Nga: Sokol Beqiraj
PËRSHTYPJE DHE MENDIME NGA MUZEU I MARTIRËVE
Të djelën me datë 15 Nëntor unë pata rastin të vizitoj Muzeun e martirëve të popullit të Iranit, të cilët gjatë 120 viteve të fundit sakrifikuan gjithshka që ata kishin për liri dhe demokraci. Ky muzeum i ndërtuar me mjeshtëri, ndodhet në brëndësi të kampit Ashraf në Manzë. Ai pasqyron me fotografi dhe me fakte historike, përpjekjet dhe vuajtjet nën tortura të bijve dhe bijave të Iranit që kanë luftuar kundër regjimit të shahut dhe pastaj për të përmbysur diktaturën fashiste,fetare të mullahëve. Bashkë me mua për të parë muzeumin ishin edhe një grup vizitorësh, njërës të artit, politikës, të medias e të tjerë. Në fasadën kryesore të muzeumit ndodheshin fotografitë njerësve të shquar të revolucionit të vitit 1906 si dhe udhëheqës të tjerë të 100 viteve të fundit, të tillë si Satar Khan, Bagher Khan, koloneli Pessian dhe Mirza Kuchak. Kur u futa brënda në sallën e parë më bëri përshtypje fotografia e themeluesve të Rezistencës PMOI/MEK, Mohammad Hanimejad, Saeid Mahsen dhe Ali-Asghar Badizadegan. Këta themelues ishin ishin të frymëzuar nga idealet demokratike të Mossaddeq dhe gjetën mbështetje në shtresat e ndryshme të popullsisë, por sidomos tek intelektualët dhe studentët. Lëvizja e fuqishme popullore e përmbysi regjimin e Shahut të Iranit, por revolucioni iranian u tradhëtua nga mullahët që abuzuan me pushtetin dhe zevëndësuan diktaturën e Shahut me një diktaturë edhe më të egër. Khomeini manipuloi zgjedhjet dhe vendosi regjimin klerikal fashist absolut.
Por Rezistenca PMOI/MEK me në krye Massoud Raxhavi e sfidoi dhe e vazhdoi luftën për liri dhe demokraci në Iran. Pikërisht këtë paraqet Muzeumi. Mobilizimin popullor të bijve dhe bijave të popullit iranian për të përmbysur diktaturën fashiste të mullahëve. Që nga qërshori i vitit 1981 veglat e regjimit terrorist vranë me qindra përkrahës të PMOI/MEK. Ata burgosën me mijra iranianë për pjesmarjen në aktivitetet politike paqësore, shumë prej të cilëve më vonë do të ekzekutoheshin brutalisht. Ekspozita pasqyron kryesisht masakrën e vitit 1988 ku regjimi fashist i mullahëve ekzekutoi gjatë tre muajve mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë ose përkrahës të MEK. Khomeini në rolin e Udhëheqësit Suprem, me anë të një dekreti, urdhëroi masakrën që është quajtur krim kundër njerëzimit. Në burgjet e Iranit u. krijuan ”Komisjonet e Vdekjes” ku dërgoheshin për gjykim ata të burgosur që refuzonin të mohonin përkrahjen e tyre për MEK. Një nga anëtarët e ”Komisjonet e Vdekjes” ishte Hamid Nouri.
Por kohët e fundit një gjykatë Suedeze ka vendosur që Hamid Nouri një nga zyrtarët e lartë të regjimit iranian i cili ka qenë i përfshirë në masakrën e vitit 1988, të dalë përpara gjyqit dhe të gjykohet për krime kundër njërëzimit. Gjyqtari suedez vendosi ta transferojë gjykatën në Shqipëri për dy javë për të dëgjuar dëshmitarët që ndodhen në Ashraf 3 ku banojnë 1000 ish të burgosur politikë. Gjithashtu, gjykatësi tha se dëshmitarët kryesorë janë në Ashraf 3 dhe se është shumë e rëndësishme që gjykata të dëgjojë dëshmitë e tyre.
Është një pamje shumë tronditëse dhe rënqethëse kur shikon dhomën e torturave, apo qelitë tejet të vogla e të ngushta të izolimit për të thyer vullnetin e vajzave, nënave që ndodheshin bashkë me fëmijën e vogël në burg dhe që torturoheshin para fëmijës, por edhe të djemve adoleshentë dhe burrave që nuk u përkulën kurrë. Këto pamje ishin të zakonshme në burgjet Evin, Gordasht e të tjerë burgje në të gjithë Iranin. Është indinjues fakti që një nga urdhëruesit e dënimeve në “Komisionin e Vdekjes” Ebrahim Raisi, sot është president i Iranit.
Populli Shqiptar e ka mbështetur dhe e mbështet lëvizjen e Rezistencës muxhahidine të popullit Iranian . Udhëheqësja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)Marjam Raxhavi ka përcaktuar Planin me 10 Pika për të ardhmen e Iranit.
Kryengritjet e dy viteve të fundit që u zhvilluan në të gjitha qytetet kryesore të Iranit e kanë tronditur nga themelet regjimin e mullahëve dhe është e afërt dita kur populli i Iranit do të përmbysi regjimin fashist dhe shumë shpejt do të kemi një Iran të lirë dhe demokratik.