ARKIVI:
18 Nëntor 2024

“Vlerat e përbashkëta” amerikano-shqiptare dhe vizita e diplomatit të lartë amerikan, Z. Gabriel Escobar në Tiranë

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, “me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.”

Kam venë re se Ambasada Amerikane në Tiranë, sidomos, kohët e fundit, thekson shpesh, “vlerat e përbashkëta demokratike” midis dy vendeve tona. Unë nuk e dijë se çfarë barometri të vlerave të përbashkëta përdorë ambasada jonë në Tiranë kur i cilëson si të “përbashkëta” vlerat demokratike, por që kurrë nuk i identifikon se cilat janë këto vlera të përbashkëta” midis Shteteve të Bashkuara – vendit më të përparuar dhe demokratik në botë, me Shqipërinë e sotëme pseudo-komuniste.


Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

Me një vend ish-komunist, i cili edhe pas tri dekadave të shembjes së Murit të Berlinit – dhe ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste evropiane – vazhdon të mos distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe as nga krimet e komunizmit dhe për më tepër ende nuk gjenë forcë morale as politike për të dënuar krimet e komunizmit enverist në Shqipëri. Me një vend, regjimi aktual i të cilit jo vetëm që refuzon, në mënyrë arrogante, të përballet me të kaluarën kriminale komuniste, por që me ndihmën e mbështetsve të tij perëndimorë në Tiranë, e paraqet veten si një vend “humanitar” i kohëve tona, që pranon strehimin e refugjatëve afganë.  Por harrojnë se, ndërsa kryeministri i këtij vendi të quajtur Shqipëri, po merrte dekoratën në Nju Jork për këtë “akt humanitar”, në të njëjtën kohë mijëra shqiptarë po largohen nga Shqipëria dhe trojet shqiptare duke u bërë vetë ata, refugjatë në dhe` të huaj, në mëshirë të dikujt tjetër, diku në botë – pikërisht si rrjedhim i keq-qeverisjes 30-vjeçare së kësaj klase politike fatzezë, të korrupsionit, padrejtësive, papunësisë, drogës dhe dyzina problemesh të tjera, përfshir mungesën e zgjedhjeve të lira – si barometri kryesor i demokracisë.  Janë probleme këto që numërohen vazhdimisht në raportet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe mbi gjëndjen e përgjithëshme në Shqipëri. Por që, siç duket, nuk i lexo kush, as qeveria shqiptare as diplomatët ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët i mbyllin sytë para problemeve të mëdha politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Shqipëria – duke na e paraqitur atë vend si një “kopsht me lule”, si një demokraci perëndimore, vlerash të përbashkëta me Amerikën, pretendojnë ata.

  1. Escobar, ju uroj qëndrim të këndëshëm në Shqipëri. Me fat që je në Tiranë me rastin e 31-vjetorit të protestave të studentëve shqiptarë në Tiranë. Ju do të takoheni me Kryeministrin dhe me zyrtarë të tjerë si dhe me stafin e ambasadës tonë në Tiranë. Të gjithë këta do të japin përspektivën e tyre se si po shkojnë (ose nuk shkojnë) sot punët në Shqipëri. Mendimet e mia mund të jenë të influencuara nga vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë, pasi për më shumë se një gjysëm shekulli jetoj në Amerikë. Si shtetas amerikan me origjinë shqiptare, si një person që pa kurrfarë interesi, jam munduar të veproj gjithmonë dhe modestësisht, për të mirën e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë, sidomos në interesin më të mirë të marrëdhënieve amerikano-shqiptare – ashtuqë që Shqipëria vërtetë të arrinte nivelin e ndarjes “së vlerave demokratike”, me Shtetet e Bashkuara. Por, megjithë sukseset e arritura deri tani, besoj se kushdo që sot pretendon se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona bazohen në “vlerat e përbashkëta”, amerikano-shqiptare, ofendon vlerat e vërveta amerikane dhe gënjen brutalisht shqiptarët.

Kështuqë, i nderuar Z. Escobar, nëqoftse nuk e ke në agjendë, gjejë kohë të takosh — në këtë 31-vjetor — ndonjë pjesëmarrrës ose grup pjesmarrësish në protestat studentore të vitit 1990, nëqoftse ka mbetur ndonjë në Shqipëri sepse pothuaj të gjithë të zhgënjyer janë arratisur/refugjatë, anë e mbanë botës – “si afganët sot”.  Të zhgënjyer dhe të dëshpëruar nga kjo klasë politike e korruptuar dhe e papërgjegjshme, të cilën diplomacia amerikane e ka përkrahur dhe e përkrah edhe sot si një regjim me të cilin Shtetet e bashkuara ndajnë “vlerat e përbashkëta demokratike”. Me modestinë më të madhe do të sugjeroja që në këtë përvjetor të protestave studentore anti-komuniste në Shqipëri, të gjejsh kohë dhe të takohesh gjithashtu edhe me ndonjë të përsekutuar ose grup të pëndjekurish nga komunizmi, 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, për të dëgjuar — nëqoftse je i interesuar – pikëpamjet e tyre se si po shkojnë punët në Shqipëri, 30-vjet pas “shembjes” së komunizmit zyrtar.  Në këtë 31-vjetor, ju siguroj, Z. Escobar se, këto dy grupe shqiptarësh, por jo vetëm, e ndjejnë veten të abandonuar nga Shtetet e Bashkuara – aleati i tyre natural do thonin ata — por edhe të përjashtuar nga atdheu i tyre –Shqipëria – të cilin 31- vite më parë, ata e dëshironin si e “gjithë Evropa”, me vlera perëndimore, por ja ku është Shqipëria, aq larg Evropës sa ishte edhe në vitin 1999.

  1. Escobar, janë këto dy grupe shqiptarësh, ndër të tjera — që të pakën dhe mos tjetër, duhet të dëgjohen dhe jo të përjashtohen nga diplomacia amerikane. Në vend të mbështetjes amerikane, pa kushte, të një klase politike të indoktrinuar në ish-regjimin komunist dhe që gjithnjë beson se, “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë” dhe se regjimi i Enver Hoxhës kishte, “të mira e të këqia”, ka grupe të tjera interesi që meritojnë vëmendjen, nqëoftse vërtetë jemi të ingeresuar të zhvillojmë “vlerat e përbashkëta” midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë – pikëspari, vlerat e lirisë dhe të demokracisë dhe vlerën e jetës së shenjtë dhe të paprekshme –mbrojtja e jetës së njeriut, mbi të gjitha.

Mbështetësit — qofshin ata edhe në nivelet më të larta të qeverisë shqiptare — të vlerave të regjimit komunist të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve komuniste më barbare në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat amerikane, Zoti Escobar. Këtë duhet ta heqin nga mendja, njëherë e mirë diplomatët amerikanë, qoftë në Washington, qoftë në Tiranë.  Them, nuk kanë gjë të përbashkët sepse për më shumë se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithë sfidat dhe zhgënjimet, nga koha në kohë, janë të kushtuara ndaj parimit se të “gjithë njerëzit janë të krijuar të barabartë” nga Perëndia.  Se për dekada populli amerikan ka luftuar në mbështetje të lirisë për veten dhe për të tjerë përtej oqeanit — që duan t’i pranojnë vlerat amerikane — në mbështetje të parimeve dhe vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, për të gjithë pa dallim, dhe tolerancës. Të gjitha këto si një trashëgimi e traditës së vlerave dhe virtyteve amerikane drejt përparimit të idealit të lirisë dhe demokracisë në këtë vend dhe në botë.  Megjithë të metat dhe sfidat gjatë historisë, kjo është një trashëgimi ose vlerë amerikane që bashkon dhe që, njëkohësisht, edhe respekton opinionet e ndryshme që shpeshëherë janë edhe në konlikt me njëra tjetrën. Këto janë virtytet amerikane, si të thuash, që vërtetë, përcaktojnë madhështinë dhe shkëlqimin e vlerave amerikane. Të thuhet se këto vlera amerikane kanë diçka të përbashkët me vlerat e një regjimi në shekullin XXI, që refuzon të dënojë krimet e komunizmit, është imorale, e pa përgjegjëshme dhe diçka shumë e gabuar.  Për më tepër, ti thurësh lavde një regjimi dhe klase politike nostalgjike për komunizmin, e cila për 30-vjet “post-komunizëm”, ka përjashtuar nga jeta politike, jo vetëm të përndjekurit dhe viktimat e komunizmit por edhe rininë trimëreshë të 1999-tës, për angazhimin e saj që solli “ndryshimin”.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë, me rastin e 31-vjetorit të protestës anti-komuniste së studentëve shqiptarë, thuhet se, “Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.”  E vërveta është një vlerë tepër e rëndësishme amerikane që të pasqyrohet me fjalë dhe me vepra se Shtetet Bashkuara janë krahë mbarë popullit shqiptar, pa dallim, dhe jo vetëm në krah të një segmenti të shoqërisë shqiptare. Fatkeqësisht, për mirë ose për keq, ju Z. Escobar duhet të jeni në dijeni se shumë shqiptarë, mbrenda dhe jashtë Shqipërisë, mendojnë se Ambasada amerikane është bërë palë me Partinë socialiste në fuqi. Një dukuri e tillë – edhe nëqoftse është një perceptim i gabuar — nuk  shërben për më të mirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Prandaj është e rëndësishme që ju të gjeni kohë dhe të takoheni me përfaqësues të ish-studentëve të protestave 30-vite më parë — megjithse shumë prej tyre sot janë të përjashtuar nga pjesëmarrja në politikë — dhe me përfaqsues të shtresës së të përndjekurve politikë dhe viktimave të komunizmit, edhe këta të përjashtuar dhe të harruar nga qeveritë e këtyre 30-viteve, por që do të thonë se e ndjejnë veten të abandonuar e të përjashtuar edhe nga ndërkombëtarët, përfshir Shtetet e Bashkuara. Një takim i tillë me ta, Z. Escobar, do të ishte vërtetë një gjest që do pasqyronte një prej vlerave amerikane – mbrojtjen e të drejtave dhe lirive bazë për të gjithë shqiptarët, pa dallim — si dhe mbështetjen e tolerancës ndaj mendimeve ndryshe. Përjashtimi, historikisht, mund të jetë një vlerë shqiptare, por nuk është as nuk duhet të jetë një vlerë amerikane, madje as në një mjedis politik siç është Tirana zyrtare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu