra në trevat shqiptare e ndër shqiptarë.
30 nëntori ishte si data e festës së tij.
3)- Proto. Në të folurën çamërishte, ka përdorim të zakonshëm, kur bëhet fjalë për në fillim. Proto=në fillim, sefte, së pari. Psh proto do shkoj në Gjirokatër, etj. Fjala proto është padyshim fjalë që përdoret nga shumë popuj. Të gjithë e dimë fjalën tepër të përdorur “prototip”.
Psh”Prototip i njeriut të ndershëm”, etj.
4)- Spore. Fara të xhveshura të disa bimëve. Farë gruri, misri etj.
Mbasi dhamë spjegimet, njihemi me domethëniet:
*- Theriti=koha e therjeve, korrjeve.
*- Allonar= muaji më i nxehtë.
*- Shimitër=Shën Mitri, mbrojtësi i bujqësisë dhe blegtorise. Festa 26 tetor.
*- Protospor=muaji që mbjellim, hidhet fara e parë. Proto – sporë= muaji ku mbillet fara e parë – nëntori.
*- Shëndre=Shën Andrea. Shënjtori që solli krishtërimin në trojet pellazgo-ilire.
* Këto janë krahinat e Çamërisë, por atje, në zbatim të parimeve demokratike greko-ortodokse, gjuha amëtare flitet vetëm brenda shtëpive. Përjashta shtëpive, siç thonë banorët çamë të moshuar, flitet gjuha greke -leksiko (gjuha e mësuar nga kisha greke, jo gjuha e nënës).
Ka shumë autorë, edhe grekë, që shkruajnë për masat drastike që edhe aktualisht ushtron shteti dhe kisha greke ndaj çamëve ortodoksë për mos përdorimin e gjuhës shqipe (çamërishten).
Historiani grek Baltsiotis, në:”Çamët Musliman të Greqisë Veriperëndimore 2011″, shkruan: “Gjuha shqipe dhe popullata e krishterë që e flisnin atë – dhe ende duhet – duhej të fshiheshin gjithashtu, pasi që gjuha u perceptua si një kërcënim shtesë për “greminën e tokës”. E folura në dialektin çam nga çamët e krishterë, mund të përdoret vetëm si një dëshmi e tyre në lidhjen me muslimanët, duke krijuar kështu një vazhdimësi të jo-greqisë”.
Mendoj se është e shpreur qartë. Megjithatë, çamët ortodoksë që e flasin çamërishten, janë të detyruar të mos e përdorin, prandaj e flasin fshehurazi. Kjo sepse gjuhën shqipe, që flitet ende në rajonin e Çamërisë, shteti Grek e quan kërcënim shtesë. Nëse ajo gjuhë do lejohet të flitet, sigurohet vazhdimësia e lidhjes së etnisë mes çamëve myslimanë me çamët ortodoksë. Kjo vazhdimësi, rrëzon konceptin e kombësisë “po je ortodoks, je grek”. Më e plotë, frika greke qëndron në ruajtjen e një vazhdimësie të jo-greqisë. Asnjë shtet, kushdo qoftë, nuk mund të quhet dhe as të jetë demokrat, se ashtu e do dikush. Ujkun le ta veshin me lëkurën e dashit, por nëse dashi i del përpara, pëson fatin e zi. Veç kësaj kuptohet edhe politika përçarëse greke e cila synon të realizojë ndarjen mes etnitetit çam. Çam ortodoks – çam mysliman, sikur këta njerëz të mos kenë një etni. Përdorimin e besimit fetar për të mohuar familjarët njëri-tjetrin!.
Në përfundim po sjell një pjesë nga libri i Lambros Baltsiotis (shkrimtar ortodoks nga Greqia): “The Muslim Chams of Northwestern Greece”. [Çamët myslimanë të Greqisë Veriperëndimore]: “Tezën se dëbimi i çamëve myslimanë nga Epiri Perëndimor (nga Çamëria-FD) gjatë pjesës së fundit të vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945 nga forcat guerile të EDES-it, duke i rezistuar pushtimit italo -gjerman, ndodhi në kundërshtim me urtësinë konvencionale, jo vetëm si rezultat i bashkëpunimit të çamëve me forcat e pushtimit, por më tepër si rezultat i politikës shtetërore, politikë e cila ishte ngulitur në ideologjinë mbizotëruese nacionaliste të periudhës së ndërmjetme. Ne argumentojmë se pas shkëmbimeve të mëparshme greko-turke dhe greko- bullgare të popullsive, dëbimi i çamëve myslimanë ishte pjesë e një politike të shtetit grek për të ushtruar të drejtën e tij të pretenduar për të dëbuar jogrekët nga territori i tij (shteti grek e quan territor të tij se ja dhanë Fuqitë e Mëdha, duke coptuar territorin e Shqiptarisë?!). Brenda parametrave të këtij kuadri ideologjik, legjislativ dhe praktik si dhe ndërkombëtar, duhej pakësuar dukshmëria e çamëve myslimanë. Synimi ishte minimizimi i pranisë së tyre fizike nëpërmjet pakësimit të numrit të tyre dhe zvogëlimit të dallueshmërisë së tyre si grup i veçantë fetar dhe gjuhësor”. Profesori vazhdon në tej: “Qeveria dhe burokracia shtetërore përdorën një qasje nxitëse për të rritur urrejtjen ndërmjet komuniteteve për të arritur me sukses qëllimet e lartpërmendura”.
Kështu shkruan pedagogu, historiani dhe shkencëtari grek.
Për këdo, njeri apo institucion të ndërgjegjshëm dhe që luftojnë për vendosjen e drejtësisë, çdo koment do ishte i tepërt. Me fakte, me llogjikë dhe me arësyetim njerëzor, ngado që të vërtitemi, e vërteta e qendrimit të kishës dhe shtetit ortodoks grek, ndaj rajonit dhe banorëve të Çamërisë, është qendrim çnjerëzor, që turpëron jo vetëm kishën ortodokse dhe shtetin Grek, por edhe drejtuesit e shtetit shqiptar, Bashkimin Europian, që lejojnë të kryhen gjenocide në mes të ditës nga barbarët modernë.
Janë fakte reale. Bota e civilizuar detyrohet të rikuperojë gabimet e rënda të shekullit XIX dhe XX dhe jo të fshihet si struci kokën në rërë, pasi faktet ia nxjerrin të gjithë trupin jashtë.
Shënim: Gjuha hitite, një gjuhë indo-evropiane e folur në Anadoll në mijëvjeçarin II para Krishtit, nga populli i hititë. Traktati i Kadeshit u hartua në Hite, 1259 para Krishtit, konsiderohet traktati më i vjetër ekzistues i paqes.
**Realizimi i kësaj teme, kryesisht është mbështetur në Wikipedia, ku janë cituar edhe disa prej autorëve të ndryshëm, historianë të lashtë, etj.
Jam përpjekur të ruaj origjinalitetin, të pastroj “sistemin e shartesës” që i është bërë historisë së këtij rajoni. Atje ku e kam gjetur të nevojshme kam kryer përshtatje, për një saktësim më të plotë. Jam përpjekur të zëvëndësoj prapashtesat, ndërhyrje të qarta për përvehtësim, me anë të tjetërsimit të të vërtetave historike të rajonit. Ndreqjet dhe përshtatjet, mbështeten në njohjen time të rajonit Thesproti/ Çamërisë. Në çdo shkrim kam mbajtur parasysh të jem i kujdesshëm në ato që lexoj, në të gjitha botimet, në gjithçka me vlerë të dëgjuara e të trashëguara nga familja.
Është në karakterin njerëzor për të treguar respekt dhe mirënjohje ndaj institucioneve përkatëse informuese, të cilat, në epokën e internetit ofrojnë mundësi të mëdha për të njohur të panjohurat para nesh.
Me vullnet dhe me forca mendore të përqëndruara, mundohem për të realizuar misionin “Pastrim nga pisllëqet greke, të hedhura me mashtrime, shpifje dhe tjetërsime historike shumëkohëshe të bëra trojeve dhe komunitetit levend të rajonit të Çamërisë”.
Si kudo edhe tek ne, ndeshemi me dukuri dhe karaktere njerëzore të kultivuar tek disa nga bijtë apo bijat tona, të cilët i tremben të vërtetës, frikësohen nga forca e ndëshkimt të më të fortit, humbasin identitetin e tyre mendor dhe përshtaten me të keqen, duke shkelur mbi të shkuarën.
Të qartësoj qendrimet e tilla që në rrethana të caktuara duam nuk duam ndodhin. Mesjeta ka goditur rëndë në etninë tonë. Ishin ndikimet fetare dhe ndërrimet perandorake, të cilat ranë si murtajë mbi ne dhe na shpërbënë. Na shpikën ndarjet në veriorë e jugorë; në katolikë, ortodokse e myslimanë; në arbër, arvanitas e arbëresh; ndarje të llahtarshme deri atje sa shqiptarët kanë identitet tjetër nga arbëreshët, apo arvanitasit. Të gjitha këto ndodhi brenda 6 shekujve, kanë ngjitur në trutë e disave, si brenda dhe jashtë lloit, ashtu dhe brenda jashtë vendit. Në vetëdijen time, bazuar në parime objektive, ashtu si dhe përherë nuk bëj apel, por shfaq dëshirën që i gjithë lloi ynë kudo ndodhet, të ndërgjegjësohet se ngrohtësia e “Nënës”, na ruan nga çdo “përkëdheje”, pekule e kujtdo. Ndryshimi mes të dyjave është se ngrohtësia e “Nënës” nuk lidhet me asnjë interes; ndërsa “përkëdhejet dhe pekulet” kanë jetë sa rron interesi.
Përse u ndala në këtë trajtim?. Është shqetësim që buron nga mjetet që përdoren prej të huajve kundra bashkimit tonë kombëtar.
Një bisedë e rastit ku duhet kuptuar shumë (në këndvështrimin tim).
Pesë vite më parë, te “kafe pastiçja”, prapa Muzeut historik në Tiranë, u takova me studjuesin çam, preveziotin z. Niko Stillo, me të cilin këmbyem biseda rreth historisë së rajonit të Çamërisë. Bisedë mbas bisede, si dy thesprotë kërkues për të moçmet e shumë moçmeve, erdhi çasti kur ai më tregoi se në takim me një akademik të R.Sh. kur i kishte folur për gjuhën thesprote/ çame, që rrjedh nga gjuha pellazge, akademiku “ynë” bëri një nënqeshje, si për ti thënë: “ç’janë këto që thua?”. Unë i tregova z. Niko, rastin e një ish kryetari të Akademisë së shkencave të R. Sh. që në librin e tij, mbi pellazgët, ilrët dhe epirotët, është shprehur: “Është e dyshimtë se ç’farë gjuhe flisnin epirotët”?. Nënqeshëm të dy (si ai akademiku), por në kuptim të kundërt. Nënqeshëm për “paaftësitë”, për nënështrimet e “dijetarëveve” tanë ndaj “urdhëruesave” të asimilimit të kombit shqiptar.
Është kjo hapësirë gjeografike, që ndodhet në vazhdim të jugut të Shqipërisë Londineze, që për vlerat e paçmuara që historia ja njeh, disa dhe janë bërë të njohura, por që mban në trupin e saj dhe shumë më shumë nga sa u paraqitën në këtë përmbledhje. Shkatërruesit e kulturave para greko- romake, për këtë trevë, unike për veçoritë që mbart nga lashtësia, janë bërë dhe bëhen përpjekje të shumta, por jo fort të suksesëshmet, deri tani në shuarjen e emrit, të historisë, të gjeografisë dhe identitetit të saj pellazgjik.
Akademitë e shkencave të shteteve tona, do bëjnë mirë të zgjohen dhe të shikojnë seriozisht thesaret historike që ruhen në nëntokën dhe mbitokën iliro-pellazge.
Studiues i trevës së Çamërisë.
Itali, më 27/11/2021.
Fund
Redaksia e Drinit ua uron të gjithë banorëve të Çamërisë, qoftë atyre që ende jetojnë në viset e tyre historike , ortodoksë apo myslimanë qofshin, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Gëzuar për Lirinë Njerëzore dhe Kombëtare!
Koha e të drejtave dhe e lirive njerëzore ka ardhur, atë s’mund ta marr askush për vete e të mos ua lë të tjerëve.
Gëzuar për jetë e Mot 28 Nëntori i Shqiptarëve!
Redaksisë së Revistës DRINI!
Pranoni falenderimet e mia të sinqerta. Urimet tuaja tepër të përzëmërta, na shtojnë besimin, na ngrejnë më lart moralisht dhe na ngrohin zemrat tona se: SHQIPËRIA DO TË PLOTËSOHET.
Nga prindërit e mi, kur ishim në Çamëri kam mësuar se “trupi” i ynë është një me “trupin” e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Isha ende fëmijë, por këtë sapo thashë e mbaj mend fort mirë, atje në voruan (oborrin) e shtëpisë, ku babai ishte ulur pranë ullirit, në atë kohë 560 vjeçar. Disa vite më parë e kam parë atë ulli dhe kujtoj bisedën, por nuk i jam afruar asaj peme gjigante. Jo nga “frika”, por kam respektuar, me shumë dhimje, ligjet e demokracisë së shtetit ortodoks Grek.
Edhe njëherë ju falenderoj për hapësirat që na keni mundësuar për të treguar të vërtetat tona. Respekte Fahri Dahri. 27/11/2021.’