ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Imazhi flet vetë

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Sali Bytyçi , Prishtinë

(Reflektime)

Imazhi i një njeriu, i krijuar me vetëdije apo pa pjesëmarrjen e vetëdijes, shpërfaq atë që njeriu është në brendinë e vet.
Njeriu është modeli që do të bëhet. Dhe modelin jo rrallë njeriu e sheh në moshë shumë të re, ndoshta pak vjet porsa ka filluar të flasë, ama kur e përbrendëson një model, atëherë gjithë jetën është rob i atij modeli.
Marrim dy shembuj: Dukagjin Goranin dhe Migjen Kelmendin.
Të dy nga qyteti i Pejës, ndoshta të dy të rritur në Prishtinë!
Për të dytin do të flas një ditë tjetër, sot shkurt për të parin.
Imagjinojeni Dukagjinin e ri, në banesën apo shtëpinë luksoze, të pajisur me Tv të shtrenjtë, që sheh çdo ditë filma serbë e jugosllavë. Përveç filmave sheh edhe emisione serbe për fëmijë. Lexon edhe letërsi serbe dhe gjithnjë e më shumë mishërohet me botën serbe, do të bëhet si ata. Shihini portretet e krijuesve serbë të shekullit 19 e 20, shiheni edhe fytyrën e Dukagjinit! Shihjani syzet si i mban Dukagjini dhe shihini syzet si i mbajnë ata shkrimtarë! Pastaj shihja edhe shikimin si e ka! Shihja flokët si i mban! Shihja lëvizjen e kokës! Me vetëdije apo pa, modeli është serb.
Kur t’i shihni të gjitha këto, pastaj shiheni si flet, shiheni si rezonon, dëgjojeni me çfarë gjakftohtësie flet për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që në esencë është themel për një Republika Srbska brenda Republikës së Kosovës! Me vetëdije apo pa të, Dukagjini gjithnjë është në anën e serbëve.
Futeni Dukagjinin në mesin e 100 serbëve, nga pamja që ka, a mund ta dallojë kush që aty është një njeri që nuk është serb? Dikush mund të thotë se pamjen ia jep Zoti! Tani bëjmë një provë tjetër: Përmblidhini mendimet e 99 serbëve për Kosovën, i 100-ti të jetë mendimi i Dukagjinit, a mundet dikush të gjejë një mendim ndryshe ndër ato 100 mendime? Jo. Nëse përgjegjës për imazhin e Dukagjinit është Zoti, për mendimet e tij kush është përgjegjës?!
Për ta thjeshtuar pak çështjen e imazhit, po e japim një shembull:
Shkoni një të premte në xhami, shikojini njerëzit që janë mbledhur aty për të falë xhumanë: pa i njohur fare dhe edhe pa i pyetur, do të dallosh qartë kryesisht dy imazhe: ata të orientimit islamik turk dhe ata të orientimit islamik arab. Dallimi shihet në fytyrë, në veshje, po edhe në ecje. Dhe të gjithë janë shqiptarë.
Ndonëse pak më të dukshëm po edhe të sofistikuar janë individët e orientimit proserb. Këta të fundit nuk i gjen në xhami, dhe një ditë, këta i gjen në kanalet televizive pothuaj çdo mbrëmje, këta janë shumica e analistëve të televizioneve të Prishtinës. Mos përtoni, për një moment mbylleni veshët, sepse tani i keni mësuar përmendësh të gjitha ato që i thonë, po shiheni pamjen e tyre!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu