Francesco Crispi : Ka lindur më 4 tetor 1819 në Ribera, Sicili, ka vdekur me 11. gusht 1901 në Napoli
Nga: Ana Hida, studjuese, Itali
Ishin vite të formimit të shteteve, gjithsecili kërkonte të bënte të tijën, historinë, lavditë, gjuhën… po shqiptarët ç’bënin në ato vite… Sigurisht shumë shqiptarë që jetonin jashtë kërkonin të sillnin atë histori të mohuar … Në Itali ato vite personazhi më i shquar Italo- arbëresh ishte Francesko Kryeshpia o Francesco Crispi ( ka qenë edhe kryeministër i Italisë) siç e quanin italianët, e shumë arbëresh dhe shqiptarë kërkonin që ai t’i mbështeste në kauzën Pellazgo- shqiptare.. Autori i këtij libri që unë do të sjell para jush herë pas herë i shkruan këtë letër Francesko Crispit
Letër Francesco Crispit
Gjykimi i rëndë është dhënë nga shkrimtarë (studiues)të shquar të etnografisë, dhe gjuhësisë rreth origjinës së Shqiptarëve dhe mbi natyrën e gjuhës së tyre duke e konsideruar si dialekt të gjuhës greke. Më më ngrin shpirti nga diçka e tillë por nuk heq dorë nga mendimi që kam prej kohësh , të pretendoj e të shkruaj në mbrojtje, për më shumë prej forcës së karakterit që kjo gjuhë zotëron , mbi lashtësinë dhe primitivitetin që nga paragjykimi dhe gjykimi shumë absolut që është shprehur mbi të!
Shkurajimi bëhej akoma më i madh në reflektimin që unë duhet të zbrisja në arenë e të luftoj me forca të parabarta kundër gjigantëve të cilët kanë fituar reputacion në republikën e letërsisë ( historisë), dhe për më tepër edhe pa mbështetjen e ndonjë emri të shquar shqiptar që me rrethin e shenjtërisë së tijë ka kurorëzuar të njëjtën dituri timen.
Por tani filologët teuton janë shumë të aftë t’i japin perfeksionin ndërrmarrjeve të tyre për nxjerrjen nga hijet më të fshehta të kohës duhet të kthejnë studimet e tyre mbi shqiptarët dhe gjuhën e tyre. Mora guximin i pari si shqiptar, sepse më shumë se kurrë ndej borxhin t’i jap dritë këtyre pak faqeve të cilat nëse nuk do të kenë virtytin të tërheqin vëmendjen e studiuesve të vendit tim mbi këtë gjuhë antike , të paktën do u shërbejë si dritë historianëve të huaj , të cilët e njohin pak , për të patur mundësinë dhe arsyetime të vlefshme për të konstatuar çështjen e parësisë së gjuhës mbi gjuhët europiane.
Megjthatë duke trajtuar unë një lëndë të kaluar të pagjykuar pa as përfitimin më të vogël të mbrojtjes, ndjej nevojën e mbrojtjes nga një personalitet i qartë.
Emri juaj ( e them pa lajka) shumë i shkëlqyer në Itali shquhet ndër shqiptarët. Ushtar i guximshëm i betejave patriotike , i pari Foritbitalian, trashëgimtar i denjë i Pellazgëve- shqiptar hyjnorë më lejo t’u përkushtohem këtyre studimeve filologjike duke kërkuar që në origjinën primitive e shqiptarëve , të cilat kanë si qëllim nxjerrjen nga poshtërimi i panevojshëm si dialekt meskin , një gjuhë amë siç është shqipja dhe të tregojë , sipas studimit tim të vogël në çfarë mënyrë këta Pellazgët – shqiptarë jo vetëm në itali por në shumë rajone të Europës i kanë dhënë impuls për të arritur në lartësinë e dijes dhe qytetërimit që paraqitet e admirohet.
Ju përshëndes e mirëpres me gëzim , dëshiroj që së bashku t’a vlerësojmë, që të dëshmoj për gjithë jetën .
Napoli maj 1883