ARKIVI:
18 Tetor 2024

Doli nga shtypi libri i avokat Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Sot doli nga shtypi libri i avokat Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”.
Libri është i ndarë në dy pjesë dhe gjithësejt 13 kapituj.
Librit i paraprinë parathënia nga avokati i njohur Ibrahim Maxhuni, ndërkaq përmbyllet me një rezyme në shqip e anglisht.
Autori i pasthënies është simboli i 1981-ës – Hydajet Hyseni.
Në tre kapitujt e fundit janë përfshi shkrimet me peshë të Xhafer Shatrit, Dilaver Goxhajt dhe Emin Azemit, që ishin angazhuar denjësisht në favor të mbrojtjes time dhe dinjitetit të Republikës.
I jam shumë mirënjohës avokatit për përkushtimin kolosal në dobi të mbrojtjes dinjitoze që ka organizuar gjatë gjithë procesit, por edhe për shkrimin e publikimin të këtij libri tepër të veçantë e me vlera të jashtëzakonshme.
Libri Xhafer Shatri:
“Prej momentit që Shtatmadhoria e Prontomafisë u bind se përballja me Gjykatën speciale është e pashmangshme, vendosi që të gjëjë kurban për t’ia varë në qafë mëkatet e veta. Prandaj ajo e trilloi dhe e fryu në këtë masë “Syrin e popullit“ me qëllim që ta përdorë si cjapin biblik. (Sipas Biblës, në kohën e Moisiut, kishte mundësi që dikush t’ia “varë“ mëkatet e veta një cjapi dhe pastaj ta therë ose ta braktisë kafshën e gjorë në shkretëtirë…, një mënyrë mizore për të “shfajësuar“ vetën…).
Murat Jashari, tashmë ishte përthekuar në të gjitha anët me “Avni Rrustemat“ e Shikut, por skenarit i duhej edhe ideologu. Sadri Ramabaja ishte kandidat ideal. Së pari sepse ishte veteran i LPK-së, se dyti sepse ishte aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, së treti si hakmarrje për redaktimin e librit të Murat Jasharit dhe së katërti sepse kishte zhvilluar një debat të rreptë me Azem Vllasin dhe strukturat e dikurshme që ky përfaqëson lidhur me ngjarjet politike të viteve tetëdhjetë etj. dhe kjo e fundit përputhej me nevojat e regjisorëve.”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu