ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Çka tha ambasadori turk në Universitetin “Luigj Gurrakoqi” në Shkodër …?

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Ilir Seci, Ivrington, New York
Ambasadori turk dje në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, mes tjerash paska thanë “se Perandoria Osmane ka mbrojtë trojet shqiptare”…
…ku janë historianet, studiuesit, ata që mbahen per intelektualë, që nuk i kanë dhanë pergjigjie!? A ka mbete kush aty me i thanë se kaq shume i mbrojten trojet tona osmanet, sa nga 4 Vilajetet shqiptare te Perandorise, 3 jane jashte kufinjeve te Shqipnise se sotme, sepse jane nda e copetue mes Greqise, Maqedonise, Malit te Zi e Serbise. Jane nda e copetue si ia ka dashte qejfi Portes së Naltë me ba pazare me trojet e pushtueme që nga Revolucioni Grek, nga shpallja e pavaresise se Malit te Zi e Serbise e me kulmin e kulmeve – Traktatin e Shen Stefanit…Kane harrue njerezit se si Porta e Nalte dergoi ushtri me topa dhe i detyroi shqiptaret ne Mal te Zi me ia dhane Crna-Gores – Hot e Grude, Plave e Guci dhe Ulqin?
Athue asht harrue lufta qe i bani Porta Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, si i denoi me varje krenet e asaj Lidhje…athue edhe këtë e paskan ba me mbrojte trojet shqiptare? Po fushata famekeqe e Shefqet Dergut Pashes në vitin 1910, që çarmatosi Kosoven anembane duke i lane popullaten shqiptare te paarmatosun, krejtesisht ne meshire te fatit mbasandej kur e pushtoi Serbia me ushtri, pa hasë asnji rezistence te mirefillte sepse armet ua kishte mbledhe “mbrojtesi” Dergut Pasha duke ia lanë Kosoven hazër Serbise….
Mbrojtje quhet kjo?
Kane gjete këtë yrnek xhonturqit e sotem të Erdoganit, me këtë narrativen e “mbrojtjes se trojeve shqiptare” po synojne neo-otomanizmin ne Ballkan…ambasadori e thote këtë deklarate ne Shkoder ku vazhdimisht ata perdorin emnin e Hasan Riza Pashes si mbeshtetje te pretendimeve mbrojtese.
Ne fakt Hasan Riza Pasha që bani mbrojtjen e Shkodres deri sa u vra në Janar 1913, e bani këtë gja në krye të vet dhe jo me urdhen nga Porta e Nalte që ishte ne grahmat e fundit te saj…Hasan Riza Pasha kur bani mbrojtjen e Shkodres e bani me qellime të qarta sepse synonte të bahej mbreti i Shqipnise se mbetun mbas shpalljes se pamvaresise në Vlone me 28 Nandor 1912…Kete gja e kane dite mire bashkekohesit ne Shkoder dhe nuk e kuptoj pse nuk theksohet kjo shtyse ne synimet e Hasan Riza Pashes.
Ai mbrojti Shkodren per synimet e veta dhe jo me urdhen te Portes, se po te kishte qenë politike e Portes së Nalte mbrotja e trojeve shqiptare, atehere pse nuk u mbrojt Janina qe iu dorezue Greqise ne Shkurt 1913?
Keto jane veten disa prej gjanave qe asht dashte me ia thane dikush dragomanit neo-osman të sulltan Erdoganit. “Osmanet mbrojten trojet shqiptare” – thonë…kur dihet se sa lufte bane shqiptaret me këta “mbrojtës”…kaq shume përfituem nga këta mbrotës saqë nji gjysë milioni shqiptare iken vetëm ne Itali mbasi ranë Kruja dhe e fundit Shkodra…po bash Shkodra ku sot guxon me thane këso gjanash dragomani neo-osman…
Meqenëse ambasadori paska zgjedhë Turqinë e sotme si pasardhësen e vetme të Perandorisë Osmane do kishte qenë mirë që dikush me u organizue dhe me e hedhë në gjyq në Hagë Turqinë e sotme, me kërkue edhe damshpërblim për gjenocidin, vrasjet dhe shkatërrimet e kryeme nga të ashtuquejtunit mbrojtës…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu