ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Mungon komunikimi në mes popujve pakicë dhe institucioneve qeveritare

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Në mungesë të institucionëve të veçanta çështja e komunikimit në mes popujve pakicë dhe institucionëve qeveritare në mjediset multinacionale sikurse është Mali i Zi, varët sipas vullnetit politik të pushtetit, që edhe në pluralizëm nuk ka treguar gadishmëri të avancimit të barazisë praktike qytetare e nacionale sipas standardëve ndërkombëtare

Në rrethana të reja shoqërore në pluralizëm çështje parësore paraqet përfaqësimi i shqiptarëve përkatësisht prezantimi i kërkesave të tyre të ligjshme në lidhje me avancimin e pozitës dhe të statusit të tyre. Kemi të bëjmë me çështje komplekse, sepse përfaqësimi nuk është çështje personale apo partiake, duke qenë përgjegjësi para institucionëve qeveritare sepse kemi të bëjmë me barazinë qytetare e nacionale në një mjedis multinacional e multikulturor siç është Mali i Zi
Ndonëse janë bërë tre dekada në pluralizmëm subjektët politike të cilat përfaqësojnë shqiptarët deri më tash si dhe përfaqësuesit e tyre autentik nuk kanë realizuar asnjë hulumtim në lidhje me raportët dhe institucionët qeveritare. Të dhënat e tilla empirike do të dëshmonin pabarazinë e shqiptarëve në fusha të ndryshme shoqërore si në punësim, arsim, kulturë etj.

Prezantimi dhe përfaqësimi

Pikërisht në këtë aspekt ketu qendron problemi se kush i përfaqëson shqiptarët në institucionet qeveritare dhe sa janë ata të gatshëm të ballafaqohen me realitetin shoqëror. Përveç përgatitjes profesionale individët e tillë duhet të jenë edhe të guximshëm për të prezantuar kërkesat që janë në favor të avancimit të drejtave të shqiptarëve të cilat janë mohuar dekada më radhë. Një analizë e kësaj natyre do të eliminonte paragjykimet ndaj pjesëtarëve të popujve pakicë, e në veçanti për shqiptarët, të cilët nuk janë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale. Duke marrë parasysh së nga viti 1998-2020, shqiptarët perms subjektëve të tyre politike kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritar, analiza e përfaqësuesve përkatës do të eliminonte dilemat ekzistuese. Sepse jo rrallë herë me tepër kanë përfituar individët e jo elektorati i tyre votues.
Më këtë rast cekim se nga viti 1998, në kuadër të Qeverisë së Malit të Zi u formu Ministria e popujve pakicë, e cila pothuaj vazhdimisht është udhëhequr nga shqiptarët. Ndërsa çështje tjetër paraqet angazhimi I tyre në favor të avancimit të barazisë nacionale të shqiptarëve, që meriton trajtim të veçantë.
Ndërsa me rastin e rotacionit të pushtetit(30.8.2020) Qeveria e re eliminoj këtë ministri duke ia bashkangjitur asaj të Drejtësisë, pa dhënë arsyetim të një veprimi të tillë. Ne mendojmë se popujt pakicë duhet të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv, pa marrë parasysh se kush do ta formojë shumicën parlamentare.
Në qeverinë e re në kabinetin e Kryeministrit të Malit të Zi, jemi të informuar në lidhje me këtë çështje është i angazhuar një person në cilësinë e këshilltarit të pakicave ndërsa cili do të jetë roli përmbajtësor mbetet të shihet.

Pa përfaqësues autentik në Këshilla të ndryshme

Duke marrë parasysh së në qeverisjen e mëparshme kanë qenë të pranishme dobësi kadrovike e funksionale, nga qeverisja e re nuk jemi duke parë ndonjë angazhim konkret për ndryshime cilësore e përmbajtësore. Një veprim I tillë është në kundërshtim ligjor e kushtetues kur kemi të bëjmë me përfaqësimin autentik të pjesëtarëve të popujve pakicë.
Nuk mund të arsyetohet me asnjë argument mos pjesëmarrja e përfaqësuesve autentik të shqiptarëve në Këshillin e Arsimit, Këshillin e Kulturës, Entin e Tekstëve dhe të Mjetëve Mësimore etj. Duke marrë parasysh se subjektët e tilla miratojnë Vendime që përfaqësojnë edhe të drejtat e popujve pakicë, mospjesëmarrja e përfaqësuesëve të tyre autentik, dëshmon mos bashkëpunimin institucional dhe imponim të çështjeve programore, që nuk janë në favor të popujve pakicë. Veprimet e tilla të imponuara janë kundër barazisë qytetare e nacionale sepse popujt pakicë nuk mund të përfaqësohen nga të tjerët por vetëm nga përfaqësuesit e tyre autentik.

Pa ankesa të Avokati i Popullit(!)

Çështjet nacionale në një mjedis multinacional janë të ndieshme dhe mbetën të hapura, sidomos në ato mjedise ku ende mungon demokracia funksionale, si rezultat i mentalitetit unitarist i trashëguar nga koha e monizmit. Edhe pse janë bërë tre dekada në pluralizëm, çështja e barazisë nacionale e qytetare mbetët e hapur sidomos kur janë pyetje shqiptarët.
Nga një informatë që disponoj nga Avokati i popullit(Ombudsmani) te ata deri më tash nuk është paraqitur asnjë kërkesë për të kontestuar raportet aktuale të institucioneve të pushtetit ndaj shqiptarëve. Një e dhënë e tillë është shqetësuese dhe zhgënjyese sidomos për ata që na përfaqësojnë dhe prezantojnë në institucionet përkatëse. Këtu kritika shkon në rend të parë ndaj partive politike që përfaqësojnë shqiptarët, të cilat është dashur të jenë ma aktive, duke ofruar argumente të pabarazisë praktike që janë duke e përjetuar shqiptarët.

Mungon partneriteti me pushtetin

Në sajë të mungesës së raportëve bashkëpunuese në mes pushetit dhe popujve pakicë duke mohuar partneritetin dëshmon qasjen e pushtetit edhe tash në pluralizëm sikurse në monizëm.
Vetëm trajtimi i popujve pakicë si partner në qeverisje, do të eliminoheshin defektet ekzistuese dhe do të ishte në favor të avancimit të çështjeve të kontestuara që do të jenë në favor të barazisë nacionale e qytetare në këtë mjedis. Një qasje e tillë serioze do të ishte dëshmi e fillimit të respektimit të ndërsjellë në favor të te gjithëve në këtë mjedis multinacional.
Sepse, çdo kërkesë e shqiptarëve të cilat nuk cenojnë të tjerët do të pranohej nga çdo pushtet demokratik dhe do të ishte në favor të avancimit të barazisë nacionale sipas standardëve ndërkombëtare. Ndërsa e kundërta ndodhë me pushtetet autokratike, që vuajnë nga paragjykimet me konceptet unitare të qeverisjës.

Bashkëpunimi pa paragjykime

Nga ana e subjektëve politike të shqiptarëve deri me tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se është realizuar ndonjë hulumtim i opinionit në lidhje me këto çështje që është dëshmi e mosinteresimit të bashkëpunimit me institucionet qeveritare të cilat e kanë obligim të trajtojnë çështjet në lidhje mbi barazinë nacionale në fushat përkatëse.
Andaj mbetet çështje e hapur çbllokimi i këtij komunikimi në mes popujve pakicë, përkatësisht përfaqësuesëve te tyre dhe institucioneve qeveritare. Çdo tentim për të margjinalizuar këtë çështje dëshmon se mungon vullneti politik i pushtetit, për ndryshime pozitive në favor të drejtave nacionale sipas standardëve ndërkombëtare.

(Dhjetor 2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu