ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Ata që fshihen pas mendimeve si “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, nuk e mbushin asnjë kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Bardhyl Mahmuti
Ata që lidhin lirinë e Kosovës me lirinë e Palestinës janë aq pak, saqë nuk e mbushin as një kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!
Të dashur miq,
Manifestimi i një grupi të vogël njerëzish në Prishtinë me parullën “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” ka revoltuar një numër shumë të madh të njerëzve që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe në rrjetet sociale!
Mua nuk më brengosi një manifestim i tillë. Përkundrazi! Numri i vogël i pjesëmarrësve është domethënës: nuk e mbushin as një kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!
Pse të solidarizoheni vetëm me popullin palestinez e jo edhe me civilët e vrarë në Izrael nga raketat e HAMAS-it, në mesin e të cilëve edhe arab-shtetas të Izraelit? Pse nuk i dënoni provokimet luftënxitëse të HAMAS-it, organizatë kjo e njohur terroriste nga ana e Kombeve të Bashkauara? Pse HAMASI, i afërt me politikën iraniane, duhet ti rrij Izraelit tek dera e shtëpisë (në kufi), që ta provokoj e shqetësoj atë gjithë kohën? Pse HAMAS-i gjuan me raketa në Izrael dhe fshihet pas civilëve palestinez në Rripin e Gazës?
A ke mendim për këtë ti Shkëlzen Gashi – i gjithëdijshmi?!
Shihnie “analistin” Rron Gjinovci , që shfaqet shumë i afërt me LVV-ën … Fund okupimit të Palestinës , thuhet në pankartën që ai e mbanë në dorë, pavarësisht që HAMAS-i provokon gjithë kohën duke gjuajtur me raketa në pothuaj mbarë hapësirën shtetërore të Izraelit. Të këtillë janë analistët tanë … A e shihni pas shpinës së Rronit, Shkelzen Gashin, këshilltarin e madh të Albin Kurit deri para një kohe? A din kush me treguar se kush kishte shkruar në profilin e tij në fb për ambasadën e Kosovës në Jerusalem: “Ajo ambasadë e mallkuar?!”, postim që e shleu pastaj!
Athua a di të tregoj panislamisti që e mbanë me mburrje në dorë këtë pankartë,  se pse Liria jonë qenka e paplotë pa lirinë e Palestinës? A vetëm se ky mund të jetë islamist dhe identifikohet me secilin musliman të botës, apo përse?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu