Pllaka 8 Dhjetor 2021
Nue Oroshi, Kiel, Gjermani
Rindertimi i Memorialit të heronjëve të Mirditës, hapje e rrugës për realizimin e projekteve të tjera
Mirdita njihet si një krahinë e cila ka bërë një rezistencë të fuqishme antikomuniste.Në këtë vatër të traditës ,trimërisë,kulturës e burrërisë janë lindur dhe rritur burra atdhetar që kur ka qenë nevoja të vdiset për atdhe e kanë dhënë jetën si me le.Mirdita historikishtë është udhëhequr nga dera më e madhe e Shqipërisë ajo e Gjomarkajve që i priu për pesë shekuj me faqe të bardhë Mirditës dhe la gjurmë të pashlyera në historinë shqiptare.Më, 8 dhjetor 2021 fal kontributit finanaciar të Fondit të Sarajeve të kapidan Gjon Marka Gjonit, që udhëhiqet nga e bija e atdhetarit e luftëtarit të Shqipërisë Etnike dhe udhëheqësit shumëvjeçar të Blokut Kombëtar Independent Kapidan Ndue Gjomarkaj, Bianka Gjomarkaj dhe e përkrahur në çdo hap nga pinjolli tjetër i Gjomarkajve nipi i major Nikollë Preng Lleshi (Gjomarkaj),Artan Lleshi-Gjomarkaj, arritën që ta rivendosin pllakën përkujtimore të 34 heronjëve të kombit që u vranë në luftë kundër komunizmit pansllavist.
Bianka Gjomarkaj
Kjo pllakë përkujtimore është e thjesht por tregon faktin se Mirdita kurrë nuk do ti harroj bijtë e tyre më të mirë që luftuan për Shqiptarinë e jo për ideologji pansllaviste.Dielli për këta trima atdhetar lindte gjithmonë në perëndim ashtu siç ka lindur në Mirditë edhe për pesë shekuj robëri aziatike.Duke i kërkuar një rrjedh kronoligjike të ndërtimit dhe rindërtimit te kësaj pllakate Artan Lleshi-Gjomarkaj më njofton: ” Në vitet e para te demokracisë , me rastin e zhvarrimit të eshtrave te 14 martirëve te demokracisë dhe rivarrimit te tyre në varrezat e Shpalit , Shoqatës Kombëtare të të përsekutuarve ju dha rasti dhe mundësia te ngrinte një përmendore jashtë varrezave për 33 martir të tjerë mirditas nga bajrak te ndryshëm të cilët shumica figuronin pa eshtra të gjetura e pa mundësi t´iu gjindeshin eshtrat si kapidan Llesh Gjomarkaj e gjyshi im major Nikollë Preng Lleshi (Gjomarkaj).Monumenti i atëhershëm ka qenë ndërtue në një pllakatë të bardhë cimentoje me emra të stampuem me të zezë.Nuk e di arsyen pse në atë monument nuk është vendosur emri i më të lavdishmit kapidan Mark Gjomarkajt përderisa edhe i ndjeri kapidan Marku figuron si i zhdukur nga regjimi famëkeq bile si një martir me kufomë te dhunuar pas vdekjes.Me kalimin e kohës pllakata dhe muri mbajtës janë rrenuar nga kushtet atmosferike dhe monumenti ka shkuar drejt degradimit të plotë.
Me ardhjen e bijës se Kapidan Ndue Gjomarkajt si trasheguese e derës , unë jam përpjekur si kushërini ma i njatë me e prezantue Biankën me nji pjesë te mirë te historisë se vërtetë e reale të Mirditës dhe kam pëlqye dhe mbështetë më të gjitha forcat e mia projektin e saj të ringritjes se Sarajeve të Kapidanit të Mirditës.
Në kuadër të këtij projekti unë i kam kërkue Biankes që ajo të vizitoj e të prezantohet me pikat kulminante të historisë e në këtë kuadër kemi ba vizita tek memorialet dhe muzeu i kryeheroit Gjergj Kastrioti në Lezhë , kemi vizituar Oroshin dhe Abacinë , kemi gjetur e vizitue varrin e kapidanit Marka Gjoni në varret e Fanit pranë kishës se Shmarkut në Fan të Mirditës,kemi vizitue gjithashtu Shpalin si vend ku u mbajt besa e 5 bajrakeve dhe monumenti që kemi rindërtue ndodhet pak metra larg pemës shekullore ku u mbajt Besa e vitit 1928 nga Kapidan Gjon Marka Gjoni.Këtë monument e kemi gjetur në kushte të mjerueshme dhe prag shembje ndaj kemi marrë masa urgjente me e riparue , kemi ba përforcimin e murit mbajtës duke i shemb suvanë e vjetër e duke e rikonstruktuar me material special që ti rezistoj kohës , e kemi mbulue atë mur në mënyrë që lagështia te mos e dëmtoj , kemi mbledhur gur të bardhë dhe i kemi vendos tek shtroja e degradueme dhe kemi prodhue mermerin e ri në granit të kushtueshëm e të rrojshem.
Më këtë rast , në krye të asaj liste martiresh kemi vendosur edhe emrin e kapidan Mark Gjomarkajt bashkë me një kryq e me hartën e Mirditës se Bajrakëve. ”
Artan Lleshi Gjomarkaj
Projektët që duhet kryer në të ardhmën në Mirditë
Mëqenëse ka tridhjetë vjet qe mirrem me historinë shqiptare në përgjithësi dhe me historinë e Mirditës në veçanti propozoj që projektet që duhet kryer sa ma shpejt që Mirdita ti kthehet historisë së saj shumëshekullore janë:
1. Ndërtimi i Sarajeve të kapidan Gjon Marka Gjonit në Orosh të Mirditës.Këto Saraje pas ndërtimit të shëndrrohen në Muze Kombëtar ku do të vijnë vizitorët e huaj dhe ata shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare e diaspora e madhe atdhetare dhe të njoftohën me vendin ku u ruajt e paprekur historia e Shqipërisë.
2. Ndërtimi i Monumentit të atdhetarit dhe udhëheqësit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Prenkë Bibë Doda i cili udhëhiqte një ushtri prej dhjetë mijë luftëtarëve nga Shqipëria e veriut nga tetëmbdhjetë mijë luftëtar sa kishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe njërit ndër shtyllat kryesore të Pavarësisë së Shqipërisë.
3. Ngritja e monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut komandantit legjendar i cili e udhëheqi luftën antikomuniste derisa ra heroikisht.Me porositë e Kapidan Markut vepruan edhe luftëtarët e tjerë atdhetarët Mirditor ku në Mirditë u vazhdua rezistenca antikomuniste deri në vitin 1952.Për ata që nuk e njohin historinë kjo ishte vatra e fundit e rezistencës antikomuniste në të gjithë shtetët e Evropës që mbetën nën pushtimin e komunizmit.
E drejta historike mund të vonoj por ajo do të ngadhënjej. Kjo na jep për të kuptuar se drita do të ngadhënjej kundër territ kurse e vërteta do të ngadhënjej mbi gënjeshtrën.Kur zëri arbëror i këngëtarit mirditor e jep kushtrimin dhe deri sa i jepja përfundimin këtyre pak rreshtave si djal i familjes Kokaj që ishte familje e Bajraktarit të Oroshit dhe e kishte udhëhequr luftën kundër osmanlive,i zgjodha si përfundim të këtij shkrimi fjalët e këngës se Paulin Gegajt për derën e Kapidanëve të Mirditës i cili i këndonte me krenari vargjët e shkruara me aq dashuri të tekst shkruesit të talentuar Amarildo Vokrrit, këngë e cila duhet të shërbej si himn i Mirditës:” Na pri pra o Mark Gjon Marku pushkës tande si prishet qarku-toka dridhët e gjemojnë malet-gjak martirësh toka lahet-kta Gjomarkajt si rrezja dritës- bashkë me shumë trima t´Mirditës- se durun rrugën e regjimit-u banë tmerri i komunizmit-për Shqipni nuk ju dhimt jeta-nuk harrohen kurrë nder breza-faqe t´bardh i lan konakut-lavdi paç dera e Gjomarkut. ”
Mos harroni te shkruani se para se te beheshin antikomuniste ishin fashiste qe kishin falur atdheun te Italia fashiste. Qe te kuptohet me mire se sa atdhetare ishin.
Nje kerkese per nje memorial ne Rome do ishte edhe me interesant se cfare pergjigje do kishim.
Debilat fashiste dhe enveriste te japin pershtypje se jetojne ne ndonje planet tjeter.Kujtojne se antikomunizmi justifikon fashizmin dhe tradhetine.
Thuhet qe shqiptaret e Kosoves pushtuesit fashiste italiane i priten me lule. A thua ti edhe per keta mendon se ishin debilë ? A thua ty nuk te duket qe ne mes te dy te keqijave shqiptaret (kendej e andej kufirit) e zgjodhen te keqen me te vogel. Ajo e keqe , qe sigurisht ishte shume me e vogel se sa mbreteria SKS i hapi 173 shkolla ne Kosove dhe ne Maqedonine Perendimore. A thua ti mendon qe me mire do te ishte qe shqiptaret e Kosoves te perfshiheshin ne aradhat partizane te udhehequra nga serbo-malaziasit? A thua nuk te duket shume i drejte mendimi i patriotit Bedri Pejani se “Ceshtja shqiptare eshte e parealizueshme nepermjet sllaveve”? Prandaj shqiptaret e Kosoves me shume te drejte nuk ju bashkuan Levizjes Nacional-Clirimtare sepse secilin shqiptar qe ishte i perfshire ne Partine Komuniste e konsideronin si te shitur tek serbet. Po ne Shqiperi si qendronte puna. Atje, sic thot me te drejte prof. Noel Malcolm “Partia Komuniste e Shqiperise ishte pak a shumë nje parti kukull e Titos…” Ishte parti e dirigjuar nga Mugosha, Popoviqi, Tempo etj. etj. Prandaj me te drejte nacionalistet shqiptare si Mit’hat Frasheri me shoke nuk mund te ishin kukull ne duar te serbo-malaziasve. Ata, te tradhetuar nga Enveri ne Mukje u bene me fashistet per ta luftuar nje te keqe me te madhe se qe ishte fashizmi.