ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Kronikë historike për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), dhe lidhja e saj me Kroacinë

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

  • Pse dhe si jam kyç në HDZ ( Hrvatska Demokratska Zajednica) partia që erdhi në pushtet në Kroaci me 30 maj 1990 në krye me dr Franjo Tugjman.
Grupi i parë që merrej me çështje shqiptare në Jugosllavinë që ishte duke u zhbërë, ishte grupi i Ljubjanes ne Slloveni:  Fadil Demiri, Naim Maloku, shoqata e tyre “Migjeni”  dhe revista “Alternativa”, me kryeredaktor Sali Kabashin. Ne nje mledhje të tyre në Lubjanë në verë të vitit 1989, Fadil Demiri më njoftoi me Vladimir Šeks, që ishte ndër ideatorët e partisë HDZ në Kroaci, partisë që erdhi në pushtet në maj të vitit 1990 dhe drejtoi shtetin kroat, shpalli Pavarsinë e Kroacisë me 25.6.1991., dhe me radhë e udhëhoqi Luftën Mbrojtëse të kroatëve dhe Kroacisë, duke e sulmuar ushtrinë pushtuese serbojugosllave me perleshje të ashpra në maj të vitit 1991, luftë që mori hov në qershor të vitin 1991 si dhe  përmasa të mëdha nga shtatori i vitit 1991.
Pse Vladimir Šeks interesohet për mua? 
Me 27.shkurt të vitit 1989., isha organizatore e demostratave në mbështetje të pakushtëzueme të Minatorëve të Trepçes, me moton: “Kosova është poligon politik, ku ushtrohet prova gjenerale për drejtimin shoqëror- politik apo ushtarak në republikat e tjera të RSFJ-së” Mlodha studentët dhe shqiptarët gjithandej, por së pari studentët kroat që ishin drejtues në SSOH ( Savez Socijalističke omladine Hrvatske). Me qëllim i ftova edhe kroatët, që të mos merrte kjo kahje vetëm të shqipetarëve, por të kyçen dhe kroatët .Nga telefoni ia dërgova telegramin Veljko Kadijević, me tekst. “Nese Ju ia ndaloni konsensusin Kosovës, dijeni se do të shpërndahet dhe  shkatërrohet Jugosllavia Federale”.  Ishte provokim i madh që ndodhi dhe e tërë  Kroacia u ngrit në këmbë.
Te mos hyj në detaje që policia jugoslave atëhre intervenoi në Sheshin e Republikës (sot sheh i Ban Jelačić) dhe i rrahin dhe i arrestojnë disa studentë shqiptarë. Më kujtohet që e kan rrahur keq Riza Baftiun dhe i arrestojnë Beqir Kadrijajn ga Isniqi etj. Mua disa kroatë më grabisin shpejt nga sheshi dhe me fshehin në disa vende, pas disa ditësh më vendosnin në një vend tjetër. Sidoqoftë, Policia e atëhershme jugosllave, i morën në pyetje informative disa studentë kroat, ua konfiskojnë tekstet e shaptilografuara që u ishin ndarë të gjithë studentëve kroat por edhe shqiptarë, por studentët kroat tërhiqen.
Mua më gjejnë dhe arestojnë disa muj më vonë, si të fundit apo kryesoren, nën udhëheqje të aksionit nga inspektori i DB-s Vitomir Dodig. Fillon proçesi gjygësor, por me lejojnë të mbrohem në liri. Me qëllim. Që ta shihnin me kend isha e lidhur, sa ndikim kisha dhe tek kush me me kend bashkëpunonim. Pas kësaj shumica e studentëve shqiptarë distancohet nga une, perveç disave, sidomos të Luljeta Behlulit, tash Kabashi, që nuk distancohet prej meje.
Por ti kthehem kësaj pjese në Lubjanë, edhepse më percillnin 24 orë në ditë agjentët e UDB-së, të cilët edhe i vendosën mikrofonat e fshehur në banesën ku jetoja në rrugën Milke Trnine 25 ne Zagreb, e më vone nga dosjet merret vesh që më përcillnin që nga viti 1989.
Pse që nga ajo kohë, nuk e dij? Apo e dij, sepse nga vrasja e Aziz Kelmendit në shtator të vitit 1987, në Kazermën e Paraćin-it, trajnohem për ndarje të pakushtëzueme të Kosovës nga Jugosllavia. Por, nuk trajnohem  me armë, armen kurrë nuk e kam marrë në dorë. Trajnimi ishte tjetërfare, luftë mediatike dhe propagandistike. Ti kthehem Lubjanes dhe asaj ngjarjes ku Fadil Demiri me njofton me Vladimir Šeks i cili e kishte në dorë tekstin inicues të demostratave për Minatorët e Trepçes që e kam shkruar në shkurt të vitit 1989., dhe organizuar demostrata për Minatorët e Trepçës në Zagreb. Vladimir Šeks pastaj në Zagreb më thërret në një takim gjysmësekret të thuash dhe më thotë që Franjo Tugjman don të takohet me mue. Jemi takuar, të nesërmen, në shtator 1989 para një barake, e që sot e mban emrin e atyre që janë themelus të partisë HDZ, ku isha edhe une ndër ata 7 themeluesit e partisë HDZ që ende sot është në pushtet në Kroaci, por më tutje me opozitë me mue dhe une me ta, e ndëshkimi ndaj meje është… ende tejet i rëndë.
Atë ditë menjëhere kam rënë në konflikt me në atë barakë me Franjo Tugjman, sepse  ai kërkonte nga une që ti bindja të gjithë shqiptarët ti bashkoheshin HDZ , ngase ai pati plan që Lufta të niste në Kosovë.
Une i pata thënë që nuk kam ndikim tek shqiptarët dhe se këtu kam ardhë sepse atë nismë të shpërbërjes së Jugosllavisë duhet ta marrin përsipër kroatët, e në asnjë mënyrë shqiptarët, se strategjia duhet të niset këtu në Kroaci, kurse në Kosovë më vonë, ngase kroatët ishin më të fortë ushtarakisht dhe ishin në gjendje ta thyenin Ushtrinë Jugosllave. Ai me kundërshtoi, duke e ngritur tonin ndaj meje. Ia ktheva me ton të ngritur, por këta në HDZ, Jospip Manolić dhe Vladimir Šeks e qetësuan Tugjmanin, duke ia ndërprerë britmën. Dhe doemos deshtën që une kyçem në të gjitha pjesët e Kryesisë së HDZ ( Hrvatska Demokratska Zajednica).
U mbajt dy muj më vonë mbledhja dhe tubimi gjithëpërfshirës dhe votimi për Kryesi ku une mora më së shumti vota pas Martin Sagner. HDZ përgaditej për marrjen e pushtetit në Kroaci e ndërkohë policia jugosllave vendosë të më areston mue së bashku me disa anëtarë të HDZ-së. Sërish më fshehën në një lokacion që nuk do t’ia përmendi emrin këtu. E në atë kohë del për fat të keq ajo Lista e “famshme e rrëzuesve” të Jugosllavisë, e ata që ishin nga Jugosllavia që duhet të likuidoheshin në situata emergjente. Emri im në atë listë  ishte i treti , por jo edhe emri i dr Franjo Tugjman.
Por, ishte emni I Papa Gjon Palit të II, Gensher-it të Gjermanisë, De Mikelis dhe  Andreoti të Italisë dhe nga Kroacia emri i Vlado Gotovac dhe Dobroslav Paraga. Dhe emri im, siç thash.
Kuptova se diçka aty nuk ishte e logjikshme. Aspak e logjikshme. Emri im në atë Listë e jo edhe emri i Ffanjo Tugjamn?!
Dhe se nëse bëhet përleshje apo konflikt më i i madh, këta persona që ishin nga Jugoslllavia, Vlado Gotovac, Dobroslav Paraga dhe une, te likvidohen. WoW! Ndërsa Franjo Tugjman të mos preket! Ish gjenerali i Titos, benjamini i Titos, që donte ta formonte Kroacinë e pavarur, ai te mos prekej në asnjë mënyrë?! Nuk më ka pëlqyer kurrë Franjo Tugjman. Dhe ai plani i tij që konflikti duhet të niste në Kosovë, madje edhe me ndihmën time, sepse, siç than: “Mi imamo depešu iz Beograda da ste vi gospogjo Rexhepi vogja Albanaca“. Une qesha!njëmend qesha dhe i thash në atë mbledhje të ngushtë të HDZ-së qe une kam influence te shqiptarët sikur tu thosha se drejtimi për me shku në pushimore Sljeme është në anë të majt të rrugës, ndërsa ata shkojnë në anën e kundërt, qe sa më besojnëe mue?!”.
Atë e thash. Por këta në HDZ nuk më besuan që nuk kam influencë te shqiptarët dhe Tugjmani më afroi vendin e Ministres së parë në Qeverinë e Kroacisë. E refuzova. E kisha humbur besimin në ta, pasi i dikriminuan shqiptarët e pas të gjitha këtyre edhe dhash dorëheqje të kuvertume në postë të anëtares së Kryesise të HDZ dhe në anëtarsim të asaj partie.
Në atë kohë vjen Bekim Berisha Abei nga Holanda, në Kroaci për tu kyç në mbrojtje të Kroacisë dhe me radhë më vonë të Kosovës.
Kyçja e Tom Berishës dhe Zef Markut në HDZ
Por, në HDZ kyçen Tom Berisha dhe Zef Marku për me i bo karrierat e tyne personale dhe formohet FARK, jo nga ata, sa dij une, por nga struktura të Kosoves, Rugova dhe të tjerë si dhe nga Fadil Demiri, oficer për të cilin në Akademi Ushtarake të Zagrebit flitej se nuk ka pasë asnjë gjeneratë oficerësh aq të shkathtë dhe strateg lufte, sikurse që ishte ai. Në fillim të Luftës, që e shtryzoj Tom Berisha eksistimin e FARKUT e me Franjo Tugjman i dërgon ushtarët me stemën e FARK-ut në frontet më të vështira, në Gospić , e atëhere Kolonel Ahmet Krasniqi ua dorëzon kroatëve atë kazermë strategjike në Gospič për me i shpëtuar kroatët dhe shqipetarët, qe i qitën Tom Berisha dhe Franjo Tugjman në rend të parë, si “gineni golubovi”, që të vriten.
Bekim Berisha Abei e kundërshton Tom Berishen dhe aty filloi një armiqësi në mes tyne. Nga Kosova vjen Ramush Tahiri , si i deleguari i Ibrahim Rugoves (përmes Akademik Ali Aliu), që të shpërndahat kjo njësi ushtarake, që e kishte në një krah të uniformes stemën e FARK-ut e në krahun tjetër uniformën ZNG (Zbor Narodne Garde), njisi kroate që më vonë riemrohet në HV , Hrvatska Vojska.
Filluan përleshjet me Ushtinë serbojugosllave, ku kyçet Bekim Berisha ndër të parët, jo me FARK-un, dhe reshtohet kundër Tom Berishes që deshti ta bënte karrieren personale dhe përfitimin personal me shitje të pasaportave ushtarëve shqiptarë që iknin në atë kohë nga Armata Jugoslave në vende të ndryshme të Europës.
Bekim Berisha e bën një videokasetë, me të gjitha dëshmitë e shqiptarëve, të cilëve Tom Berisha ua mori paratë, e une e shkrova një një tekst për te gjitha veprime të Tom Berishes që botohet në “Nedjeljna Dalmacija“.
Bën një mledhje të ngushtë Tom Berisha me do shqiptarë dhe deklaron që duhet mu me më vra. Arsim Ceku (vlllai i Besa Ceku, gazetare te RTK-së) e kundërshton dhe e lëshon takimin. Bekim Berisha e lë kaseten të inçizuar në banesën time dhe në mënyrë të veçant lobon tek autoritetet Ushtarake të Kroacisë që mos të me prekun mua.
Kjo bëhet çështje publike pastaj dhe e njohur tek të gjithë në Kroaci si dhe tek krerët e HDZ-se dhe te Ushtarakët. Prandaj, nuk me prekin dhe nuk bëjnë tentim atentati. Më doli përkrah edhe Dobroslav Paraga, në atë kohë oponenti më i rrezikshëm i dr. Franjo Tugjman.
Në një moment, kur nuk isha në shtëpi, ishte bastisur banesa ime, dhe meret ajo kasetë që e ka inçizua Bekim Berisha për marrje paresh nga të gjithë shqipetarët, që i drejtohen atij, Tom Berishes dhe Zef Markut për pasaporta jugosllave për ikje nga Kroacia.
Ato pasaporta (diku nja 30 gjithsej) i sigurova edhe une ne PU ( Policijska Uprava) në Zagreb, por Zotri Lisičak, shefi i atij reparti, mua asnjëherë nuk më tha që kërkon pare për ato pasaporta.
Asnjëherë … Në asnjë moment.
Pra, qenë siguruar afër 30 pasaporta për ata shqipetarë tashmë apatrid, por pa asnë dinarë – lek apo kun kroate.
(Vazhdon)
Në vijim: Një përshkrim tjetër imi dhe ardhja e Fadil Demirit më 1997., në Kroaci për ta krijuar logjistikën rreth riiformimit të FARK-ut dhe bashkimin me UCK për mbrojtjen e Kosovës. 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Edhe une do t’i shkruaj dy-tri fjale per z. Berisha.

    Per here te pare per te degjova nga disa ish studente shqiptare te Universitetit te Zagrebit. Ata tregonin per nje incident te madh qe kishte ndodhur ne Zagreb kah fundi i viteve te gjashtedhjeta ose kah fillimi i viteve te shtatedhjeta. Kishte ndodhur nje rrahje masive ne mes te studenteve shqiptare qe studjonin ne Zagreb dhe studenteve serbe (shumica) nga Hercegovina. Ajo rrahje kishte bere buje te madhe jo vetem ne Kroaci por edhe ne tere Jugosllavine. Per qetesimin e situates nga Kosova per ne Zagreb kishin shkuar edhe disa udheheqes te larte nga Kosova. Sipas studenteve shqiptare rol vendimtar per qetesimin e situates dhe per mos denimin e studenteve shqiptare kishte luajtur z. Berisha. Ata i ishin shume mirenjohes atij.

    Heren e dyte qe degjova per z. Berisha ishin disa kolege te mi nga fakulteti te cilet sherbimin ushtarak e kishin kryer ne kazermen ku sherbente Tom Berisha. Te gjithe ata flisnin fjale miradie per te. Gjithmone, thoshin ata, e kishim perkrahjen e parezerve te tij.
    Njohja me e madhe me Tomen me ndodhi gjate kohes kur ai sherbente si profesor i lendes Mekanika e fluideve ne Fakultetin e Makinerise ne Prishtine. Kisha disa shoke ne ate fakultet dhe shume shpesh shihesha me ta. Tere kohen ata me flisnin per prof. Tomen. Ai ishte frof. i mire dhe patriot. Ne Prishtine ai kishte shume miq te cilet e donin , sidomos koleget e tij dhe studentet. Kur filloi lufta, te gjithe ata miq te Tomes qe kishin ushtare ne APJ dhe qe sherbenin ne Kroaci kerkuan ndihmen e tij. Ai (se bashku me miqte e tij) pa asnje hezitim u kryente pune. Asnjeri, po e perseris, asnjeri nga keta nuk me tha qe kishte paguar per ato sherbime.

    A pati Toma gabime, sigurisht qe pati. Aq e deshironte clirimin e Kosoves sa qe nganjehere tregohej naiv. Pak si teper ju besonte disa “komandanteve” te UCK-se. Toma nuk ishte themelues i Fark-ut, perkundrazi, atij fare nuk i pelqeu krijimi i Fark-ut. I frikohej ndarjes ne mes te fraksioneve.

    Gabimi tjeter i tij ishte edhe perkrahja per fillimin e luftes ne Kosove ne kohen kur shqiptaret nuk ishin te pergatitur per lufte. Mendonte qe Kosova do te perfitonte nga kjo lufte sepse ne te njejten kohe Serbia do te perballej ne tre fronte, kunder Kroateve, Boshnjakeve dhe shqiptareve. Duhet cekur se ne ate kohe ne Kosove kishte mjaft perkrahes te kesaj ideje. Fatmiresisht kjo ide nuk u realizua sepse ne kishim udheheqesin e madh te popullit tone, dr. Rugoven.

    Cdo gje mund te thuhet e shkruhet, por mua nuk ka se kush ma mbushe mendjen qe prof. Berisha kishte per qellim perfitimin personal me shitjen e pasaportave per ushtaret e shkrete shqiptare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu