ARKIVI:
18 Prill 2025

Kushtetuesja në Kosovë, më 23 dhjetor 2015: Asociacioni i Komunave Serbe me pjesë antikushtetuese

Shkrime relevante

Rubio: SHBA mund të tërhiqet si ndërmjetësues i paqes në luftën në Ukrainë

Nëse Rusia dhe Ukraina nuk i afrohen një marrëveshjeje paqeje, Shtetet...

Lutfë e madhe për pushtet e bandave partiake…!

"Shkrihen" me Dude Baljen...Memli Krasniqi dhe Lumir Abdigjiku presin në rend...

Thirrje për përgjegjësi politike – Formonie shpejt qeverinë, se populli nuk është i verbër dhe se askush nuk do t’u duroj më!

Nga: Luan Dibrani Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për...

Hudhrat e klaneve dhe karriget e vogla

Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Një sarkazëm e butë për një...

Kush ia ka më shumë frikën PISA-s? Ministritë tona të arsimit, apo punonjësit arsimorë?

Nga: Lirim Gashi, Prizren __ Ne shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut...

Shpërndaj

Gjykata Kushtetuese mori vendim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet ashtu siç është parashikuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit, e nënshkruar në prill të vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, bëri të ditur se disa pjesë të marrëveshjes së fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) e nënshkruar më 25 gusht të këtij viti nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013, marrëveshje kjo që shënoi fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në vendimin e saj prej 39 faqesh që Gjykata Kushtetuese e publikoi (23.12) në faqen e vet zyrtare thuhet se “Gjykata konstaton se parimet e këtij asociacioni, siç janë përshkruar në marrëveshjen e 25 gushtit të këtij viti, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi barazinë para ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe kapitullin mbi të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre.

Prandaj “Gjykata konstaton se akti juridik i Qeverisë së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet t‘i plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri me kapitujt e saj”.

Kërkesën për intepretimin e kushtetueshmërisë së parimeve të marrëveshjes së 25 gushtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e ka bërë më 30 tetor të këtij viti presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo kërkesë pasoi pasi tri partitë politike opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, penguan mbajtjen e seancave të kuvendit, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja me palën serbe, marrëveshje kjo që sipas opozitës është antikushtetuese.

Me vendimin e së mërkurës (23.12) të Gjykatës Kushtetuese të nënshkruar nga kryetarja e kësaj Gjykate Arta Rama Hajrizi ka përfunduar edhe pezullimi i përkohshëm i marrëveshjes për asociacionin. Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese i lë dorë të lirë qeverisë së Kosovës që ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të parimeve të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga nga ana e saj, bëri të ditur se e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj në këtë linjë presidentja kërkon zbatimin e vendimit.

“Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës. Presidentja fton partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën ta shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend.

I menjëhershëm ishte reagimi i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Kjo parti siç thuhet në reagimin e saj e “mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Konstatimi se Parimet e përgjithshme/elementet kryesore “nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 (Barazia para Ligjit) , paragrafi 1, me Kapitullin II (Të Drejtat dhe Liritë Themelore) dhe me Kapitullin III Të (Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre), është dëshmi e pamohueshme se Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet kështu siç është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe çdo sugjerim apo kërkesë e Gjykatës Kushtetuese se si të procedohet më tutje me këtë marrëveshje, nuk mund të jetë në domenin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

_______

gjk_ko_130_15_shq.pdf (gjk-ks.org)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu