ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Lufta për karrige e kryetarit të opozitës ose lufta përt`ju shmangur ligjit!

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë

Lufta e tërbuar politike brënda opozitës për të marrë karrikën e drejtuesit të Opozitës nuk është diçka e re në Shqipëri. Lufta për të  u ulur në karriken e drejtuesit të Partisë apo të Opozitës apo të shtetit, apo të ç`do lloj karrikeje të veshur me pushtet është aq e përhapur në Shqipërinë tonë saqë edhe në lojrat e kalamaqrëve egziston një lojë me karrike ku të gjithë pjestarët e lojës përpiqen që të gjejnë një karrike bosh dhe të lënë tjetrin pa karrike; sigurisht një lojë fëmijësh por shumë kuptimplotë ku fëmijët mësohen se si të rendin pas pushtetit (pra në lojë -pas karrikes).

Dy Kuvëndet e mëdha  brënda një Partie opozitare si ajo e PD që do të organizohen njëra me datë 11 dhjetor e drejtuar nga Demoni Berisha dhe tjetra nga Kryetari aktual por pa asnjë cilësi të veçantë përveç  modelimit të fjalorit të sharjeve (të cilën e ka trashëgimi nga babai i tij politike Berisha), do të ndezin luftën se kush duhet të rrijë në karriken e Kryetarit dhe kush do të rrijë pa karrike.

Pa i hyrë qëllimeve të cilat tashmë edhe çdo `individ pa Diplomë të lartë` (aq me tepër ata që e kanë Dhiplomëm) që Demoni i se kaluarës 30 vjeçare e ri-kërkon karriken, dhe përsëri pa i hyrë qëllimeve  që gjithashtu dihen, se përse Basha kërkon ta mbajë me ngulm një karrike të veshur me pushtet të cilën ja dhuroi para-ardhësi (sigurisht jo falas), mund të spjegojmë me pak fjalë se njëri nga kuvëndet është me të vërtetë i paligjshëm por që është projektuar të realizohet duke u bazuar në boshllëqet Juridike që ka  statuti i PD; kurse tjetri po projektohet të realizohet më 18 dhjetor thjesht jo se është i domosdoshëm porse duhet me detyrim të mblidhet pikërisht për të nullifikuar vendimet e të paligjshmit.

Praktikisht kjo parti Opozitare më e madhja në Shqipëri e cila ka disa nga meritat kryesore të kalimit nga një sistem diktatorial në sistemin e pretenduar të demokracive perëndimore, sot gjëndet në krizën më  të thellë që pas humbjes në zgjedhjet e 2013, dhe që atëhere nuk e ka marrë vehten.

Shkaqet se përse nuk e ka marrë vehten edhe sot e kësaj dite, nuk janë ato që pretendon asnjëra nga dy foltoret , sepse që të dy drejtuesit e foltoreve të së njëjtës parti, – të cilat po luftojnë si dy cjepër kokëfortë në traun mbi ujë, se kush duhet të kalojë traun, njëri sigurisht do bjerë keq në ujë e nuk do ngrihet dot, – për shkak të gabimeve, dhe në disa raste për shkak të shkeljeve të rënda ligjore të bëra gjatë viteve të tranzicionit, për shkak të korrupsionit dhe mitmarrjes, për shkak të  vënies në drejtim të partisë, pushtetit lokal, pushtetit qëndror dhe atij  të drejtësisë,  të individëve jo kompetentë, duke prishur hierarkinë profesionale dhe meritokracinë dhe duke e mbular këtë gaffë me pretekstin e  dekomunistizimit dhe të luftës kundër diktaturës si dhe idenë bërjes së klasës së pasur, të cilën komunizmi e shkaktërroi.

Të njëjtën gjë por me më pak gaffa dhe shkelje ligjore e bënë dhe partitë e majta si ajo Socialiste ; sigurisht një nga furunkulat plot qelb të PS ishte dhe LSI e cila për një farë kohe detyroi dhe PD dhe PS kur ishte me to në pushtet, të degradojë qeverisjen me militantë, të rrisë korruspionin dhe mitmarrjen.

Pas 2013 e deri më sot Maxhoranca qeverisëse është përpjekur të zbatojë kushtet e vendosura nga BE dhe SHBA, kushte të cilat i ka realizuar  dhe pret me shpresë që të hapen negociatat për anëtarësim si dhe të rrisë bashkëpunimin me Kosovën sipas porosive gjithashtu të SHBA dhe BE.

Në këtë rrugë të cilën Maxhoranca po e ndjek duke realizuar vettingun dhe duke u përpjekur të luftojë korrupsionin, paratë e pista, drogën, në vënd që të kishte një Opozitë të fortë qoftë për ti bërë oponencën gabimeve që Maxhoranca ka bërë gjëtë këtyre 8 viteve dhe po bën edhe në fillim të mandatit të tretë, plagët e vjetra që kishte fshehur opozita gjatë viteve, shpërthyen me një forcë të madhe duke dëmtuar rëndë opozitën dhe popullin opozitar i cili po pret me durim por edhe me dyshim e frikë se mos në krye të Opozitës  të vendoset përsëri Demoni i kaluar, ish-komunisti i vënë në krye të opozitës nga Ramiz Alia që në 1991 e deri më 2013, kur ai dha dorëheqjen , por megjithë dorëheqjen e tij ai vazhdoi të komandojë PD si `inkonjito` duke qënë në fakt sufleri i drejtuesit të ri gojë ndyrë politikisht – i Bashës, i cili i ka dëgjuar dhe zbatuar të gjitha këshillat e Demonit.

Çarja ndodhi kur u zbuluan petët e lakrorit të korrupsionit të familjes Berisha, por edhe të disa të tjerëve ish drejtues të opozitës dhe partive opozitare aktuale, kur SHBA e bëri `non gratta` familjen Berisha dhe vetë Berishën. Basha i gjëndur midis dy rreziqeve, zgjodhi të jetë në anën e më të fortit SHBA, dhe e largoi Berishën nga grupi parlamentar. Bashën e përkrahu SHBA dhe ambasadorja Kim e cila midis të tjerash deklaroi se ; “Shteti ligjor, gjykatat e pastra, reforma në drejtësi. Këto janë aspekte themelore të një vendi. Si anëtarë të NATO-s, na intereson një shtet që mban peshën e mbrojtjes dhe të aleancës ”, shtoi Kim.

Dihet se të dy Kuvëndet do të veprojnë në një rend ditë ndoshta të njëllojtë: Berisha me 11 dhjetor do të zgjedhe një Komision, pra një ekip që do të drejtojë sipas tij PD deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD, por detyrimisht Berisha në fjalën e tij do të shkarkojë Bashën nga Detyra e Kryetarit të Partisë.

Nga ana tjetër Kuvendi i Bashës me 18 dhjetor do të bëjë të njëjtën gjë pak a shumë: do të shkarkojë dhe të do të largojë Barishën dhe shokët e tij nga PD, dhe do të kërkojë një ristrukturim të organeve kryesore brënda PD, duke spastruar Partinë nga Berishistët, por jo nga Berishizmi.

Më në fund ç`do gjë do të zgjidhet në gjykatë, se kush është legjitim dhe kush jo. Mendoj se Basha do fitojë por me humbje si ato të Pirros së Epirit.

Më i dëmtuar do të jetë populli opozitar dhe Shqipëria e cila ka disa vite që ka mbetur pa një opozitë reale, mbeturinat e së cilës po përpiqen ti shpëtojnë ligjit, dhe Vetingut, duke bërë Be e Rrufe që janë me SHBA dhe BE, por në të njëjtën kohë kanë bërë ç`është e mundur ta pengojnë ecjen e Shqipërisë drejt integrimit dhe anëtarësimit, me qëllim që ta lënë Shqipërinë në Anarki, pa zbatim të ligjeve, dhe duke përdorur ç`do mjet të mundshëm mediatik, apo individë  të blerë mediatikë që të destabilizojnë vëndin. Të njëtjën ide ka dhe Demoni i cili mendon të krijojë turbullira në dhe pas 11 dhjetorit.

Shpresojmë së fundmi që pas përplasjes politike brënda PD të hapet rruga për të krijuar një PD opozitare të vërtetë, jo destruktive, pa drejtues fshatarë në mentalitet, dhe të kenë sensin e bashkëpunimit, për të mirën e Shqipërisë dhe jo atë personale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu