Sinan Kastrati, Suedi
- Shahirat më të njohur të Kosovës, të viteve 1930-1960 janë Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami nga Turjaka e Zatriqit, rrethi i Rahavecit.
Turjaka, Mahalla e Kajtazëve- Bytyqët
Xhelir Islami, djali i Islam Qelës
Xhelir Islami e Imer Riza i Gjakovës
”Polemikat” në këngët e shahirave të Drenofcit
Salihi e Ferizi, i këndojnë Xhelirit dhe “e përqeshin” Xhelirin si në Bejtet e Bejtegjinjëve
Shahirat dhe këgëtarët e tjerë të njohur të kohës së Xhelirit e të Muhametit
Rame Bllaca (shkonte) te Muhamet Kajtazi.
Pjesë nga libri i autorit Sinan Kastrati në dorëshkrim që flet për mua, autorin, prindërit e mi, familjën, farën e fisin, Ali Agët, fisin Kastrat, për katundin Turjakë, krahinën e Llapushës me qendeë Malishevën dhe rrethin e Rahovecit
Për Turjakën kam shkruajt disa herë më përpara por asnjëherë nuk kam arritur ti them të gjithat dhe nuk kam qenë i kënaqur me punën time. Në ato shkrime të shkurtëra kam përmendur familjet më të njohura të Turjakës. Shkurt, kam folur edhe për Familjen e Ali Agëve të Zatriqit, në Turjakë, Fisin Kastrat duke i përmend edhe figurat më të njohura të Kastratëve, si Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, Kaçakët e parë shqiptarë, Halilin, Musën dhe motrën, Humën (Hajrijen), Dan Zatriqin, udhëheqësin e Luftës së Nishit, më 1978, Shaban Polluzhën- Kastratin, udheheqësin e Luftës së Drenicës, 1945, djemt e Ali Agës, Avdullahin, Brahimin, Hamzën e Hasanin, Hasan Zatriqin, Hamid Tushën, Imer Seferin, Metë Xhemajlinë, Avdi Hamidin, Asman Cufën, Reshit e Ukë Imerin e deri te Adem Uka e Mstafë Balia, Selami Dula e Sami Heli por edhe ato të të tjerat si Familjen e Dergut Halilit, Sahit Mstafës, Imer Mullamuqës, Smajl Zenelit, Ramadan Nazirit e Mahallën e Goqëve .
Mahalla e Kajtazëve
Në këtë shkrim do të flas për njërën nga mahallat e Turjakës, për Familjen e Kajtazëve dhe shahirat ndër më të njohurit e më të mëdhenjtë për afro 30 vjet, Muhamet Kajtazin e Xhelir Islamin.
Pasi kisha shkruajt për Familjën e Ali Agëve, për katundin Turjakë e për fisin Kastrat mora disa letra falenderimi me dëshirën që të shkruaj edhe për mahallat tjera të Turjakës dhe mu duke shumë me vend që të vazhdoj të shkuaj, pas Ali Agëve, për Bytyqët ose më mirë, për Mahallën e Kajtazëve, mahallën më të afert me Mahallën e Madhe, katundin Turjakë.
Kajtazët, ose Mahalla e Kajtazëve, siq i njohin vendasit, deri vonë, kanë qenë veç dy familje: ajo e Muhamet Kajtazit, dhe e Xhelir Islamit. Muhameti kishte edhe një vëlla, Avdylin ndërsa Xheliri, ishte i vetëm dhe ndoshta nga ky shkak pse Muhameti e Avdyli ishin dy vëllezër e Xheliri nuk kishte vëlla tjetër, ajo anë dhe vetë katundi i Turjakës i quajti dhe i njohin si Mahalla e Kajtazëve.
Kjo Familje (Kajtazi dhe Islami) ishte nga Kravasaria, katund i komunës së Suharekës por që kishte ardhur në Turjakë në fund të viteve 1880, për shkakun se Turjaka ishte vend më i miri i asaj ane, i rrethit të Llapushës. Turjaka kishte tokë të plleshme, male me drunj të llolollojshem. Dushkajat, në perëndim të Turjakës, deri në Bubël e në Panorc e bjeshkët me kullosa të shumta, deri në Zatriq e Rahovec, livadhe që veç Tujaka i ka me të gjitha llojet e luleve dhe lumin Mirusha, me disa Mullinjë që nga Mullini i Bajraktarit, afër Lubizhde, Mullini i Brahim Agës dhe Mullini në Bubël që gjithashtu ishte Mulli i AliAgëve të Zatriqit.
”Një katun që ska ujë (Lumë, Mulli), tokë të pune e male e kullosa për gjâ (bagti), nuk duhët me nejt n`atë katund”, kishte thënë Baca Xhemajli, Xhemajlia i Brahim Agës kur ishte shpërngul në Pejë, në fund të viteve 1950-ta, me djemte, Metën e Salihin.
Familja e Muhamet Kajtazit dhe vetë Muhameti me djemtë Durakin, Agushin, Ahmetin e Brahimin ishte i njohur si bukëdhënës, për mikëpritje e ndershmëri. Sa sa familje e autoritetshme ishte familja e Muhamet Kajtazit tregon edhe kjo, njerëzit më të njohur të kohës e të rrethit shkonin te ai me buajt dy e tri e deri një javë, si musafirë që i ka zâ nata e “i ka qu Zoti” *1)
Ramë Bllaca, posllanik skupštine në Beogradi shkonte te Muhamet Kajtazi sepse Muhameti ishte shpijanik. Bile njëherë kish pas shkua ma përpara te Muhamet Kajtazi e masandej, bashkë me Muhametin shkojnë te Brahim Aga në Mahallë të Ali Agëve, familja më e njohur e dhe më e pasur e asaj ane. Kur ish pas ardhur Ramë Bllaca në Familjen e Ali Agëve, te Baba Himë, shkurt e quanin Brahimin, si ”baba Himë” me Muhamet Kajtazin, më tregoi Nezir Cufa vitin e kaluar një muaj para se të vdiste, Brahim Aga i bani muhabet shumë sepse edhe kishte mall, mall hallall, 70 copa lopë tuj mjel. At natë kish pas qillue nji laknur dhe aq shishëm kish pas hangër Ramë Bllaca, sa kish pas thânë: ”Kurrë qisi pite (2*) s`kam hanger kerkun e Muhamet Kajtazi si në mahi, qysh folte me zë të lartë e duke qeshur i thotë Ramës:
– Qysh pa thua kshtu Ramë Aga? Unë i kam shti robt e sh`pisë me thallue veç për ty e ti pa thu pitja e Brahim Agës âsht ma e shishme!
Muhamet Kajtazi dhe Xhelir Islami, janë shahirat më të njohur në rretihn e Llapushës, anës së Drinit, rrethit të Rahovecit e të nahisë së Gjakovës. Rrethi i Llapushës, me qendër komunale Malishevën është i njohur për shumë çka të mirë dhe dallohet nga krahinat e tjera të Kosovës për tokë të plleshme të punës, male, livadhe dhe me Lumin Mirisha, mu në mes të kësaj krahine. Dikur kjo krahinë dhe Turjaka kishte edhe vreshta me rrushë e pemë të tjera, si arra, ftoj, pjeshka, vojsa etj ndërsa tash kanë vetëm katundet në pjesën Jug-lindore të Llapushës, në Dragobil, Maxharrë, Marali, Mllanaviq, Astrazub etj. Por ajo që më së shumti është e njohur kjo krahinë, përveç burrave trima, pleqëve të menqur, dallohët dhe që nuk ka asnjë krahinë tjetër në Kosovë dhe në Malësinë e Gjakovë e në Shqipëri, deri në Shkodër, janë Shahirat. Këngëtarë e instrumentalistë të sharkisë e të qiftelisë sikur që ka pas Llapusha nuk i kanë pasur krahinat tjera të Kosovës.
Xheliri dhe Muhameti, Këngëtarët më të njohur të asaj ane për afro 30 vjet
Padyshim dhe me plotë gojën, bindje e siguri të madhe e them se KURRË nuk do të ketë intrumentistë më të mirë të sharkisë sikur Xhelir Islami nga Turjaka. Xheliri është djali i Islam Qelës nga Kravasaria.
Është i papërsëristshëm për kohën që këndoi dhe i mshoi sharkisë Xheliri.
Para Xhelir Islamit, sharkisë thuhët së i ka ra më së miri Mixha Sylyman, Sylyman Kastrati, nga Damaneku, fshat fqinj me Turjakën. Vetë Xhelir Islami thonte, kur dikush e lavdëronte pasi kishte kendua, nëpër dasma apo ndeja Xhelirit:
– Xhelir, ti pi mshon ma mirë sharkisë se Mixha Sylyman! E Xheliri, ia kthente me këto fjalë: -Thuaj, bile si Mixha Sylyman e mos thuaj më mirë se ai se Mixha Syleman. Syleman (Syliman) i ka ra më mirë se unë sharkisë.
Xheliri ishte mësuar me i ra sharkisë nga babai i vetë, Islam Qela. Islami, edhe pse nuk ishte i njohur si insrumentalist, i mshonte Sharkisë. Islam Qela dallohej nga të tjerët me i ra Lahutës.
Xhelir Islami e Imer Riza i Gjakovës
Kur kishte shkua Xheliri njëherë në Gjakovë, dikush një i njohur i thotë Xhelirit:
-Xhelir, hajde shkojmë në një dasëm se të kajshit se është Ymer Riza me shoqninë e vetë, po ti mos trego se din me i ra sharkisë e me knu!
Xheliri shkon me te dhe kur hynë n`atë konak, Ymer Riza me shoqninë e vetë pa bajshin gjymysh e po knojshin. Xhelirin e ulin afër Shahirave të Gjakovës masi ish jabangji. Pasi i këndojnë disa këngë, Ymer Riza po sheh Xhelirin se po e kqyrë sikur po don me i thënë diçka, e heton interesimin e tij dhe Ymeri i thotë Xhelirit:
– Hajde mara v`lla! -A din mi ra sharkisë a me knue!
-Po, përgjigjet Xheliri dhe Ymer Riza ia jep sharkinë e vetë e Xhelir Islami i mshon mekamin e Zatriqit por edhe disa mekame të luftës kur turqit kanë luftua kundra Mickovit. Kur i mshon Xheliri atyne valleve që veq ai dinte, Ymer Riza i thotë:
-Mara vlla, unë hala s`kam ni kun qi i mshon kaq mirë sharkoisë, a mas je pej Stamollit? 3*)
Atë natë, thonë dëshmitarët që kanë qenë aty, Ymeri, nuk e ka prek sharkinë mâ kurse Xheliri i ka ra sharkisë dhe bashkë me shahirat e tjerë të Gjakovës deri kanë knue knojsit, në ferk të sabahit 4*)
Katundin e Zatriqit e radhita të parin, pasi që është i pari për këngë arshikie, që nga Beq Jaha, Muhamet Mahmuti, Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami … e deri te Ali Paci, Salihi, Ferizi e Ali Krasniqi, nga Vll. Drenofci, katundi i afërt me Turjakën, vetëm nje vrap kali larg Turjakës.
Xheliri ka lindur dhe ka vdekur në Turjakë (1900-1977). Kohën më të madhe ka këndua me Muhamet Kajtazin por edhe me të tjerë, më pakë, si me Bajram Sadikin, babën e Saih Bajramit, Ali Pacin, Salihin e Ferizin etj.
Deri, në fund të viteve 1950-ta e fillim të viteve 1960-ta asnjë këngëtarë nuk ka mundur me këndua me Xhelirin e si Xheliri e Muhameti, edhe pse Xheliri nuk e ka pas zërin si të Muhametit apo më vonë, si të Sali Bajramit ndërsa intrumenteve as atherë e as më vonë, nuk ka pas dorë e as gishta të dorës që kanë mundur me iu ra televe të sharkisë si Xhelir Islami i Turjakës.
Polemikat në mes të Salihit e të Xhelirit, me anë të ”bejteve”
Diku rreth mesit të viteve 1960-ta kur Xheliri moqmohet e nuk këndonte më as me artakin, Muhameti, Xheliri mërzitej dhe shkonte në dasma ku ishte Salihi e Ferizi dhe në Drenofc të Salihi e Ferizi. Salihi dhe Ferizi ia këndojnë një këngë Xhelirit:
”E pat rrok`e zezë pleqnia,
i kan`dek shokt e tija,
Pe merr malli për dajregji
vjen n`Drenofc me hjek merzi”!
Këto janë vargjet, ”Bejtet” që Xhelirin e prekin shumë pasi që Salihi e Ferizi, tash ishin në zë e jo edhe Xheliri.
Ama edhe ata, Salihi e Ferizi ia japin hakin Xhelirit kur ia këndojnë,në bejtet:
”Kjo sharkia koka me shtat` tela,
kush s`i bjen ma sukur Xhela
O Xhelir, Xhelir Islami
Gishtat tu, m`doken si t`ARIT”
Vargjet e para ose bejtet:
”… Pe merr malli për dajregji
vjen n`Drenofc me hjek merzi”! ta kujtojnë Ibrahim Nezimin dhe Bejtegjinjët e tjerë të cilët shtyhën se kush është më i miri dhe kush ka këndua i pari:
”Shahirat e k`saj ane, yrrnekin e muarën prej meje”! (Nezim Frakulla).
Është e vërtetë e madhe se në ato vite, Salihi e Ferizi, ishin në pupa, nuk hecshin por vraponin. Kishin edhe kuaj të shalës, atllarë ama Xhelirit ende askush nuk ia shkonte me i ra Sharkisë.
Xheliri nuk mund të pajtohej se koha e tij po perëndonte dhe nuk mund të këndonte tash sikur Salihi e Ferizi.
Dëshirë e vetme e Xhelirit ishte që të ketë ndonjë kângë e valle në Radio Prishtinë, dëshirë që nuk ia realizua asnjëherë.
Rexhep Zogaj, një fqinj, nga Turjaka ish drejtori Gjeneral i Rilindjes për disa vjet, disa herë i kishte premtua se do ta merrte Xhelirin në Prishtinë, por as ai nuk e mori Xhelirin dhe nuk e mbajti fjalën …
Rexha e kishte ”marr”, zgjedhur Xhelir Islamin si një ndër personazhet e dalluar për me kosit barin në livadhe që askush nuk mund të ia kalonte Xhelirit as me kosit, në librin ”Kurrgjâ e jashtzakonshme” por jo edhe aty ku duhët të ishte i pari Xheliri e më i miri, me luajt me sharki.
Sot thuaja nuk ka mbetur asgjë e ruajtur nëpër shiritat e mangenotofonave, këngë e Muhametit e Xhelirit, ndonjë këngë apo valle me sharki nga Xhelir Islami çka do të ishte shumë e rëndësishme për Historinë e Folklorit Shqiptar pasi që Xheliri e Muhameti janë ndoshta të vetmit që i kanë këndua këngët historike që nga Beteja e Kosovës, këngë për Babën Davlet, Brahim Pashës, Dan Zatriqit, ”Prej Prokuples deri n`Nish, na u mush rruga plot dervish”, Ilahitë e Zatriqit etj.
Folkoristika shqiptare, përgjithësisht dhe ajo e Kosovës veçanërisht është shumë më e varfër pa Muhamet Kajtazin dhe Xhelir islamin, apo do të ishte më e pasur me Muhametin e Xhelirin.
Këngëtarët e mëdhenj të folklorit shqiptar, Sali e Feriz Krasniqi
Xheliri dhe Salihi e Ferizi
Herën e parë që ka këndua Xheliri me Salih Bajramin, ka qenë viti 1937, në dasmë te Brahim Aga i Turjakës, kur e maton nipin, Salih Xhemajlinë. Krushqit kanë qenë në odën tonë, në odën e Imer Seferit, gjyshit tim. Në dasëm kanë qenë Shaban Polluzha, Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci, Mstafë Kruja, Muharrem Bajrakari i Shqipnisë, Bajraktarët e Astarazubit, Bajraktart e Palluzhës e të tjerë, burra të njohur të kohës, beglerë e agallarë nga Perzereni e Peja,. Salihi kishte qenë i ri dhe thuhët se nuk ka mundur me këndua. Bajram Sadiku, e ka marrë Salihin, djalin e vetëm nëpër dasma dhe i ka mdihmue me knue.
Ndërsa, hera e fundit, kur Xheliri ka këndua me Salihin dhe Ferizin, ka qenë viti 1975, kur martohet Halil Azemi, djali i Azem Januz Kastratit, mësuesi i parë në Turjakë e Damanek, Bubël e Panorc … e nipi i Januz Dervishit në Damenk. Në at dasëm kam qenë edhe unë dhe kam pasur disa këngë të inqizuara. Xeliri nuk i ka ra sharkisë, por ka këndua me Ferizin, kurse Salihi ka këndua vetë.
Xheliri, viteve të fundit të jetës ka shkua nëpër dasma dhe festa të tjera me djalin e vetë, Bajramin. Edhe Bajrami i ka ra shumë mirë sharkisë, por jo si Xheliri.
Bajrami ka vdekur por djemt e Bajramit e kanë vazhdua rrugën e babës dhe të gjyshit. Ata po këndonin mirë, më kanë thënë në Turjakë, turjakasit..
Ndërsa ata të Muhametit, asnjë djalë e as nip nuk po këndonte.
Djemtë e Muhametit dhe vëllai, Avdyli, vëllai i vogël i Muhametit dhe Duraku, djali i madh i Muhametit sa më kujtohët, nuk kanë këndua, përveç në familje kur kanë pasur ndonjë festë familjare ose për qef por këngët i kanë ditë përmendësh shumë mirë. Mjerisht, të gjitha këngët që i kam pasur mu kanë konfiskua, më 1981 dhe ato që i kam pasur te ndonjë i afërm, janë djegur bashkë me dokumentacionin tjetër.
Këngët që i kam pasur kanë qenë këngë trimerie, si ajo e Hazir Gariqit, Lufta e Rahavecit me Astrazubin ”Na u nis lufta mi Vatiq, Rahaveci thei me ik”, e Shaqir Currit, babës së Bajram Currit, Hazir Gariqit, Dan Retisë, Dan Darofcit, Halil Hamzës e ndonjë tjetër.
Një intervisë të gjatë që e kam pasur, më 1976, si student me Muhametin e Durakun, në odën e tyre, ata mi kanë dhënë disa këngë, por i kanë recitua pasi që nuk mund të këndonin ndërsa Xheliri, nuk deshi të më këndoj e Avdyli ishte i sëmurë. Ato i kam pasur të ruajtuar në kaseta 30, 45, e 60 minutëshe.
Kur vdiç Xheliri, më 1977 sa kisha fillua punën si mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Lubizhdë dhe studjoja Letërsinë, si student i rregullt, nxënëse e kisha vajzën e vogël të Xhelirit, Xufën dhe disa mesa të Muhametit , qikën e Agushit, pasi e kreva mësimin vrapova së pakut ti them disa fjalë para varrit por Xhelirin tashmë e kishim mbullua me dhè të zi në Zabele, Vakafet e Turjakës afë Qukës dhe Bjeshkëve të Turjakës që ai i deshti shumë.
Shahirat e tjerë të njohur të kohës së Xhelir Islamit e të Muhamet Kajtazit më të rinjë e më të vjetër, janë:
Muhamet Mahmuti, Beqë Jaha, Hamzë Roda, Sylyman Kastrati, Azem Nura, Riza Bllaca, Ali Paci, Bajram Sadiki, Sefë Mleqani, Lam Tapalli, Salih e Feriz e Ali Krasniqi, Dan Javiqi, Dul Zenuni, Asman Mulaviqi, Halit Qallaki, Beqir Prelezi, Sejdi Javiqi, Muhamet Bashota, Isë llapqeva, Djemtë e Sefë Mleqanit, Halil Bytyqi, (nipi i Salih Bajramit), Naimi, (djali i Salih Bajramit), Bajrami, djali i Xhelir Islamit etj. Viteve të fundit, pas vdekjes së Xhelirit e të Salihit këndojnë edhe këngëtarë/e të tinjë e të reja dhe shumë vajza që këndojnë në dasma e në festivale cka nuk kishte pasur më parë në rrethin tonë. Më e dalluara është Bege Gashi nga Qabiqi e tri a katra të tjera që kanë kendua edhe me Ferizin, Aline dhe Gani Maralinë ….
1*) Këtu duhët shpjegua për lexuesit e rinj se deri në fund të viteve 1990-ta të shekullit të kaluar, udhtarët shpesh kur i ka zënë nata kanë buajt te familjet e mëdha e në zë, te ato familje që kanë pasur oda të mëdha. E në në Turjakë shpia të mëdha kanë qenë, përveç shumë familjeve të Ali Agëve, Xhemajlisë dhe Cufë Brahimit, Imer Seferit, Hamid e Shaqeë Tushës, Sahit Mstafes, Imer Mullamuqes, mixhës Jup, nipit të Abaz Agës, Shaqë Kamerit, pastaj ajo e Dergut Halilit Mulla Halitit të Mahallës së Vogël por edhe oda e Muhamet Kajtazit. ajo e Ramdan Nezirit, Smajl Zenelit.
Oda ka qenë si një Bujtinë, Han, Hotel i sodit por që musafirët nuk paguanin për ushqim e fjetje e nëse ishin me kuaj ose Kale shale, AT, gjithashtu edhe atyre iu qitnin taxhi (kallamoq), sanë e atavë dhe ia krehnin kalin).
2*) Laknuri është një lloj pite që e kanë qit me dy petë e në mes e kanë mbush me lakna, kepë e mazë. Nuk është pite për musafirë të qiftit të Ramë Bllacës, Xhemajl Abrisë apo Shaban Polluzhës pranda edhe nuk qesin për darke, nëse ka musafirë të tillë për darkë qesin Kallpite, siq e quajnë në Turjakë dhe Pasul me mish.
3*) Sharkia si instrument me tela, ka ardhur nga Turqia, e Turqia e ka marrë nga Persia (Irani) po është instrument që shqiptarët edhe tash e përdorin. Ka 7, 9 tela.
4*) Shahirat atherë, në kohën e Xhelit (1930-at) kur kanë shkua në dasma nuk kanë marrë pare. Nëse i Zoti i shpisë i ka ka përmend paret, shahirat i kanë thënë:
-Ne nuk jemi defatore). Ata kanë këndua këngë arshikie të Zatriqit, Gjakovës e të Shkodrës, pa pagesë bile ka qenë nder nëse këngëtarët i kanë thirrrë në dasma kur ka pasur burra të menqur e trima si Shaban Palluzha e Xhemail Abria, Avdullah e Brahim Aga.
P. S. Muhameti, nipi i Muhamet Kajtazit mi dërgoj dy fotografi të Xhelir Islamit dhe dy shënime të shkurtëra, të një a dy faqeve të një libri për jetën e Xhelir islamit dhe të Islam Qelës por nuk kishte asnjë fotografi të Muhamet Kajtazit, gjyshit. Tha se janë djegur të gjithat, bashkë me shtëpinë në vitin 1999.
Edhe mua më kanë humbur por shpresoj se kur ta bejë gati librin për botim, do të shkoj në Turjakë e ndoshta kanë ndonjë fotografi të afërmit.
Për gjuhën, të folmen e Turjakës, nuk pata mundësi të flas por e veçantë është se zanorja ”o”, nuk shqiptohet në shumë fjalë. Ajo këthehet në ”a” psh thuhet ”Palluzha” e jo ”Polluzha”, ”Rahaveci” e jo ”Rahoveci”, ”Kamarani” në vend të ”Komaranit” etj.
Ky shkrim është botua më 1917, në disa portale:
Shahirat më të njohur të Kosovës, fokusi, 22.05.2017 12:28:41
https://www.fokusi.org/shahirat-me-te-njohur-te-kosoves/
“Shahirat më të njohur të Kosovës” Agjencioni Floripress- June 04, 2017
https://floripress.blogspot.com/2017/06/shahirat-me-te-njohur-te-kosoves.html
- Sinan Kastrati, katundi Turjakë, tash në Suedi
Malmö, 5 dhjetor 2021