ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Qeni i Sharrit – në dimër

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Pamje: Murxhi i Muratit Drizës 

Shkruan: Syrja Etemi, pedagog, Tetovë

Ai që i gëzohet borës së parë të stinës së dimrit është Sharrjani apo qeni i Sharrit. Kështu, kur bie borë, ky vrapon lirshëm në terrenet e hapura dhe luan sikur një fëmijë i hazdisur mbi dyshekun e bardhë të borës. Kjo kafshë shumë fisnike, ndjehet më natyrshëm, më lirë, madje, më mirë rritet dhe zhvillohet në kushte të vështira me të ftohtë e me një klimë të ashpër, sesa në kushte të zakonshme klimatike. Prandaj, ai nuk duron të mbahet lidhur në ndonjë skutë apo « kutar », ashtu siç veprojnë disa adhurues të kësaj race, që i përdorin për sfida qensh, që në kohë të fundit organizohen në Pollog, por edhe më gjërë.  

     Të shtrojmë para jush një « CV » të shkurtër për këtë « relike » shekujsh: Ky qen peshon deri në 50 kg. Ka, kokë të madhe, me lëkurë të leshtë dhe veshë të mëdhenj, të cilët u lëshohen dhe u kthehen tatëpjetë. Ruajtësit e këtij qeni, veshët ua presin që të vegjël (këlysh), me qëllim që të bëhen « më të sertë » dhe më të shkathtë për t’u përla në sfida me « egërteja », por edhe me qenë tjerë, prandaj ka mbetur edhe shprehja «Filanit ia kanë pre veshët këlysh », d.m.th,e kanë bërë të dresuar apo të mësuar qysh herët.  

     Në një shprehje të theksuar poetike dedikuar kësaj kafshe bujare të titulluar, « Qeni   Ilir », kështu e paraqet poeti i shtavitur gjilanas, Sabit Rrustemi- besnikun ilir: “Prej antikës e deri sot, nuk bishtnoi udhën, as ndryshoi farën. Nën qiellin e kësaj toke ruan vatrën, vathin… Sillet kah sillet, s’e ngatërron adresën. Besën e jep pa fjalë e, nuk e shkelë për mallë. Njerëzit e shpisë i memoron me një të parë. Jo vetëm për dritë, i njeh edhe në pikënatë përmes të ecurës, zërit… apo shenjës që mbajnë. Një kullë e ka hak që s’lodhet për miza, as kokën futë nën fshisa. Ka malin përplotë lisa. Pinikë, zagarë e minukë-në bisht i sjell. As birën e veshit për ta s’e lodhë kur lehin anash. Vetëm me bisht syri i kshyrë. Nuk është lehtë me ia thy mendjen a me grishë. Është roja e shpisë. Kur ai lehë, ngritu e dil. Në të thatë nuk lehë kurrë. Nuk e sheh as n’ëndërr te sofra një kafshatë goje duke pritë e, le më çarshisë… Maxhes huaj nuk ia pi gjellën. Po e nguce, ta zë derën e ta errë jetën. Saktë e di kur duhet rruar poshtë, kur lartë e kur hiç. Për këdo nuk lëviz vendit. Në këmbë e ke sa herë e lypë rendi. Lum shpia që e ka!” 

     Kështu, në Sllatinë ndërmjet Sharrit dhe Pollogut, ky lloj qeni dikur ishte pjesë e pandarë e tufave të dhenve, dhe gati dy të tretën e vitit e kalonte në bjeshkët e paana të Sharrit, kurse tani ai « robërohet » nga ruajtësit e pakujdesshëm të vendbanimit në fjalë. Për besimin e madh që kishin qehallarët e dikurshëm sllatinasë (por jovetëm) në qenin e Sharrit, do të paraqesim edhe anekdotën: « Murxhi i Muratit Drizës »                                                       

    N’pranvier kur i çojn’ dhent n’bgjieshk,Vaiti ene Sabiti e marën  tejfën e dhenve ene çent, ene nejsen termë udhës… mrëjn ner n’Kalipic.Atej ndalen  pak t’i prëjn dhent.Kur mbas atine mrën ëne Murati me kuajlt me shieka ngarkaum për n’bgjieshk.Zateket me çubënt,e u thuët : 

-A i kini mar kejt çent me viti?  

-Vetëm Murxhin e kimi lën.-i thaun atua. 

-Po kush di raue dhient n’bgjieshk,a ktua klishët xhi buhën shoç me ukin ene na i farojn’  kejt dhent, ë? Frejk t’shkuëni ëne tu ma mirni Murxhin se aj e din xhi ësh uki,ja ndejn erën  pi për s’largi ene s’e le t’afruhat ngat dhenve!-Ene shkuan para atine n’bgjieshk. 

    Sabiti nejset kada-kada me dhient,a Vahiti,frejk e frejk shkuan n’shpej ene e mer Murxhin, fken munjiher,ene i mrën dhient Te Feri -n’Vërtejsht.   

Tregoi: Eshtref Zeqiri,lindur më 1943,Sllatinë 

Shënim: 19 shkurt, 2003                                             

Prandaj, lirisht mund të themi se rol  të  veçantë  në  « formimin  e Qenit  të  Sharrit, kanë luajtur masivet e larta malore,që kufizonin  kryqëzimin me llojet e tjera të qenve. Ashtu i fuqishëm, i bukur  është edhe sot, duke iu falënderuar vrazhdësisë së thepave dhe  nevojës për t’u bërë ballë të papriturave të natyrës së egër të Sharrit, Korabit dhe më gjërë ». 

Sot, fatkeqësisht, kjo krenari jonë kombëtare po neglixhohet. Përderisa edhe sot e gjithë ditën  «  na  vjen  turp të  meremi  me  historinë  e  një  qeni », nesër  kur  duhet   të  rrëfehemi  para  nipave , stërnipave  tanë, do të jetë shumë vonë, sepse , jemi  të  sigurt  se, ata  do  ta  kuptojnë më mirë se Ne rëndësinë e  këtij bashkudhëtari epik në rrathët e historisë… Fatkeqësisht, edhe sot e kësaj  dite, ca  « çenaxhi » shqiptarë, me qëllim që të arrijnë përfitime  më  të mëdha  për  “luftë  qensh”, qenin Ilir e  kryqëzojnë  me  raca të tjera qensh, duke e zhbërë këtë racë tonën fisnike. Prandaj,  kjo brengë përdëllimtare, le të jetë një apel  për të ndërgjegjësuar  instuticionet, etnologët, veterinerët, ekologët tanë shqiptarë, kudo që të jetojnë e veprojnë në hapësirat e trojeve të ndara, që t’i dalin zot kësaj mrekullie, të kësaj prone nacionale që na kanë lënë stërgjyshërit tanë pellazgo-ilirë.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu