ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Një luftë e pashpallur fetare, po e trazon Ballkanin!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Njëzet e më shumë vite politikë e pandalshme antishqiptare – islamiste: Parada e “iftari-it” politik në sheshin e Dardanës (Komunës së Kamenicës).

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Ballkani kohëve të fundit ndodhet para një krize serioze, për shkak të apetiteve të ngjyrave dhe taborreve të ndryshme. Reagimin e njëanshëm te Borellit ndaj çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë , e sheh si diçka që nuk i takon Shefit të diplomacisë evropiane.

Janiq kishte të drejtë kur e cilësoi si të padrejtë ndërhyrjen e Borellit dhe animin kah Beogradi, por në këtë kontekst lind edhe pyetja: Çka po e shtynë Borellin të jetë kaq anues: E para, Borell vjen nga Spanja, vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe për shkak të telasheve që i ka me Kataloninë vërsulet ndaj Kosovën me synimin që të mos e lë të qetë, ta shndërrojë në një shtet jofunksional.

Pos kësaj, ky individ dyshohet se ka edhe ngarkesa fetare që e shtyjnë që ndaj Kosovës të ketë qëndrim të njëanshëm. Është mëse e vërtetë se gjatë luftës së Bosnjes BE-ja i pat mbyllur sytë ndaj asaj që ndodhte në atë vend dhe ky qëndrim i saj qe shpjeguar në mënyra të ndryshme, deri te ai fetar.

Vetëm pas tre vjetësh luftë atje, pat ndërhyrë SHBA-ja për të shpëtuar atë pak Bosnje të mbetur nga shqyerjet e Serbisë së Madhe. Ishte aspekti fetar që u bë shkas që sot Bosnja u nda në tre etnitete, dhe në Ballkan qendron si bombë e kurdisur e cila një ditë edhe mund ta zhbëjë atë bashkësi të krahinave. Akademiku Muhamed Filipoviq para lufte pati bërë përpjekje të mëdhaja që boshnjakët të mos identifikoheshin fetarisht, por krahu i Alija Izetbegoviqit e vazhdoj identifikimin fetar të asaj poullate, njejt sikuse që kishte bërë në kohën e vet Josip Broz Tito, kur e patën shpikur “kombin musliman” të Bosnjes e Hercegovinës, në mënyrë që përmes këtij kombi inekzistent ta joshnin botën arabe-islamike apo Të Painkuadruarit, qysh i quanin në atë kohë.

Si rezultat i kësaj joshjeje me pasoja tragjike për boshnjakët, ardhmëria e boshnjakëve të Bosnjës e Hercegovinës është vetëm zhdukja dhe zhbërja graduale, pasi nuk mund të ketë komb-fe në hapësirat e Gadishullit Ilirik (Ballkanit), sikurse ua theu qafën agjentura serbe-ruse parasëgjithash boshnjakëve të Bosnjës.

Si garancë e kumt i zi se s’mund të ketë entitet të bazuar në fe, është forcimi dhe përkrahja e hapur dhe tepër e rrezikshme që Republika Srpskas ia jep Serbia, e sidomos Rusia, e cila hapur i premton Milorad Dodikut që do ta armatos këtë republikë separatiste me armët më moderne, e armatosja e saj me armë moderne do të thotë në praktikë se gjenocidi i viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar mund të vazhdoj ndaj atij populli fatkeq me prejardhje ilire.

Çuditërisht, diçka e tillë po synohet të bëhet edhe me Kosovën e cila është njohur si shtet multienik me kufijtë ekzistues. Në Kosovën Shqiptare të cilën Anti-Shqiptarët që nga paslufta mësyn që ta bënin një “vend mysliman” pa qenë kurrë në historinë shumëshelkullore të saj e tillë. Por ajo që nuk po thuhet, por që është shumë e vërtetë, ka të bëjë me një luftë të pashpallur fetare, që ndodhet në prapaskenë e që po e destabilizon, jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanin.

Burime të mirëinformuara flasin se në takime të ngushta, sidomos nga pala e Beogradit pothuaj çdoherë preket edhe faktori fetar i cili gjoja po rrezikohet nga ai islam.

Athua si e lejoi politika e Kosovës vetën që nga paslufta që në vend se ta forconte identitetin kombëtar shqiptar, të cënuar me shekuj, t’i hapeshin dyertë e dritaret ndikimit antishqiptar neoosman dhe ta shndërronin vendin në një punishte të madhe e të pafundme të investimeve religjioze turkomëdha e islamomëdha, prapa të cilave vazhdimisht ka qëndruar me logjistikë agjentura e Serbisë ?! …

Xhamizimi i vendit, në vend të shqiptarizimit dhe forcimit të mëtejshëm të identitetit kombëtar shqiptar, është ndër helmimet më të mëdhaja në histori të ndërgjegjës kombëtare të popullit autokton shqiptar, që deshti a nuk deshti, dikush ia futi “kokën nëpër xhami” dhe e bëri të vraponte pas riteve muslimane, që tashmë ia kanë zënë frymën ndërgjegjës kombëtare shqiptare.

Eshtë koha e fundit që Shqiptarët në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë të mos e pranojnë etiketën Muslimane, pasi jo vetëm islami, por asnjë fe tjetër nuk ka mundësi dhe nuk mund të lejohet ta zhbëjë kulturën kombëtare shqiptare për interesat antishqiptare të Turqisë neootomane dhe të Serbisë klerofashiste ortodokse, që në mbarë historinë e saj gjenocidale mbi dyqindvjeçare është pjekë e djegë që Shqiptarët të mos i lë të arsimoheshin e kulturoheshin, por vetëm që të fetarizoheshin me islam, pasi duke i shndërruar në mysliman edhe i ka shpërngulur, dëbuar dhe vrarë shumë më lehtë, pa e zgjuar zhurmën e të tjerëve në botë për masat e ndërmarra.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu