ARKIVI:
18 Nëntor 2024

“Fletërrufe” nr. 5, moderatorit Leonard Kerquki!

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
I respektuari Moderator!
Fillimisht falënderime që më kërkove të dërgoja një rrëfim të shkruar për zhvillimet gjatë e pas themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pamundësi fizike për të qenë LIVE në emisione. Atë e publikuat në variante, si tekst dhe përmes leximit shumë të rrjedhshëm (nga minuta 23 e emisionit)!
Meqë në emisionin Tënd insistove të diskutohet për mendimin Tënd [nga minuta 52 e emisionit], se mos ndoshta nga xhelozia po e demaskoja dhe diskreditoja Hashim Thaçin me tepri, po të ofroj informacion telegrafik, me shpresë se të ndihmon për rivlerësim, rrjedhimisht për ripozocinim.
Hashimin e kam njohur për herë të parë në vitin 1994, në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes në Emigracion, kur erdh në Zvicër për të kërkuar azil. Praqitja e tij ishte për keqardhje, zhgënjyese, meqë kisha informacion se ishte kuadër i lartë udhëheqës i Lëvizjes në Kosovë dhe kishte qenë edhe prorektor-student i Universitetit. Le që ishte i “lodhtë” fizikisht, por ishte tepër zhgënjyes në aspektin oratorik, nga se prezantohej edhe historian shumë i zgjuar.
Nuk më kujtohet ta kem takuar deri në prill të vitit 1998. Kësaj radhe në Hotel “Tirana”. Me atë rast kërkoi nga unë që ta bindja Vëllain tim, Qerimin, dhe gjithë sektorin logjistik i UÇK-së që t’u subordoheshin komandës së Azem Sylës. Nuk u mirëkuptuam, sepse unë i pata kërkuar informim, çfarë kompetencash kishin Hashimi dhe Azemi, kush, kur, i kishte caktuar apo emëruar që tashmë të krekosishin si komansantë. Pos belbëzimit të përçartë, nuk qe në gjendje të ofronte informacion konkret.
Herën e tretë e kam takuar në verën e vitit 1998, krejt rastësisht, në një lokal buzë lumit Lana në Tiranë. Ishin Hashimi, Kadriu dhe Ramiz Lladrovci, që i njihja, dhe i katërti ishte Sabit Geci, që e kishte këmbën në gips nga plagët që kishte marrë në luftë. Kur ma prezantuan Sabitin, i kritikova: “Si pranoni të uleni me këtë në lokal të Tiranës, meqë një botë e terë e përfol për kriminel. Nuk është racionale të ju fotografojnë dhe të publikojnë foton në ndonjë gazetë prestigjioze!” Ramizime preku me gju që të mos flisja, por unë i fola me zë: “Për momentin nuk luan rrol nëse është apo nuk është kriminel, por meqë jeni afirmuar si kuadro të UÇK-së, nuk duhet të takoheni me te në vende publike. Sabiti, besoj, po më mirëkupton.”
Herën e katërt jam takuar në qershor 1999, në Këln të Gjermanisë, me rastin e Samitit ndërkombëtar për Kosovën, që mbahej nën patronatin e Kancelarit gjerman Shrëder. Satrapi rusofil Shrëder qe afirmuar në atë samit, sepse e riktheu prapë Rusinë në vendimmarrje për çështjen e Kosovës.
Sabri Kiçmari disa ditë para samitin më pat lut të rezervoja për Hashimin hotel në Këln. Meqë shpesh kaloja me autobus urban buzë Hotelit “Maritim”, nga se banonim në afërsi, pyeta në atë hotel. Mora përgjigje se për netët që kërkova unë rezervim, i gjithë hoteli ishte rezervuar nga Kabineti i Kancelarit Shrëder. Kot u talla: “E dija, prandaj erdha të pyes nëse mund të sistemohet kryeministri shqiptar.” Do fati dhe thanë OK. M’i dhanë ca formularë për t’i plotësuar që të përgatisnin ID-Card, sepse vetëm me to do të lejohej të frekuntohej hoteli gjatë samitit.
Ditën kur erdhi Hashimi, shkuam ta marrim në Aeroportin Këln/Bonn. E shoqëronte Bilall Sherifi. Bilalli kaloi kontrollin, ndërsa Hashimin e ndalën, meqë ai e kishte të ndaluar hyrjen në Gjermani. U dëshen gati dy orë telefonata që t’i mundësohej hyrja.
Kur arritëm në hotel Hashimi dhe Bilalli shkuan për t’u sistemuar në dhoma dhe për të ndërruar veshjen. Duke i prit në holl erdhi një zotëri dhe më përshëndeti, duke shqiptuar mbiemrin tim. U befasova. Ia ktheva, duke shpreh habinë se nuk e njihja. Ai nxitoi: “Jam shok i Hashimit, Danjean Arnaud”, dhe nxori kartëvizitën.
I fola i irrituar: “Ju qenkeni shefi i DGSE-së franceze, që po e komandoni Hashimin?!” Krejt spontanisht filluam të grindemi, nga e dinte ai që Hashimi erdhi, si është lejuar të hy në hotel, pa qenë mysafir, etj., etj. Grindeshim në gjermanisht. Ai më pat gënjyer se Hashimin e kishte njohur në kurs të gjermanishtes në Cyrih. Unë e kontestova që ai, si shef në DGSE, nuk do t’i lejohej të frekuentonte kurs gjermanishte në Cyrih, kur kishte në Francë, në Strasburg, ku përdorej gjermanishtja nga qytetarët gjermanishtja standarde, jo si dialekti në Cyrih.
Gjatë grindjes zbriten Hashimi dhe Bilalli dhe me qetësuan…
Aty e tutje u binda se Hashimi moti i kishte “shit drut”, prandaj vazhdoja të taktizoja, meqë kisha informacion se ai shërbim praktikonte edhe vrasje misterioze, nëse ndokush i pengonte komplotet e tij.
I njëjti “shok”, Danjean Arnaud, erdhi pas Lufte edhe në Kosovë, si epror komandues i Hashimit dhe i Kushnerit. Prandaj na ndodhi edhe pushtimi francez i “veriut”…
Mënyra se si po arsyetohet Hashimi do të duhej të zbatohej edhe ndaj Batonit, i cili është denigruar e sha pse e kishte “shok” Stanishiqin serb, siç e kishte Hashimi Arnaud’in francez! Ndoshta është kjo “lidhje” që i pat bërë Hashimin dhe Batonin bashkëveprimtarët më të ngusht, duke u kulluar goja jargë gjatë lavdërimit e dekorimeve që i bënin njëri-tjetrit!!
Hashimi improvizonte “kryeministrin e përkohshëm”, dhe po më ofronte funksione në kabinet e “qeveri” të tij. Refuzoja, por me takt, sepse në ato rrethana të hante “furra”. Në fakt, unë nuk trembesha, sepse ma kishte dhënë besën Kadri Veseli…
Edhe një takim dua ta kujtoj, sepse këto “fizkultura” tona edhe mund të të bezdisin.
Në Kuvendin e 7-të të Lëvizjes, i mbajtur në fund të qershorit 1999 në Pallat të kulturës në Prizren, Hashimi hyri me vonesë në Kuvend, duke improvizuar kryeministrin. Fatmirësisht asnjë delegatë nuk u ngrit dhe nuk e aplaudoi. Pothuajse të gjithë, tashmë, e dinim se Hashimi ishte komplotist e profiter i Luftës. Hashimi bëri kërkesë që Kuvendi të quhej konsultativ, të mos ishte vendimmarrës. Por propozimi i tij nuk u miratua. Ai iku nga Kuvendi para kohe, meqë e pa se ishte “i huaj” aty.
Kabineti i “kryeministrit” ishte vendos në një vilë në Prishtinë, për të cilën thuhej se është pronë e pobratimit (vëllamit) të Arkanit. Në një mbrëmje aty kishin lënë takim “kryeministri” Thaçi me Bedri Islamin dhe Jashar Salihun. Rastisi të jem aty dhe t’i shoqëroja Bedriun e Jasharin. Kur erdhi Hashimi me luti (duke më thirr shef sa për t’ma lye kokën me akull) të largohesha nga tryeza, se kishte një bisedë vetëm me ata. U spostova në një tavolinë në afërsi. U trondita kur dëgjova Hashimin duke i kërcënuar. Jasharit, nga tronditja, zunë t’i rrokulliseshin lot. Fatkeqi, nga ajo natë nuk pa më ditë të shëndetshme, spse, sipas hamendësimit tim, ai rast ia pat plas “pikën” në tru…
Hashimi i pat kërcënuar Jasharin dhe Bedriun, të mos e vazhdonin angazhimin për të themeluar parti, meqë vetëm ai ishte kompetent për të formonte parti të “krahut të luftës”.
Megjithatë partia u themelua në korrik 1999, me koordinim nga grupi i punës që e pat zgjedh Kuvendi i 7-të (dhe i fundit) i Lëvizjes. Kuvendi qe mbajt në amfiteatrin ceremonial të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, me rreth 400 pjesëmarrës. Kuvendi pat zgjedh Bardhyl Mahmutin kryetar. Sa mbaj mend, emrin e kishte Partia e Bashkimit Demokratik. Shërbimet armiqësore, në kooperim me “kryeministrin” dhe SHIK-un, e komplotuan atë parti, duke e tjetërsuar, fillimisht në Parti të Prosperitetit Demokratik (tetor 1999), dhe më 21 maj 2000 në PDK!
Më 31 tetor 1999, para se ateronte për vizitë Komisioneri i BE-së, serbofili Havier Solana, u publikua lajmi se “nacionalistët shqiptarë e kanë plagos udhëheqësin serb Momçillo Trajkoviq…”
Pasditën e asaj dite Bardhyl Mahmuti më surprizoi me mundësinë, për të fluturuar me aeroplan zyrtar të Kushnerit për Paris, që ta vizitonim Jasha Salihun. Jashari, me ndërmjetësim të Kushnerit, ishte në një klinikë të njohur në Paris, për trajtim të kancerit në tru. Për herë të parë hypja në asi aeroplani të vockël. Kushneri po nxjerrte tim nga hidhërimi që ia kishin shkaktuar “nacionalistët shqiptarë”. Nuk fliste fare me ne, edhe pse ishim vetëm tre veta dhe kishim goxha kohë për fluturim deri në Paris.
Në një moment guxova ta pyes nëse fliste gjermanisht. Meqë pohoi, e kritikova që nuk duhej ta shfrynte hidhërimin ndaj nesh për shkak të krimit që kishte ndodhur. Broçkullisi se e kishim turpëruar para Solanës.
I fola: “Po patet kompetenca, urdhëroni t’i bëhet autopsia Trajkoviçit, meqë atë plagosje ia kanë shkaktuar specialistët e shërbimit serb, duke i bërë anestezi lokale dhe duke ia trus një plumb në pulp të këmbës. Nëse do kishte qenë plagosësi nacionalist shqiptar, do ia zbrazte një shanzher plumba në gjoks. Duhej të komprometoheni Ju dhe shqiptarët përmes një komploti të till kriminal…”
Kushneri u trondit. Shkoi në kabinë të pilotëve. Vazhduam fluturimin, tashmë duke “përzi” bisedat, meqë Bardhyli nuk fliste gjermanisht e unë nuk flisja frangjisht. Pas rreth gjysmë ore Kushnerin e thirren të shkonte në kabinë të pilotëve. U kthy, tashmë i relaksuar, duke na informuar se Trajkoviqi kishte refuzuar obduksionin dhe hetimin nga ekspertët e policisë se UNMIK-ut.
Nga ato momente Trajkoviq u zhduk nga skena politike…
Në vizitë të Jashar Salihut në Klinikë u bëmë bashkë, pos unë e Bardhyli, edhe Agush Buja e Adem Graboci, që ishin ardh nga Zvicra, meqë ishin konsultuar paraprakisht me Bardhylin. Ne një moment unë, në parqitje si idiot sadist, i fola Jasharit, duke ia përkdhel dorën e tij: “Jashë, ngutu të vdesësh sa më shpejt, sepse nuk po na pritet që t’i kamuflojmë hajnitë e Fondit, sikur vetëm Ti e ke menaxhuar!” Jashari, me sy të përlotur: “Moti e ke thanë të vërtetën, por nuk kam dit të të kuptoj…”
Qysh në Kuvend të Lëvizjes në Prizren, në fund të qershorit 1999, u deklarova publikisht se nuk do anagzhohem në asnjë veprimtari partiake e qeveritare, prandaj nuk kisha arsye të isha xheloz. Gjatë lufte, nëse kemi parasysh hiarkinë tonë politiko-organizative, kisha pozicion më të lartë se Hashimi, Xhaviti, Azemi, sepse unë isha edhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes e ata nuk ishin.
***
Për përmbyllja, me ngjan se është rendi edhe vendi të ta them edhe Ty: nëse do të kishim vetëdije racionale politike, do të duhet të heshtnim deri sa të përfundonte gjykimi në Hagë, edhe nëse do të ishte e vërtetë se Hashim Thaçi ishte “udhëheqës politik” i UÇK-së.
Si do të belbëzojmë, nëse Hashimi do të gjykohet si kriminel?!
RESPEKTE!
***
Këtu mund ta përcjellni debatin në emisione PRESSING, që moderoi Leonard Kerquki, i cili pat insistuar t’ia mbështesnin vlerësimin se ne anti-Hashimat kemi xhelozi ndaj Hashimit, meqë ishte afirmuar “udhëheqës” i UÇK-së:

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Contradictio In Adiecto te jet i njejti person kryesor gjegjesisht udheheqes politik dhe kryesori udheheqes i Ushtrise, aradhave, brigadave ushtarake. Kesi shembuj nuk eksistojne. Ne disa segmente kete parim te jesh udheheqes politik dhe udheheqes komandues i nje Ushtrie qe lufton e ne disa segmente vetem, i perzijne dhe marin vehtes ate komotesi Tito dhe Stalin por kah fundi i Luftes. Ne disa segmente, thash. Deri tash, Hashim Thaci paraqitet dhe njifet ne Bote si krysori, kryekomandant i UCK-se. Me ate titull u paraqit ne gjitha media botrore dhe me kete dhe i eshte imponu qytetareve te Kosoves, si kryekomandant i UCK-se. Dhe neve ne HRT na lajmrrojne kesi termi: Qe Hashim Thaci eshte kryekomandues i Ushtrise Clirimtare te Kosoves. A ka ndi dikush deri tash qe ai ka mohu se ishte kryesori, kryekomandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves e cila nuk ishte organizat politike por Ushtri? A ka ni dikush kete te dhene? Kesi te shtime tash… tash kur i gjykohet Hashim Thacit si kryekomandantit te UCK-se jane akte mashtruese e avokateve mashtrues qe dojne te e mashtrojne Gjykaten dhe gjykatesit. Sigurisht eksistojne diku dokumente per do akcione ushtarake, aksione “mbrojtese” te UCK-se, te nenshkruara me emrin dhe mbiemrin e Hashim Thacit. E nese nuk ishte kryekomandant i UCK-es Hashim Thaci le te tregon drejteperdrejt emrin e kryesorit, krykomandantit te UCK-se. Por nuk mundet me na thane se ishte Bislim Zyrapi. Sepse ka provu ate por… me falni… Gjykata e Hages, Specialja e ka refuzuar kesi nji te shtime. Ata te Gjykates, disa here kam shkru per kete kane informata cfare as 95 perqind te qytetetareve te Kosoves nuk i dijne ato informata. Nese pranon Hashim Thaci rrastesiht qe… pranon se kryekomandanti i UCK-se ishte Danjean Arnaud i DGSE atehere kemi pas lufte te nje organizate zbuluso-kontrazbuluese, aleatit te Serbise e ne “lufte” kunder okupatorit serb gjegjesisht kunder aradhave militare dhe paramilitare serbe, e ne anen tjeter me ushtaret shqipetar qe ne te vertet menduan qe luftuan kunder serbeve por luftuan kunder shqipetareve. Pra ushtaret shqipetare te ashtuquajtures UCK luftuan kunder Kosoves, e te veshur ne uniforma te asaj ushtrie qe ishte aleate te serbve. Le ta provon te nxjerret i shkreti Hashim Thaci! Trimi Hashim Thaci qe shpallet, vetshpallet kryekomandant te UCK-se, por si qe dihet, tere Bota kete tash e din, e drejtoi armen kunder shqipetareve. Ckadoqofte, vend ne kete ruzull toksor ai nuk do te kete, edhe me u mshef ne bir te minit. E Ti Ibrahim Kelmendi qe te perkulna per shume sende qe ke bo per shqipetaret dhe per komb, kam mendu qe je ma i mencem. Kam mendu se je hhume ma i mencem. Apo ske dasht te i pranosh vehtes qe je ka e sheh ato cka je ka e sheh dhe ke pa, por nuk ke dasht me pa. Dhe ballafaqohu me kete. Ballafaqohu. Ke bo shume per kete popull por dhe ke huq. Dhe me Xhavitin dhe me Hashimin. E ne fund per vullnetmiren Tende ndaj tyne, ta vraun vllaun. Cka ke deklaru disa here: ” BIA serbe e vrau Qerim Kelmendin”. Po a? E kush ishin keta “udheheqesit politik” te UCK-se Hashim Thaci, dhe shoku i tij, e dikur shoku yt Xhavit Haliti? Kush ishin? UCK-ja e Bislim Zyrapit, apo UCK-ja e Danjean Arnaud DGSE ( lexo: aleat te BIA-se)?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu