I nderuari familjar i Monsinjor dr.Zef Oroshit – Prend Gjoka;
I nderuar biograf i katër veprave enciklopedike për Monsinjor dr.Zef Oroshi –Tomë Mrijaj;
I nderuari dr.dom Nikë Ukgjini Famullitar i Kuklit-koordinator i këtij projekti;
I nderuar Kryetar i Klubit Letrar ” Ndoc Gjetja ” në Lezhë Viktor Gjikolaj
Shoqata e Intelektualëve shqiptar ” Trojet e Arbrit ” me gëzim e mori lajmin se më datën 13 dhjetor 2021 në Lezhën e Gjergj Kastriotit do të vendoset busti i priftit,atdhetarit,studiuesit dhe themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare me emrin ” Zoja e Këshillit te Mirë ” që sot mbanë emrin ” Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.Jeta e Monsinjor dr.Zef Oroshit ishte një jetë e cila ishte e gërshetuar në mes të dijes ku u shqua si shkenctar, në mes të atdhetarizmit ku nuk iu dorëzua mortajes komuniste por doli në malet dhe shkrepat e Mirditës dhe me pushkë në krah e uratë në dorë e luftoi komunizmin bolshevik duke ju prirë qetave në Male të Mirditës krahas luftëtarëve të lirisë që udhëheqëshin nga Kapidan dr.Mark Gjon Marku,Kapidan Ndue Gjon Marku,Kapidan Llesh Gjon Marku dhe me pas nga Monsinjor dr.Zef Oroshi.Monsinjor Zefi gjatë tërë jetës se tij prej dritëjetës e deri tek dritëvdekja rrezatoj dituri, trimëri,humanitet dhe sakrificë.Ai ishte intelektuali dhe eurditi i cili tërë jetën e shkriu për Shqipërinë e me shqiptarët.Në Amerikë rrezatoj dritë duke e hapur kishën e parë katolike shqiptare ” Zoja e Këshillit te Mirë ” në Nju Jork por edhe duke predikuar fjalën e Zotit tek shqiptarët e mërguar në Amerikë.Ai krahas fjalëve të Zotit nuk harronte asnjëherë që të predikoj edhe për lirimin e Shqipërisë nga mortaja e kuqe komuniste.
Shoqata ” Trojet e Arbrit ” tani e 18 vjet me radhë ka botuar në 20 veprat enciklopedike deri me tani disa studime shkencore që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë atdhetare e fetare të Monsinjor dr. Zef Oroshit.Të përshkruara me një hollësi të mendjës dhe të pendës me aq dashamirësi dhe bestari nga atdhetari dhe publicisti Tomë Mrijaj.Toma ështe biografi i katër veprave shkencore për Monsinjor Oroshin. Ai gjithashtu ishte edhe kumar i Monsinjor dr.Zef Oroshit dhe njeriu me i besuar i tij në Amerikë. i cili i qëndroi afër deri në momentët e fundit të jetës së tij duke u kujdesur pas vdekjes së tij, që të mbledh dhe të botoj me një përkushtim të madh veprat e Monsinjor dr.Zef Oroshit,ku edhe vet e bëri financimin e këtyre veprave enciklopedike.
Të nderuar pjesëmarrës,
Rikthimi i Monsinjor dr.Zef Oroshit në bronz në Lezhën e Gjergj Kastriotit është një fillim i mbarë që në të ardhmën të kthehën në bronz edhe shumë bashkëluftëtar të Monsinjor dr.Zef Oroshit që ndanë rezistencën e përbashkët në malët e Mirditës kreshnike dhe heroike.Monsinjor dr.Zef Oroshi dhe bashkëluftëtaret e tij janë heronjët e vërtetë të shqiptarizmës.Për këta burra gjithmonë dielli ka lindur në perëndimin Evropian e jo në lindjen satanike.
Në emër të Shoqatës ” Trojet e Arbrit” ju uron suksese të gjithë pjesëmarrësve të këtij akti ceremonial të vendosjes se bustit të Monsinjor Dr.Zef Oroshit në Lezhë!
Mr.sc.Nue Oroshi kryetar