Prof. Bajram Binaku, Pejë
Vdekja e kushëririt
Ishte ditë me diell, planifikoja të shkoja në punë, po, një lajm i trishtë me bëri të shtangëm. Me lajmëruan se kushëriri im, Ademi, kishte vdekur, saora, pa qenë asnjëherë të mjeku. Pasi shkuam për ngushëllime, e pregaditem trupin e pa jetë për rrugën e fundit dhe funerali kishte arritur në varrezat e qytetit të Pejës. Pasi u vendos kufoma mbi gurin e caktuar për ritet fetare hoxha me një zë të heshtur na u drejtua:”Kjo xhenaze nuk e ka pague hakun e hoxhës, prandaj nuk mund t’ia kryej ceremoninë e varrimit”!
Meqë, të gjithë të afërmit ngurruan të flisnin, unë i thash:”Hoxhë, a mundet me u varrosë pa i kënduar ti talkinin”?
“Po” tha!
Unë ja ktheva:”Ani pra, ti rri, nese don, ose shko, se ky, nuk të ka as hak e as borxh”
Hoxha iku, ndërsa ne e varrosem Ademin pa hoxhë.
Kaluan edhe dy vite, ku papritmas një i panjohur me hyri në oborrin tim dhe mu drejtua:”A jeni ju pronari i kësaj shtepie”?
“Po”, i thash!
“Si e ke emrin”, mu drejtua.
“Çka po të nevojitet emri im”, i thash.
Ai ma ktheu:”Paj, ky rajon i takon xhamisë në Vitomericë e duhet me të regjistrue për hakun e hoxhës”!
Unë ja ktheva:”Unë si kam as hak e as borxh hoxhës, për çka me i pague hoxhës”?
Ai:”Paj kur vdes dikush nga familja jote, ose ti, hoxha duhet me i krye ceremonitë fetare”?
Unë i thash:”Kqyre mirë këtë shtepi dhe mos gabo me u kthye për këtë punë, se unë, kur vdes mund të varrosëm edhe pa hoxhë”!
Ai iku dhe nuk u kthye më!
Deshmi ma te madhe se kjo ngjarje nu ka! Qe 15 vite i kam dhane fund ati ,,borqit” – ,,hakut te hoxhes”. Duhet vetedijesuar popullata sa me shpejt, eshte ma mire.
Vjet me 1 korrik i kam paguar 750E vakufit.
Ne fene e vjeter, familja paguan ne vit 20E per mirembajtje te varrezave, ketu bene pjese edhe hapja-varrimi, kurse priftit simbas deshires.