ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Protesta në mbështetje të HAMAS-it, të njejtët dje dërguan në ISIS, nesër në HAMAS

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Në foto: Nga Rripi i Gazës ku shihen pjesëtarët e organizatës terroriste HAMAS duke i shënjestruar caqet civile në brendi të shteti të Izraelit. Për synimet e tyre protestuan dje një grup paislamikësh dhe frymëzuesisht të xhihadizmit në Prishtinë, megjithëse u munduan që fjalimet e tyre ti mbështillnin me fraza “humane” .

Nga: Gjergj – Skender Jashari

E pritshme ishte që skena të ngjajshme si në Beograd, të kishte edhe në Republikë të Kosovës, e të mos kishte në kryeqendrat e tjera të vendeve të Ballkanit, e që duket sheshazi që janë të porositura nga Serbia.
Është e tmerrshme se çfarë ndodhë në Republikën e Kosovës. Vetëm një ditë pas Beogradit, të njejtat pamje shihen edhe në Kosovë, e për më shumë edhe me shumë karakteristika të ngjajshme qoftë të fjalorit, por edhe pjesëmarrsëve. Tituj nëpër shumicën e medieve vizive dhe të shkruara, që i jepnin edhe më shumë hapësirë, një grupi të organizuar nga një OJQ e komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez dhe hoxhallarë çerkez, të cilët ishin akuzuar edhe më parë për radikalizim të të rinjëve nëpër të vetëquajtura “xhami”, e të cilat u mbyllën nga Institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

Kam harxhuar më shumë se 20 orë duke lexuar, pyetur, studiuar, analizuar dhe gjurmuar, më shumë se 5000 adresa private të rrjeteve sociale të personave të ndryshëm, faqe të ndryshme sidomos në rrjetet sociale, në grupet private në rrjetet sociale, kryesisht në facebook, instagram, youtube etj. Kryesisht të kategorive të caktuara të personave nga Lugina e Preshevës, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut etj, prej nga shihen të dhëna shqetësuese.
Terroristët islamik të HAMAS-it, nxitën qëllimisht konfliktin izraelito-palestinez, në festën e Bajramit, me qëllim për të arritur manipulim të masës së gjerë të besimtarëve musliman. Prandaj këto ditë, në ambiente private, duke shfrytëzuar sidomos festimin e festës së Bajramit, janë përdorur si mënyra propagandimi në mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Institucionet tona edhe në Republikë të Kosovës heshtën, siç kishin heshtur edhe në fillim në rastin e ISIS-it. Madje dy shtetet tona heshtin, ndaj kësaj propaganda terroriste islamike palestineze në mbështetje të HAMAS-it, që operativ të shërbimeve serbe dhe turke, që keqpërdorin institucionin e imamit dhe në cilësi të tjera( si bashkëpunëtorë të MUP-it, si mësues, artist e grupe të tjera) etj, që hapur veprojnë në Luginë të Preshevës dhe në pjesën Shqipëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Karakteristikat që janë vërejtur tek grupi i organizuar i protestuesëve që mbështeste propagandën terroriste islamike palestineze të Hamas-it ishin:
⦁ Qëllimi i protestës nuk ishte i sinqertë, por ishte makinacion dhe propagandë e qëllimshme në shërbim të Serbisë dhe jo vërtetë në mbështetje të viktimave palestineze. Kanë pasur mijëra arsye për të protestuar, mes tyre edhe: kërkimi i të zhdukurve, mbështetja e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës dhe Shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut, e shumë të tjera. Por duke qenë se nuk i përkitnin komunitetit Shqipëtar, nuk gjetën asnjëherë arsye, që të protestojnë për të drejtat dhe liritë për Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, apo për kauza që lidhen me neve Shqipëtarëve.
Nuk ka ndonjë raport kredibil ndërkombëtar, që në këtë rast në kundërpërgjegjen ushtarake të Izraelit kundër terroristëve islamik të HAMAS-it, të ketë tejkalu proporcionin e përdorimit të forcës apo të ketë shkelur Ligjet Humanitare Ndërkombëtare. Madje ka indikatorë të qartë, që përgjegjësojnë dhe fajësojnë HAMAS-in, për shkeljen drastike të Ligjeve Humanitare Ndërkombëtare, si përdorimin e “civilëve palestinez si mburojë e gjallë”, nxitjen e terrorit shtetëror si formë e akteve terroriste, shkrepjen nga vendbanimet civile palestineze kundër vendbanimeve civile hebreje etj. Viktimat civile palestineze janë kryesisht të shkaktuara nga mbajtja peng e tyre si mburojë e gjallë nga terroristët islamik të HAMAS-it dhe duke qenë se paraprakisht Ushtria Mbrojtëse Izraelite telefonon çdo familje, në afërsi të vendit ku synon ta bombardoj, kjo e zvogëlon në minimum mundësinë për viktima kolaterale civile palestineze.

Mirëpo nga ana tjetër, kemi pa viktima civile izraelite, të cilat u shkaktuan nga terroristët islamik palestinez kryesisht ata të HAMAS-it, por që këta protestues të porositur në Kosovë nuk e kanë pasur porosinë që t’i mbështesin të gjitha viktimat por vetëm viktimat e caktuara. Prandaj çdo viktimë civile është e barabartë dhe s’do duhej të dallohej
⦁ Struktura e protestuesëve ishte tregues më i qartë i përkatësisë së tyre etnike joshqipëtare, i lidhjeve të tyre ideologjike me terrorizmin islamik dhe islamin politik dhe veçmas lidhje të fuqishme me Serbinë dhe njerëzit e lidhur me Serbinë nga rajoni.
Lidhje të theksuara, të shtuara dhe që përputheshin me Serbinë dhe me protestën e ngjajshme në Beograd. Pastaj lidhjet e tyre edhe me persona, hoxhallarë vehabi, persona të komuniteteve të tjera dhe të huaja, nga rajoni e më gjerë.
Mes grupës, shihen disa të rinjë, por që disa prej tyre kanë familjarë që janë hoxhallarë vehabi, derisa vetë dërguesit e këtyre të rinjëve, nuk kanë marrë pjesë, kjo vërehet në rastin e dy të rinjëve nga Peja. Kurse pak vajza të reja kryesisht të mbuluara, të tilla të minoritetit boshnjak, turk etj, që botërisht dihen si teomercenare.
Pastaj vërehen pjestarë më të shumtë të komuniteteve, kryesisht rom, bosnjak, ashkali, turq dhe nga fjalori që është dëgjuar dukeshin edhe serb pasi që ngjajshëm siç mund ta flaës një serb kanë fol disa persona( e që mund të jenë serb të Kosovës).
⦁ Shpikja e gjoja organizimit të protestës nga organizata fantome dhe të panjohura më parë të grave, është tragjedi në vete. Madje organizata e tillë, gjoja që lufton për emancipim dhe barazi gjinore e komuniteteve RAE, organizon protestë të tillë, derisa këto komunitete janë të margjinalizuara dhe kanë shumë më shumë arsye të tjera që të ngrisin vetëdijën tek romët, ashkalitë, egjiptianët, çerkezët etj. Një pjesë shumë e madhe e komunitetit romë, ashkali, egjiptian dhe çerkez sidomos ata nga Fushë Kosova, Prishtina, Mitrovica dhe Peja, kanë lidhje familjare dhe të tjera kryesisht Beograd, Kragujev, Nish etj. Keqpërdorimi i OJQ-së së komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez, nga hoxhallarët çerkez. Njëri prej organizatorëve, i komunitetit rom nga Fushë Kosova me inicialet G. Q., kurse organizatori tjetër( më kryesorë por në hije) një hoxhë vehabi i komunitetit çerkerz H. A., që gjatë konfliktit civilo-sektar të Sirisë kishte një të vetëquajtur “xhami” në Prishtinë, e cila u mbyll nga Institucionet kompetente të vendit.
⦁ Shumica e tyre kanë treguar shenja të qarta për përcaktimin e tyre politik, që duket se janë partizan të një deputeti, të një partie politike, i cili është shquar për frymë të islamit politik edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
⦁ Fryma e qartë e këtyre protestuesëve të porositur nga Serbia, Turqia dhe islami radikal, dukej në parullat, në deklarimet por edhe në postimet dhe komentet e tyre që kanë bërë kryesisht në adresat e tyre të facebook-ut. Mes tyre shprehej që “Liria e jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, duke mohuar Gjakun e Dëshmorëve tonë, Gjakun e 1500 fëmijëve, të zhdukurve dhe kontributin e Aleatëve tonë e veçmas i SHBA-së, e që pa “lirinë” e një “republika srpska”( nënkupto Palestine) në Izrael nuk qenka e plotë. Autori i kësaj thënije, nëse shikohet dhe analizohet në postimet e tij në adresën e tij të facebook-ut, propagandon shpesh propaganda të Serbisë, që Luftën dhe Heronjët tonë i ngjyros me petkun fetar-ashtu siç Serbia na akuzonte për terrorist islamik. Autori dhe së paku një prej shokëve të tij, të ndikuar nga një hoxhë A. P. dhe nga një i “talebanizuar” M, P., familjarë i tyre, tregojnë më së miri sesa edhe në këtë fazë kaq të hershme të propagandës në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it, janë të gatshëm për lirinë e “republikës srpska” të Izraelit( Palestinës). Gatishmërinë e tillë për terrorizëm islamik, njëri nga këta edhe në facebook-un e tij e shpreh hapur, duke theksuar që “burrat e ummetit dalin veq prej xhamis, amo jo veq mu fal, go home gom mesxhid jo jo ashtu, por si ky.”, e që shpërndante videon nga youtube të “Gaza Imam Brandishes Gun In Sermon: These Weapons Are Our Only Means To Establish The Islamic State”. Pa hy në detaje të tjera, e që sheshazi duken lidhjet e tyre të thelluara me radikal islamik dhe hoxhallarë vehabi nga disa vende të rajonit, me frymën dhe armiqësi antiamerikane që do ishte dashur Institucionet e Republikës së Kosovës ta kishin trajtuar rastin me kohë.
Si me rastin e ISIS-it, sërish parashenjat e para janë që e njejta filloi të përsëritet. Bashkësia Islame e Kosovës, siç kishte reaguar në rastin e fillimit të konfliktit civilo-sektarist në Siri, duket ngjajshëm për të mos thënë të njejtin fjalorë e përdorë edhe në rastin e konfliktit izraelito-palestinez. Gjerësisht nëpër xhami, ambiente private sidomos me rastin e festës së Bajramit, e më pak në deklarime publike, sidomos në Luginë të Preshevës, në pjesën Shqipëtare të Maqedonisë së Veriut, por edhe në shumë raste edhe në Republikë të Kosovës, kanë bërë gjoja predikime fetare, por që në realitet janë propagandë e pastër në mbështetje të tërthorë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Tashmë siç në rastin e ISIS-it, edhe në këtë rast, kemi pa disa hoxhallarë të caktuar, që kanë qenë prijës të kësaj proteste në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Hoxhallarët e njejtë, kryesisht “çerkez”, boshnjak, të vetëquatjtur turq a osmanli, që ishin të përfshirë edhe në propagandën më të hapur në mbështetje të ISIS-it, të njejtën duket se janë edhe në këtë rast.

Është koha, që tash të ndalohen këto propaganda të tërthorta terroriste islamike palestineze të HAMAS-it. Sepse çdo ditë e më vonë, pasojat do jenë në çdo aspekt më të rënda për Republikën e Kosovës, për familjarët dhe vetë “terroristët potencial”. Duke qenë se janë në shumicën e rasteve të njejtët persona që edhe në vitet 2012-2016, kanë propaganduar islamin politik, që për pasojë radhitën Republikën e Kosovës, ndër kontributorët më të mëdhej të terroristëve islamik të ISIS-it. Nesër të njejtët do e radhisin sërish Republikën e Kosovës, edhe më lartë, për terrorist islamik për Palestinë, prandaj dje dërguan në ISIS, nesër dërgojnë në Palestinë. Janë shumë arsye që do duhej të kishin vigjilencë dhe veprim më të shpejtë që në fazat fillestare të Institucioneve tona kompetente, sepse mund të jenë shumë më e rëndë situata sesa që ishte më 2012-2016, në rastin e ISIS-it. Ndër të tjerash arsye, që situatën e bëjnë edhe më serioze, janë:
⦁ Përfshirja aktive e Turqisë në konfliktin Izraelito-palestinez derisa fryma turkofile, në vendin tonë është tejet e theksuar, si rezultat edhe i trashëguar nga asimilimi i dhunshëm në turq i Shqipëtarëve nga Jugosllavia, por edhe nga unisimi i asimilimit të Shqipëtarëve nga Perandoria Osmane pas vitit 1835-1836.
⦁ Deklarimet e publike dhe me tone krenarie të disa hoxhallarëve të komunitetit çerkez, apo hoxhallarëve që kanë lidhje gjaku me boshnjakët dhe disa hoxhallarëve shqipëtar, që paguhen në mënyra të ndryshme nga Turqia( sidomos përmes shkollimit të fëmijëve të tyre), në mbështetje të Erdoganit, Turqisë, Palestinës, Al-Aksas etj.
⦁ Propaganda kundër Izraelit, e propaganduar nga hoxhallarë të ndikuar nga Serbia( në kohën e Tito-s) në Trojet tona, e veçmas në Luginë të Preshevës dhe tek Shqipëtarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, datojnë që pas Luftës së II Botërore. Derisa e njejta propagandë krijonte simpati për terroristët islamik palestinez, gjegjësisht për viktimat palestineze, si mënyrë e tërthortë e mbështetjes së hapur të terrorizmit islamik palestinez.
⦁ Në krahasim me “Tokën e Shamit” ku e përfshinin edhe Sirinë, të cilën në propagandën e këtyre hoxhallarëve paraqitej si pjesë e “Tokës së Shenjtë”, në rastin e Palestinës dhe xhamisë Al-Aksa, edhe më shumë e kanë përdorur në predikimet propaganduese politike edhe në të kaluarën. Që do të thotë se edhe më shumë do kenë sukses propaganduesit, në dërgimin e “terroristëve potencial” për në Palestinë.

Tashmë bota perëndimore, është deklaruar qartë dhe hapur në raport me konfliktin izraelito-palestinez, por jo edhe Institucionet tona. Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe si Shqipëtar, aspirojmë integrimet Euro-atlantike dhe nuk lejojmë që grupe servile, të paguara dhe të porositura nga qarqet serbe dhe turke, e veçmas komunitetet rome, ashkalike, egjiptase e çerkeze të flasin në emër tonë e të ndikojnë në Ardhmërinë tonë. Kombi yn, ka qenë historikisht me fat të ngjajshëm si populli hebre, që kemi shpëtuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në kohë të ndryshme. Ishin hebrenjët të parët që botës perëndimore në vitet 1878-1912 dëshmuan gjenocidin sllav kundër Shqipëtarëve të Sanxhakut të Nishit e deri në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, kur sllavët e paraqisnin si luftë antiosmane dhe të vrarët si ushtar turq. Pastaj ishim Shqipëtarët që shpëtuam hebrenjët gjatë Luftës së II Botërore. Në Luftën e Kosovës ishin hebrenjët që dhanë kontribut të veçantë, gjegjësisht lobi hebre-amerikan. Nga ana tjetër në Palestinë, ansamblet çetnike serbe festonin me vëllezërit e tyre palestinez, gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj Shqipëtarëve të Kosovës, ndaj fëmijëve dhe grave të Kosovës, derisa edhe për Krishtlindjet ortodokse Palestina e ftonte Millosheviqin për ta festu në Jerusalem. Kurse Izraeli kërcënonte me arrestim të Millosheviqit nëse vizitonte Jerusalemin, kryeministri Izraelit mirëpriste refugjatët e Kosovës dhe Izraeli dërgonte ndihma humanitare dhe mjek për refugjatët Shqipëtar në kampet e refugjatëve në Maqedoni, Shqipëri. Dhe si përfundim Izraeli njeh Pavarësinë e Kosovës, kur ka probleme shumë më të mëdha me shovenizimin arab, sesa Spanja, derisa përfaqësues të vetëquajturës shtet i Palestinës, deklarohen edhe sot, kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës. Prandaj:
⦁ Institucionet e sigurisë duhet të ndërmarrin veprimet hetimore në hetimin e rasteve në pajtim me ligjet penale, përfshirë edhe: parandalimin e propagandës dhe çdo formë të mbështetjes dhe solidarizimit gjoja me viktimat palestineze, e që në realitet nënkupton mbështetje të HAMAS-it. Sepse njejtë edhe në rastin e ISIS-it, të tillët solidarizoheshin me viktimat civile siriane, por që përfundonin si pjestarë të ISIS-it dhe grupeve të tilla. Të parandalohet dhe kontrollohet çdo lëvizje-udhëtim i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipëtarëve në përgjithësi, për linjat tokësore, ajrore për në vendet e Lindjes, veçmas Turqi, Palestinë etj.
⦁ Bashkësia Islame e Kosovës në kordinim me Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të ndalojë çdo predikim, këshillim privat a publik apo simpatizim a mbështetje të tërthortë a të drejtëpërdrejt ndaj viktimave palestineze( që nënkupton mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it).
⦁ Partitë duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që kanë marrë pjesë në protesta të tilla që janë kundër Interesit Kombëtar Shqipëtar dhe të deklarohen publikisht në lidhje me orientimin e tyre ndaj orientimit të Republikës së Kosovës karshi integrimeve Euro-Atlantike.
⦁ Qeveria do duhej të radhitej hapur në krahë me SHBA-në dhe Europën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik palestinez të HAMAS-it.

Më:15.05.2021

Gjergj –  Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu