Prof. Dr. Qazim Namani, Prishtinë
Ushtria e tretë serbe që në fund të vitit 1912 e pushtoi Shqipërinë planifikonte të dilte në detin Adriatik, për ta plotësuar platformën e saj strategjike të hartuar sipas projekteve pansllaviste. Ushtria serbe për pushtimin e Shqipërisë së sotme u komandua nga gjenerali Božidar Janković .
Ushtria serbe por sa e kaloje kufirin e Kosovës së sotme dhe hyri në zonëve Lumës, atje hasi në rezistencë të shqiptarëve. Bazuar në burimet e kohës dhe shtypin ndërkombëtar, ushtria serbe bëri masakra të mëdha ndaj popullatës civile në atë zonë. Raportet e kohës dëshmojnë për vrasjen e shumë fëmijëve, pleqve, grave dhe për djegien e 27 fshatrave në Zonën e Lumës.
Ushtarët serbë qëndruan në Lumë, dhe nuk tërhiqeshin , shqiptarët në shtator të vitit 1913 u ngritën në kryengritje, por ushtria serbe e shfrytëzojë këtë rast që edhe njëherë të hakmerret duke bërë krime mizore ndaj popullatës së Lumës.
Sipas shkrimeve të Dimitrije Tucoviqit, ushtria serbe vrau me qindra banorë dhe dogji disa fshatra në Lumë.
Gjenerali serb Božidar Janković (7 dhjetor 1849 – 7 korrik 1920), udhëheqësi i masakrave dhe terrorit të Serbisë në Lumë të Shqipërisë dhe jo vetëm, ushtrija gjenocidale e të cilit ka memorial në varrezat e Sharrës në Tiranë, por që në Kukës të Shqipërisë, përgjat kësaj kohe, pushteti “rilindas” e largoi memorialin kushtuar viktimava shqiptare të ushtrisë së këtij gjenerali “të paftuar” pushtues, për hirë të faktit se ky memorial i ka prekur zemrat dhe shpirtin e udhëheqjes paqësore të Serbisë së “Open Ballkan” në Beograd, të cilët nuk duan përhapje të “urejtjes ndaj Serbisë dhe ushtrisë së saj të lavdishme”, madje as në Kukës …
Për të gjitha këto krime të kryera nga ushtria serbe ndaj popullit shqiptarë, Serbia kurrë nuk është paditur në gjykatën ndërkombëtare, por përkundrazi krimet e kryera janë fshehur për qytetarët shqiptar dhe opinionin ndërkombëtar. Madje nga shqiptarët u nderuan vetëm ushtarët serbë!
Për çudi nga mos njohja e krimeve, dhe terrorit që bëri ushtria serbe ndaj popullit shqiptar gjatë luftërave ballkanike, në varrezën e Sharrës në Tiranë, në vitin 1939 është ngritur një memorial kushtuar 522 ushtarëve serbë të “Brigadës së Moravës” që vdiqën gjatë viteve 1912-1913 në Shqipëri!
Vërtet është e pa kuptimtë që në Tiranë të ngrihet memorial për 522 ushtarët serbë pa u ngritur asnjë memorial për dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë dhe qindra mijëra tjerë të shpërngulur prej ushtrisë serbe gjatë këtyre luftërave!
Elez Hani, fotografuar nga ajri …
Đeneral Janković (Kështu quhej Hani i Elezit (Elez Hani) në kufi me Shkupin, deri sa u Lirua Kosova në vitin 1999 nga NATO . Pra Serbia e kishte emërtuar në emrin e heroit të vet, gjeneralit famëzi që bëri masakra të mëdha ndaj popullsisë civile në Lumë. Për befasinë e cilitdo shqiptarë në varrezat e Sharrës në Tiranë ekziston ende memoriali kushtuar ushtarëve pushtues serbë (i vitit 1939), por megjithatë pushteti i “Rilindjes” së “Open Ballkan-it” të Serbisë , e largoj para një kohe memorialin kushtuar masakrave serbe të ushtrisë së Serbisë ndaj aq shumë civilëve shqiptarë të Lumës, të komanduara nga srpski Đeneral Božidar Janković!?
Administrata serbe, pasi i bëri gjithë këto krime dhe e kolonizojë Kosovën, përveç ndryshimit të strukturës së popullatës, ku solli kolon në tokat e shqiptarëve, bëri dhe ndryshimin e toponimeve të vendbanimeve. Administrata serbe, Hanit të Elezit, në kufirin e sotëm me Maqedoninë ja vuri emrin e gjenerali Bozidar Jankoviçit, duke pagëzuar Gjeneral Jankovic, ndërsa fshatin e kolonizuar me serbë afër Ferizajtë e pagëzojë më emrin e çetnikut serbë Vojisllav Tankosiqit, që i bëri krimet më të rënda ndaj popullatës shqiptare. Emërtime të ngjashme u vunë në të gjitha trevat shqiptare të pushtuara nga serbët.
Ushtarët serbë gjatë këtij rrugëtimi të përgjakshëm nëpër trevat shqiptare vranë dhe masakruan me mijëra shqiptarë të pafajshëm, dhe i bënë shkrumb e hi qindra vendbanime shqiptare në Kosovë e Shqipëri.
Foto 1. Të dhëna për masakrat e “Brigadës se Moravës” në Dibër, dhe gjatë rrjedhës së lumit të Drinit te Zi. Foto 2. Në një fshat te Lumes për dy ore burgosen 500 shqiptar. Foto 3. Masakrat kundër fisit të Krasniqes në Lumë. Foto 4. Ushtria serbe, vetëm në këto vise, i rrahu për vdekje dhe mbyti më shumë se 700 gra dhe fëmijë, Foto 5, Gazeta të ndryshme njoftojnë për masakrat serbe në trojet shqiptare. Foto 6, Në varrezat e Sharrës, afër Tiranës, memorial i ngritur në vitin 1939, kushtuar ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri. Ushtarët i takojnë Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës, nga Shumadija, të cilët kryen masakra ndaj shqiptarëve, në Kosove, Shkup, Dibër, dhe rrjedhës se lumit te Drinit te Zi (Shih foton 1). Gjatë viteve 1912-1913, u kryen masakrat çnjerëzore të ushtrisë serbe ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fqazim.namani%2Fposts%2F4644288368932619&show_text=true&width=500
Rexhep Shahu, Tiranë
Kastriot Dervishi: Në mes të Tiranës ndodhet një memorial për ushtarët serbë (FOTO)
Studiuesi Kastriot Dervishi nga Tirana, kah pjesa e dytë e gushtit 2019 e publikoi një foto të marre në varrezat e Sharrës ku tregohet një memorial i vitit 1939 kushtuar ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913, vite që njihen për masakrat ç’njerëzore të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.
“Kjo fotografi që sihkoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëvë të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913. Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.
Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues dhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikushrëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60.
Ushtarët i takojnë Batalionit të dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumtta mbi popullsinë shqipëtare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe” shkruan Dervishi.
FOTO:
Delegacion i lartë nga Bashkësia Islame e Turqisë (Dijanet) i kryesuar nga kryetari, prof. dr. Ali Erbash, pritet nga Naim Tërnava, i pari i BIK-ut, tek Hani i Elezit në kufi.
Një delegacion nga Diyaneti i Turqisë po qëndron në Kosovë – Rtv Ahireti
Nga: Gjergj Kabashi
Diyaneti është i afërt me Qeverinë e Turqisë dhe ka për qëllim përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset që dikur ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane, paraardhësja e Turqisë së sotshme neoosmane.
Dyianeti me TIKA-n në terrenet e “vilajeteve osmane-arnaute” duke derdhur para e bërë investime të pandërprera religjioze islamike me parat e taksapaguesve të Turqisë (përpos shumë meremetimeve e ndërtimeve të xhamive), e ka marrë për obligim panturk e paislamik edhe ndërtimin e plotë të asaj që qysh tash po e quajnë “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, në vlerën prej afër 40 milionë eurosh.
Xhami të ngjashme tepër të mëdha Turqia neoosmane i ka ndërtuar edhe në Tiranë dhe Shkup, me synimin e qëllimin që viseve shqiptare tu jep pamje (imazh) të vendeve islamike.
Cili popull tjetër Sot ia ndërton e meremeton objektet e kultit popullit tjetër, sikurse që po ia meremeton e ndërton Vëllau Turk, vëllait të tij “Arnaut”?!
“Mos të lashtë zoti pa vëlla …”, sidomos pa kësi vëllai, qysh e kanë “Arnautët” vëllain turk e arab, që as nuk ua ka bërë nëna e as babai por që megjithatë e “kanë Vëlla!”
Ilir Meta me grekun Anastas Janullatos, pushtuesin e KOASH-it të Fan Stilian Nolit me ndihmën e drejtpërdrejt të politikës shqiptare që nga fillimi i pluralizmit politik në Shqipëri.
Politika e përulur shqiptare kurrë nuk ka guxuar të thellohej në deklaratat e udhëheqësve të lartë shtetëror të Greqisë se në marrëdhënjet me Shqipërinë dy çështje Greqia i ka si përparësi dhe iu kushton rëndësi më të madhe, çështjes së minoriteit grek dhe asaj të Anastas Janullatosit. Me përmendjen publike të “çështjes së Janullatosit”, Greqia nuk e ka fshehur synimin e saj që përmes tij ti greqizoj shqiptarët ortodoksë, pasi ata mendojnë se ortodoksët nuk mund të jenë të tjerë, përpos grekë. Kjo mënyrë shoveniste e të gjykuarit është e pranishme në Greqi qe pothuaj 200 vite.
Ja arsyetimi i Presidentit Ilir Meta për ti dhënë shtetësinë shqiptare Janullatosit:
Meta: Pse “e bëra” shqiptar Kryepeshkopin Janullatos – Saranda City
Pyetje e Drini-t …
- A mundet dikush të jep përgjigje se a ka ndonjë popull tjetër në Gadishullin Ilirik (Ballkan) udhëheqje shtetërore sikurse që kanë shqiptarët, e cila megjithëse e ka gojën të mbushur përplot me fraza të pakuptimta “demokratike”, natën e ditën, pandërpre, punon dhe angazhohet si të ishte një kolonë e pestë (e vërtetë) e armikut turko-osman, grek dhe serbë , për të vazhduar me asimilimin e kombit shqiptarë?
- Që meremeton e ndërton xhami për armikun me para dhe nën mbikqyrjen e tij …?
- Që ngre përmendore e memoriale të ushtarëve pushtues të Greqisë në vendin e vet …?
- Që u ngre përmendore (memoriale) ushtarëve pushtues serbë, që e masakruan Lumën dhe i bënë një varg masakrash dhe gjonocidesh ndaj civilëve të pa mbrojtur shqiptarë?
- A ky qenka “Open Ballkan” (dmth., Serbia, Greqia e Turqia e hapur dhe e ulur “këmbëkryq” në vendin tonë, të cilat i shfrytëzojnë si “timon-ier udhëheqësit tonë”, për qëllimet e tyre ?!!
- Vetshembjen që është duke na ndodhur (edhe për shkak të mungesës së institucioneve të mirëfillta shkencore në Shqipëri dhe Kosovë), Sot nuk e lejon asnjë komb tjetër në glob. Madje nuk e lejojnë as kombet më të vogla se Shqiptarët, malazezët e maqedonasit. Kjo do të thotë që “ne” jemi në fazën përfundimtare të procesit të asimilimit kombëtar, ose jemi kombi (populli) më barbar e vetvrasës, në hapësirën e Gadishullit Ilirik.
- Cili vend ballkanik ka kryeministra (të shkurtër apo të gjatë!) që e ndajnë popullin e vet në bazë të përkatësisë religjioze në Prishtinë, njejt sikurse që këshillonte autori i “depërtimit të thellë strategjik të Turqisë …”, Davutogllu nga Ankaraja?! …
- Ndoshta “ne” jemi populli i vetëm që na djeg e përvëlon malli për armiqët, që e merr malli vazhdimisht për dhunën, zullumet, masakrat dhe gjenocidet e ushtruara ndaj nesh, pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet gjendja dhe sjellja jonë e përgjithshme ?! Post Scriptum!
- Kjo Dosje historike dhe aktuale është përgatitur nga shkrimet e Qazim Namanit, Rexhep Shahut, Kastriot Dervishit dhe Gjergj – Bajram Kabashit.